07 shtator 2008

Sulejman Krasniqi :Ariu rus - Medvedev, po ndjek një politikë antishqiptare

„Kosova është për BE-në, siç është Iraku për SHBA-në“-thotë Ariu_Medvedev!

Ariu rus - Medvedev, po ndjek një politikë antishqiptare

· Në shekullin 21, kur bota i ka drejtuar sytë nga Dielli i Paqes, Presidenti rus, që ka për mbiemër ariun, dhe që ka zëvendësuar shefin e sigurimit vrastar rus, Putinin, pra Medvedev, të martën më 15 korrik 2008, deklaroi se „Kosova është për BE-në, siç është Iraku për SHBA-në“.

Shkruan: Sulejman Krasniqi

________________________________

Presidenti rus, Medvedev, po ndjek një politikë antishqiptare, njësoj siç ka ndodhur vite e vite më parë, edhe pse shumë besuan se, pas rënies së mureve të një Lufte të Ftohtë, diçka do ndryshonte në të gjitha politikat ruse, kryesisht ato të jashtme. Por, vitet dhe etapat historike hodhën poshtë çdo dëshirë apo gjykim të analistëve.

· Foto: Antishqiptarët,Medvedev + Putin


Po sjell në këtë shkrim disa hapa e dëshmi:

- Kurrë nuk i ka lindur apo perënduar dielli shqiptarisë pa garametë dhe tragjedi vajtuese nga politikanët rusë. Në vitin 1876, u mblodh Konferenca e Fuqive të Mëdha. Iu dha autonomia të gjitha vendeve të Ballkanit. Rusia nguli këmbë të mos i jepej Shqipërisë. Sipas Rusisë, "shqiptarët nuk janë komb i veçantë". - Edhe kur ishim "miq" me Rusinë dhe thurnim lavde për këtë komb e udhëheqësit e tij, Stalini (shkruar në librin e Enver Hoxhës "Me Stalinin"), e pyeti Enverin: Shqiptarët kanë origjinë nga baskët e Spanjës? Pra, strategu dhe udhëheqësi "botëror", "mik" i Shqipërisë, fyente një vend të lashtë, me histori të njohur dhe këtë e bënte fare lehtë.

- Kur u nënshkrua paqja ruso-turke, në Shën Stefan, me kërkesën e Rusisë, ish-trojet shqiptare të pushtuara nga Turqia iu dhanë vendeve sllave në Ballkan, të cilat i firmosi Kongresi i Berlinit me këmbënguljen po të Rusisë.

- Antanta, me nxitjen e Rusisë ndihmoi hordhitë serbe të Obranoviçit në Golgotën e përgjakshme të Sanxhakut shqiptar të Nishit, nga u dëbuan qindra fshatarë autoktonë shqiptarë. Dëmet e shkaktuara nga grabitjet dhe plaçkitjet e agresorëve serbë kapërcejnë shumën e 40 miliardë dollarëve.

- Në Konferencën e Teheranit, Stalini rus ndikoi që Shqipëria të mbetej nën influencën ruse. Politika ruse antishqiptare krijoi traditë shekullore të mbrapshtë dhe skandaloze.

- Më 26 shtator 1998, Jevgeni Primakov deklaroi në ORT: "Qëndrimi ynë (rus) ndaj Kosovës irriton vendet perëndimore. Le të irritohen Rusia është forcë e madhe“.

- Më 18 shkurt 1999, Presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, i telefononte atij amerikan, Bill Klinton, duke i thënë: "Larg duart nga Kosova".

- Në Konferencën e Rambujesë, në Francë, më 1999, diplomatët rusë ishin krijuesit e Rezolutës së shpifur dhe sherrmadhe 1244 për Kosovën dhe Ballkanin.

Tërë këtë lumë faktesh e derdha pa i përfshirë të gjitha, për të ardhur atje ku synoj.


Në shekullin 21, kur bota i ka drejtuar sytë nga Dielli i Paqes, Presidenti rus, që ka për mbiemër ariun, dhe që ka zëvendësuar shefin e sigurimit vrastar rus, Putinin, pra Medvedev, të martën më 15 korrik 2008, deklaroi se „Kosova është për BE-në, siç është Iraku për SHBA-në“.

Sipas analistëve, kjo deklaratë e Medvedevit përkthehet:

Së pari, Evropa të mos e përkrahë Kosovën;

Së dyti, Kosova nuk do të jetë e qëndrueshme, edhe mund të kthehet në një Irak për Unionin Evropian;

Së treti, duke qenë si Iraku për SHBA-në, Kosova mund të shndërrohet në diçka të tillë;

Së katërti, sipas Medvedevit, nuk përjashtohet mundësia që Kosova të kthehet në një Irak, edhe pse e tillë nuk është Kosova;

Së pesti, paralelizmi që tërheq Medvedevi provokon pyetjen: Si ka mundësi që Kosova të kthehet në një Irak evropian, përderisa atje ka forca të caktuara të NATO-s apo polici ndërkombëtare?!;

Së gjashti, a mund të kthehet në një Irak Kosova vetëm me forcën serbe dhe rezistencën serbe të Beogradit?;

Së shtati, a mos është duke përgatitur boshti Beograd-Moskë terrenin që nesër vërtet të kemi "një Irak në Evropë" pikërisht në Kosovë?!


Të bësh një përqasje të tillë duhet të jesh vërtetë pa sy dhe mendje. Edhe si pinjoll i Stalinit pa mustaqe, Medvedevit nuk i falet një gafë e tillë ultra çnjerëzore, më saktë – bishore. Të dëgjosh mufka të tilla nga një superfuqi botërore, do të thotë t‘ia kalosh Neronit, Hitlerit, Stalinit dhe gjithë diktatorëve famëkeq të mbledhur së bashku. Të krahasosh Kosovën, tokë e së cilës është mbrujtur me gjakun dhe skeletet e shqiptarëve - viktima të serbëve, do të thotë që në vend të mendjes të kesh helmarinë.


E më tej, pason deklarata e radhës: Kosova e Osetia njësoj, duke vendosur paralele mes tyre. Ky është veçse një provokim, që i ka rrënjët te një politikë e jashtme ruse agresive infantile dhe, në fund të fundit, e mbrapshtë. Të ulesh në kolltukun e Presidentit, siç e ka nisur Medvedevi me provokime e ngasje të tilla, do të thotë t‘ia hapësh varrin botës, paqes, të ardhmes së njerëzimit. Por ai duhet të mësojë nga fundi historik shumë tragjik i politikanëve të tillë sparlatanë.