15 nëntor 2009

Tre libra shqip të Flori Bruqit, shkrimtar dhe publicist

Tre libra shqip të Flori Bruqit, shkrimtar dhe publicist



Flori Bruqi

Publicisti ,shkrimtari :Flori Bruqi

http://www.scribd.com/doc/19459353/Tre-libra-shqip-te-Flori-Bruqi-shkrimtar-dhe-publicist

GUXIM SHQIPTAR
GUXIM SHQIPTAR - Flori Bruqi ...
Autori: Flori Bruqi

shpalos librin

shkarko


OLIMPI SHQIPTAR
OLIMPI SHQIPTAR - Flori Bruqi ...
Autori: Flori Bruqi

shpalos librin

shkarko
POLEMIKA SHQIP
POLEMIKA SHQIP - Flori Bruqi ...
Autori: Flori Bruqi

shpalos librin

shkarko




1.



Rrustem Geci: Ese letrar për librin „Guxim shqiptar“ të shkrimtarit Flori Bruqi

LUFTA E OPINIONEVE

( Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot )

Libri „Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj.Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.

Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës,urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku.

Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut.Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku,pa një të rënë në rrënjë të fjalës.Alfabeti i lirisë është ai i moçmi,me pushkë, me dije, me guxim.

Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.

Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia,politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia.

Libri „Guxim shqiptar“ ka një leksik të pasur, të rrjedhshëm e me figura të kohës sonë.

Temat në këtë libër janë nga „ish përditshmëria“ jonë e luftës dhe e opinioneve.

Lufta e Kosovës në këtë libër është me plot guximtarë dhe kryengritës të devotshëm.Asnjë fjalë e asaj kohe tregon Bruqi nuk ishte pa beteja, pa një guxim në vete.Nevoja për liri krijoka vullnetin për liri.

Nuk ishte i lehtë rebelimi nën atë pushtues.Çdo njeri që nku pajtohej me gjenocidistët serb, ai duhet të ishte trim dhe trim shkuar trimave.Mirëpo,fuqia e popullit është fuqia e pareshtur e betejave të tij.

Në atë kohë të „Guximit shqiptar“ çdo njeri i etnikumit tonë ishte në luftë, në betejen e tij për të mbijetuar.Pak janë ata që janë fshehur hijeve.në këtë temë kujtoj se kam shkruar mjaft.

Çlirimi i Kosovës nuk ishte i lehtë, pë këtë dëshmojnë të rënët.

Flori Bruqi deri më tash ka botuar 24 libra.Libri „Guxim shqiptar“ është libri i 25 me radhë. Krijimtaria e Floriut është e gjerë dhe e thellë.

Veprat e Floriut janë të vlerësuara nga kritika.Bruqi është një figurë e madhe në letërsinë tonë...

Burimi:

forumi.parajsa.com/letersia/esse-32707/

Etj.


2.

Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve e të vërtetash.


Flori Bruqi me veprën "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj. Publicisti,shkrimtari,poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, "Guxim shqiptar", botim i 2008 në Prishtinë.
Autor i më shumë se 25 veprave letrare e publicistike, por edhe fushash tjera, që kanë zgjuar interesimin e lexuesit por që kanë ngritur në shumë raste edhe reagime, polemika,kritika nga më të ndryshmet e nga më të ashprat, nëpër faqet e shtypit të kohës, etj, Flori Bruqi vjen para lexuesit sërish me një vepër të re, sa të çmuar, sa të lexuar, por edhe mjaft interesante për lëndën që përmban ky libër.

Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se:"Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të diellit",1995,me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari.", Flori Bruqi me librin "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj.

Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin "Guxim shqiptar" do të shprehet:".përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie,të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.", autori i librit Flori Bruqi, ia ka arritur qëllimit në sajimin e një vepre me interes për publicistikën tonë, mbase edhe për shkencën shqiptare përgjithësisht.
Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparta dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo)koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit,Camëria,Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm.

(Naim Kelmendi është shkrimtar dhe gazetar nga Prishtina)

16.05.2008

Burimi:unitedalbania.org/index.php?Itemid=27&id=710&option..


3.


Recensione për librin e posabotuar të publicistit dhe shkrimtarit Flori Bruqit "Guxim Shqiptar"

11 Janar 2008

Fjala e redaktorit:

Zbardhje e çështjes kombëtare

Pas një periudhe të gjatë kohore dhe pas luftës në Kosovë,si një sihariq i rrallë na vjen një vëllim i përmbledhur me shije të hollë dhe me një gamë të gjerë temash e disiplinash me larushi të begatë nga fushat e publicistikës, histories e historiografisë, diskursionit, shkencës, figurash krijuesish me rëndësi madhore nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore; nga psikologjia, mjekësia, seksologjia; nga fusha e polemikave, artikuj të inteligjencës, të cilët do të frymëzojnë dhe pajisin lexuesin tonë me informacion të kamur, vështirë se do të mund të gjente lehtë një vëllim të vetëm, siç është ky.

Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të Diellit” Flori Bruqi (1995), me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarnduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari, për të shfletuar një sasi njohurish dhe për t’i ofruar njeriut një sofër ushqimesh të sojit të vet.
Është fare vetjake kjo përpjekje.
Dhe kaq e devotshme: lexuesi mund të endet nga rrafshi në rrafsh të parapëlqyer sipas shijes që ka, dhe sipas kërkesës.
Temat që janë shtruar kanë aq shumë të dhëna, sa nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëkund në një libër të mëparshëm.

Urojmë shëndet e sukses për një disiplinë kaq të pëlqyeshme dhe dobiprurëse për lexuesit tanë.

Nehat S. Hoxha

Fjala e recensuesve

Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“ e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencorme vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithsecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.

Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar,legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propoganduar nga të huajt.

Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.

Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.

Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objective dhe subjektive që hasen. Në kapitullin e parë mbi “Lashtësinë e historisë“ autori ka meritë se ka ditur të zgjedhë dhe të na përfaqësojë historinë tone në periudha kohe të ndryshme, duke përfshirë tërë territorin iliro-arbëror me tema të denja, historikisht dinjitoze, me mburrje kombëtare dhe me të kaluar heroike.

Shkrimi “Pirrua i Epirit”, kontibut i z. Sitky Jahjaj, i qëmtuar me vërtetësi nga autori Bruqi, është mjaft i qëlluar në këtë libër; se na njeh me sundimtarin më të shquar të Epirit, pasardhës i Akilit, i biri i Aiakidit dhe përfaqësues i denjë iliro-epirot dhe strateg i zoti, që diti të fitonte mbretërinë e humbur më 296 p.e.s. dhe që epirotët për trimërinë e tij e thërritnin ‘shqiponjë’dhe ushtarët ai i quante ‘bij të shqipes’, duke krijuar më pas traditën shqiptare. Pirrua e rriti autoritetin e tij dhe të epirotasve, pellazgjiko-ilir me aftësi, trimëri dhe zgjuarsi, sa maqedonasit e shëmbëllyen me Aleksandrin e Madh dhe e ftuan për ta udhëhequr.

Pirrua ëndërronte perandori në perëndim. Ai i shkoi në ndihmë Tarantos kundër romakëve, që vërtet fitoi, por në histori ka hyrë me shprehjen “ fitore si e Pirros “. Ai, në Sicili, më 278 p.e.s. mundi kartagjenasit; por karriera e tij aq e lavdishme u shemb në muret e Argosit nga goditja e një gruaje.

Artikulli “ Beteja e Kosovës 1389 dhe kontributi i shqiptarëve “është një meritë tjetër e autorit, sepse evidencon rëndësinë e betejës së Kosovës si bashkim-unitet i ballkanasve kundër Perandorisë Osmane, si vendi i betejës së Fushë-Kosovës, të pjesëmarrjes së popullsisë masive të krahinës së Kosovës dhe vlerëson Milosh Kopiliqin si trim kosovar, i quajtur edhe princ arbëror, që Car Llazari, mbreti i Serbisë dhe komandanti i betejës së Kosovës, pranoi të zhvillonte një bisedë “kokë më kokë” me të si një komandant ushtrie, me historinë e një trimi që vrau sulltan Muratin II dhe ra si dëshmor, kurse popullsia kosovare e përjetësoi në këngë dhe e ktheu në legjendë të vërtetën e tij.

Në këtë betejë të koalicionit ballkanik, autori ka meritë se e pështjellon ngjarjen me korrektësi. Fakton bashkëpunimin e dhëndurëve të Car Llazarit, Gjergj Ballshajt dhe Vuk Brankoviçit me takimin e tij në 1388 për koalicion, se përmend luftëtarët e shquar shqiptarë, si: Gjergj Ballshaj, Theodhor II Muzakaj i Beratit, i cili u vra në betejë, për të cilët flasin edhe kronikat turke; se Beteja e Kosovës u mbështet nga një koalicion i gjerë, ku morën pjesë serbët, Vuk Brankoviç që drejtonte popullatën e Kosovës, shqiptarët dhe boshnjakët, duke iu kundërvënë historiografisë falsifikuese serbe, që mohon forcat e koalicionit,injoron historinë, ul vlerën e pjesëmarrjes së shqiptarëve dhe të boshnjakëve dhe akoma më keq, Milosh Kopiliqin e bëjnë serb dhe i shtrembërojnë mbiemrin. Këto konfirmohen nga vetë serbët, që u “zgjuan” vonë për ta njohur, besuar dhe për ta propaganduar betejën e Kosovës si mit në favor të tyre, kur etnologu VukKaraxhiç u kujtua dhe mblodhi disa rapsodi nga një i verbër rreth betejës së Kosovës, që më pas i besuan dhe ata vetë. Çudia vazhdoi edhe në ditët tona, shpjegon autori, kur Slobodan Millosheviç, për interesat e veta, të forcimit të pushtetit politik dhe moral, mitin e betejës së Kosovës e ktheu në thirrje për unitet, ku gjente edhe shkakun e humbjes së betejes dhe për jehonë organizoi 600-vjetorin e saj me pretekst për të rindërtuar apo dëbuar shqiptarët dhe për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës me terma të irredentizmit islamik, të terrorizmit, apo krimit të organizuar, të fabrikuar po nga ata vetë.

Mbrojta e Plavës dhe e Gucisë e viteve 1879-1880 është një dukuri tjetër e autorit, që dëshmon për atdhetarizëm, duke dokumentuar heroizmin dhe patriotizmin e pashoq të krahinë së Plavës dhe të Gucisë, të heroit të krahinës, Ali Pash Gucisë me shokë,të Kosovës , të Lidhjes së Prizërenit, të gjithë Shqipërisë, në mbrojtje të së drejtës dhe të tokave shqiptare, me vendosmëri,me luftë të pandërprerë, me gjakderdhje të pashoqe dhe me diplomaci kundër malazezëve, që sulmuan dy here në mënyrë të organizuar dhe me egërsi për të pushtuar Plavën dhe Gucinë në dhjetor 1879 dhe në janar 1880, por u sprapsën me trimëri, me guxim nga forcat e organizuara shqiptare, edhe pse u përdor dredhia dhe përkrahja e Fuqive të Mëdha. Evropa e kuptoj më në fund se vendi atje ka zot shqiptarët.

Dëshmitë dhe faktet angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës dhe Gucisë të viteve 1879-1880 të përmbledhura në librin e studiuesit Idris Lamaj botuar në Nju-Jork në 1999; konfirmojnë pa ekuivokë shkrimin e autorit Bruqi.

Në vazhdim përmendim artikullin” Skënderbeu dhe rëndësia e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën “që autori me të drejtë e paraqet si një aspekt të rëndësishëm dhe tepër të veçantë të epokës luftarake të Gjergj Kastriotit, që historiografia dhe Sesioni Shkencor i Akademisë tonë, kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut e kishin mënjanuar atë, duke e kthyer në legjendë strategjinë dhe betejat e tij luftarake, të cilat mbeten si të fundit .Ky shkrim shfaq interes dhe ka vlerë se për herë të parë evidentohet një koncept i ri, një ekspozim i një faze përgatitore dhe një moment vendimtar që duhet t’i jepet rëndësi në arritjen e suksesit të fitores së betejave, të vlerësuara me të drejtë edhe nga vetë Skënderbeu, që del më se qartas në artikull. Sekreti i Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, që i rezistoi Perandorisë Osman dhe fitoi, i dedikohet jo vetëm se ishte vërtet i zoti si strateg, por më tepër se ai iu kushtua dhe kuptoi rëndësinë e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën, duke u mbështetur nga suita e tij jofisnike, përbërë nga klerikë, e nga grupi i tij laik, që kryenin punën e diplomacisë, të legatave në qytetet e Italisë, të tregtisë, të lidhjes e bashkëpunimit me shtetet fqinje të Evropës Juglindore dhe Perëndimore nga ku siguronte paranë, armatimet, pagesën e mirë të ushtarëve,bazën financiare dhe organizimin. Në këtë shkrim del se si strategji të tij, Skënderbeu kishte Rodonin si kështjellën kryesore dhe se Lezha për të ishte udhë-lidhëse midis detit dhe malësisë .

Shkrim tjetër kurioz, origjinal dhe me interes mbetet “Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët”, ku autori jep informacione, njoftime historiko-premtuese mbi origjinën autentike edhe të mbiemrit të Napoleonit, perandorit të Francës .Studimet e autorit hapin fushë veprimi, sjellin burime të besueshme, mendime dhe citime optimiste të mjaft autorëve autoritarë të huaj, që na konfirmojnë bindjen dhe konsideratën që kanë të huajt të pranojnë se heronjtë tyre kanë origjinë shqiptare dhe që meritojnë përgëzime. Shkrimi sjell citimin e R. Anzhelit, qëi kujtonte botës se Napoleoni është po aq shqiptar sa edhe Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu, ku folklori popullor e ka rrënjosur në këngë: Ti shqipe ishe e Aleksandrit , zaptove botën dhe vajte deri në Indi. Me Pirron vojte kundra romakëve me Skënderbeun pëmbi osmanllinj. Na kujton dëshminë e Xhozefinës për prejardhjen nga Mali i Peloponezit të Napoleonit, thënien e vëllait të Napoleonit se kemi orgjinë arbëreshe, afrimi i Napoleonit me Ali pashë Tepelenën, dënimi nga ana e Napoleonit e gjeneralit të tij, që i theu në besë shqiptarët, si dhe supozimet se a dinte shqip Napoleoni, a i njihte zakonet shqiptare, na mbushin me krenari të ligjshme se trualli iliro-shqiptar ka rritur brezni trimash dhe burra të mëdhenj shteti, duke sjellë plot shembuj edhe nga historia.

Kapitulli i Dytë: Për Ramushin

I. “ Dora e Zezë e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës” ( Intervistë me Z. Adem Demaçi ).

Intervista me z. A. Demaçin duket mjaft serioze, e bërë në kohë të përshtatshme, me përmbajtje shumë dinjitoze dhe përbën një thirrje për drejtësi, për patriotizëm dhe dinjitet njerëzor. Përgjigjet janë parimore, mendimet janë të çiltra, realiste, burrërore, objektive dhe pa dorashka.

II. “Hero në luftë, hero në paqe - Ramush Haradinaj

”Titullin e shkrimit e konsideroj mjaft të përshtatshëm, emrin shumë të merituar, ndërsa përshkrimi mendoj se duhet të ishte më heroik, siç është, siç njihet dhe siç kërkohet të dihet për situatën dhe jo thjesht biografik. Akademia jonë në vitin 2005 ka reaguar me një letër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë në mbrojtje të Ramush Haradinajt me këtë tekst: Krimineli dhe viktima nuk mund të ulen në një bankë gjykimi.

III. Ramushi - viktim e situatës (neo ) koloniale

Shkrimi mendoj se është një portretizim i denjë i figurës së Ramushit, ku përshkruhen kontributi dhe meritat e tij të padiskutueshme, puna dhe veprimtaria e tij prej një aktivisti, luftëtari dhe udhëheqësi trim dhe patriot. Atë e karakterizon burrëria e pashoq, guximi, zgjuarsia dhe drejtësia, për të përballuar padrejtësitë dhe akuzat e sajuara. Sugjeroj që figurës së Ramush Haradinit t’i jepet një vend më i merituar, më patriotik dhe më dinjitoz siç e meriton dhe e do situata.

Kapitulli i tretë: Antropologjia .

“Jakov Milaj dhe raca shqiptare”.

Shkrimi është një kontribut i spikatur i autorit, që çmon librin “Raca Shqiptare” si një vepër dinjitoze, që nxjerr në pah për herë të parë dhe në mënyrë më të plotë, veçoritë antropologjike të shqiptarëve, duke i vlerësuar jo vetëm si një komb i kulturuar, por e përcakton me një prejardhje gjenetike sui generis, duke e veçuar si një racë që vërteton origjinën dhe identitetin shqiptar.

Ai na e kujton racën shqiptare, për ta besuar vetveten shqiptari, për ta njohur atë, se populli i Arbrit ka një origjinë të vetme, të përbashkët dhe autentike, në të gjithë vendin ku banon, pa pasur ndryshime esenciale ndaj përkatësisë fetare, krahinore, toskë apo gegë; por ka nevojë për një politikë shoqërore, që të mbrojë figurën fizike të racës shqiptare.

Autori argumenton qartë dhe me fakte bindëse se vepra e Jakovit zë një vend të merituar në literaturën antropologjike shqiptare, se evidenton dukshëm cilësitë fizike, pasqyron filozofinë, shkencën dhe terminologjinë e kohës së vet dhe merr shumë informacione të vyera, ku njihet me tipat fizikë në evolucionin e tyre, që e përcaktojnë shqiptarinë si race të veçantë. Flori Bruqi u kundërvihet me të drejtë, me argumente dhe fakte bindëse disa “studiuesve modernë”, që duan t’i errësojnë vlerat e punimit shkencor të Jakov Milajt.

Kapitulli i Katërt. Politika

Arvanitasit, Çamëria , Epiri i Veriut dhe gjendja sot

Shkrimi evidenton me mjeshtëri, me hollësira, me dokumente dhe me fakte historike: 1.Djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit arvanitas, që i dha pavarësinë popullit grek, ku mbi 90 % e tyre me heronjtë legjendarë, si: Xhavellon, Boçarin, Bubulina etj.; u bënë therorënë luftë.

2. Gjenocidin e egër të shovinistëve grekë me Venizellon në krye ndaj popullit çam autokton, parahelenik në token e tyre, të cilët i shfarosën,i dëbuan mbi 30 mijë çamë dhe i persekutuan, duke a u marrë tokat dhe gjithë pasurinë në sy të Fuqive të Mëdha.

3. Agresivitetin dhe armiqësinë ndaj fqinjit të tyre Shqipërisë për pretendimet absurde dhe të padrejta përVorio-Epirin, duke bërë vrasje, tortura, djegie dhe dëbime masive me dijeni të Evropës.

4. Padrejtësitë ndaj Shqipërisë, duke e copëtuar më dysh në 1913 si dhe pabesinë ndaj popujve fqinjë dhe dinakërinë që kanë treguar ndajë Fuqive të Mëdha.

Autori përmend me argumente qëndrimin agresiv të qarqeve greke, që mbajtën gjatë periudhës së demokracisë, ku dogjën shkolla, fshatra dhe bënë tortura dhe masakra që të kujtojnë periudhën e kaluar.

Dëshmi e qartë e dinakërisë dhe djallëzisë së tyre, që nuk njeh kufi, është dhe ardhja e Janullatosit si kryefetar i ortodoksëve shqiptar, për të sjellë ngatërresa ndërfetare.

Artikulli mbetet si një akt mbështetës, nxitës dhe si një dokument me rëndësi për popullin çam për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, nëpërmjet të gjitha formave deri në Starzburg, me anën e organizatës së tyre politike.

A ka intifadë shqiptare në Iliridë?

Artikulli është i parapëlqyer se nxjerr në dukje dhe merr më shumë në konsideratë përpjekjet e shqiptarëve të Iliridës, për të fituar dhe konfirmuar me ligje dhe me kushtetutë të drejtat e mbi 40 % të shqiptarëve në shtetin maqedon. Ai mbështet miratimin e të drejtave të njeriut, gjuhën amtare, flamurin kombëtar, njohjen e identitetit dhe të zakoneve të popullit shqiptar, të padiskutueshëm për një komb.

Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë.

Shkrimi nxjerr në dritë një të vërtetë aktuale, që duhet të bëhet shembull i një veprimtarie të guximshme vetëmohuese dhe burrërore në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij të shumëvuajtur dhenxit rininë për t’u bërë flamurtare në interes të atdheut.

Nder, respekt dhe krenari është përcaktimi i Albin Kurtit, që mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë rininë kosovare.

Mirupafshim në Kosovën e lirë.

Përbën një përgjigje mjaft sfiduese, shumë kuptimplote dhe tepër korrekte për kërkesën absurde dhe të papërgjegjshme, që bën një pretendues që mban edhe petkun e zi të një kleriku, kur me dashje harron arkivat e Raguzës, të Gazulit, Buzukut etj.

A do të ketë një Nuremberg Shqiptar për komunistët dhe krimet e tyre?

E vlerësuar si një deklaratë që bënë jehonë dhe formulon një thirrje për drejtësi, ajo duhet të konsiderohet si nxitëse për të gjetur zgjidhje sa më objektive dhe në një kohë sa më të përshtatshme.

Kapitulli i pestë. Spiunazhi

Agjentura greke dhe Sigurimi i fshehtë i Shtetit Shqiptar.

Autori Flori Bruqi me tëdrejtë na njeh në libër me këtë material faktik, për të na vënë në dijeni më mirë edhe më tepër për ndërhyrjet, pabesitë, agresionin dhe spiunazhin grek ndaj Shqipërisë, popullit dhe kufijve të tij, të nisur prej kohësh qysh gjatë periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. Aty evidentohen me fakte, dëshmi dhe me deklarata nga spiuni grek, të deponuar para seancave gjyqësore të gjykatës shqiptare, për grupet e spiunazhit, të rrjeteve organizuese dhe të çetave veri-epirote, që kryenin masakra, tortura dhe shkatërrime në dëm të popullit dhe të shtetit shqiptar.

Kush janë agjentët me influence në Kosovë?

Në shkrim njihemi me fakte dhe dokumente mjaft interesante të sigurimit të fshehtë,që kanë shërbyer si forcë lëvizëse në situata kritike, duke lozur rol vendimtar edhe më të fuqishëm se forca ushtarake apo diplomacia për të arritur fitoren. Për ta bërë më bindëse forcën e sigurimit, sillen fakte nga historia e sh. III p.e.s. të Sun Xus, që thoshte se spiuni është i domosdoshëm. Kujtohet mashtrimi i kalit të Trojës, apo aftësitë e spiunazhit rus të Zorkit në Japoni, ose lufta e spiunazhit midis KGB dhe CIA, që përmbysi pushtetin sovjetik si dhe së fundi terrorizmi i 11 shtatorit 2001, që kanë dëshmuar për forcën kolosale të sigurimit dhe të organizimit të fshehtë në arritjen e fitores. Në këtë aspekt, thuhet në shkrim, duhet parë agjentura e spiunazhit të fshehtë serb në Kosovë, që ka punuar dhe punon nga të gjithë krahët, duke rekrutuar kosovarë të gënjyer në bashkëpunim me mendjen e djallëzuar për të krijuar frontin e spiunazhit që e ka tronditur Kosovën. Agjentët më të rrezikshëm në Kosovë mbeten spiunazhi - sigurimi i fshehtë dhe organizmat klandestinë, që kanë vepruar në mënyra të fuqishme, të padukshme e mashtruese dhe të paraqitura si mjete më të fuqishme se çdo armë vepruese, që arrin të parashikojë dhe të paralajmërojë fitoren.

Kapitulli i gjashtë. Gjuhë, letërsi

Origjina e gjuhës shqipe.

Artikulli vlerësohet si një përshkrim, prezantim dhe studim i thellë dhe i përpunuar i historisë dhe shkencës së origjinës së gjuhës shqipe, e përcaktuar siç është e vetme në familjen paraindoevropiane, duke u përballuar me dy teza : të ilirishtes më të besueshme dhe të trakishtes; të denja dhe të dokumentuara nga albanologët e huaj dhe vendës. Gjuha shqipe autoktone në Ballkan, e pellazgëve me “figurë hënore“, që autori e nxjerr të shkruar nga viti 1462, por që dokumentet e fundit e sjellin edhe më herët rreth 1200, të zbuluar në Vatikan.; kurse logjika natyrisht të çon akoma më herët.

Ndjen kënaqësi dhe krenari kombëtare, kur njihesh me fakte historike nga të huajt, nga klerikët shqiptar dhe nga albanologët tanë mbi gjuhën shqipe të shkruar, mbi alfabetet e krijuara, të përpunuar në kongreset gjuhësore, të ngritur në gjuhë standarde, të njohur me veçoritë e gjuhës sonë, të elaboruar nga korifenjtë: K. Kristoforidhi, E. Çabej , A. Buda, M. Domi, I .Ajeti dhe nga arbëreshët me në krye J. De Rada dhe që kjo gjuhë e Naimit po flitet sot nga 15 milionë shqiptarë në botë dhe nga 7 milionë vendës në Ballkan, si dhe nga albanologë në shumë shtete, dhe po mësohet në shumë universitete të botës dhe ku gjen libra shqip në vendet më të zhvilluara të rruzullit tokësor. Rëndësia e këtij artikulli qëndron në faktin se aty gjendet gjithçka që duhet, e shkruar me kujdes, me vërtetësi, me hollësi dhe në baza shkencore.

Censura dhe shterpësia letrare.

E konsideroj një diskutim filozofik me objektivitet real, gjetjen dhe shqyrtimin e vërtetësisë letrare atje ku nuk ka krijimtari të lire, të vërtetë, por të censuruar.Atje ku shkrimtari bëhet i vetëdijshëm se ai sheh, ndjen dhe mendon, por nuk mund t’i thotë, se të tjera është i shtrënguar të shpreh, edhe pse vetë nuk i beson. Kështu, ca heshtin, të tjerë mundohen të bëhen përkthyes dhe ndokush i fut shkrimet në sirtar, se kështu i duket më drejt për t’i ruajtur; duke konkluduar se censura censuron ata që pranojnë të censurohen – servilët e regjimit.

Materiali i autorit i shtjellon me hollësi dhe nxjerr si përfundim se censura të shpije në shterpësi letrare, që në regjimin totalitar, krijuesi dhe artisti arrijnë të kthehen në një zanatçi, të instrumentalizohen dhe të diktohen nga censuruesi, duke i dhënë tema të gatshme për të shkruar, për ta depersonalizuar; për të qenë pa personalitet, pa vullnet, pa dëshirë dhe pa dashuri.

Kjo ka sjell si konkluzion edhe boshllëkun që ekziston edhe në ditët e sotme në letërsi, që po kthehet në imitim të perëndimorëve. Autori diskuton edhe si dëm në letërsinë shqipe përkthimet e veprave të I. Kadaresë nga Jusuf Vrioni, në aspektin se janë përkthyer vepra shqip në gjuhë të huaj, që nuk sjellin aq vlera letrare, se sa përkthimet e letërsisë nga gjuhët e huaja në shqip, se kontribuojnë më shumë dhe krijojnë horizont më të gjerë letrar, duke detyruar disa shkrimtarë të heqin dorë nga të shkruarit në kohën e diktaturës.

Lavdi De Radës.

Kjo jehonë dhe thirrje evidenton personalitetin dhe autoritetin e figurës më të shquar letrare të letërsisë së re, që përfaqësoi me dinjitet iluminizmin e ndritur, që do të lindte dhe do të frymëzonte patriotizmin, idealizmin, traditat dhe heroizmin e popullit shqiptar. J. De Rada lëvroi me mjeshtëri, me zgjuarsi, me shumë kujdes dhe me aftësi profesionale rapsodinë shqiptare, duke sjellë një xhevahir të traditës gojore popullore, shpalljen e Milosaos në 1836 si kryevepër e parë shqiptare në botën shqiptare, duke i thurur lavdi trashëgimisë popullore dhe detyroi të zgjohej kureshtja e të huajve La Martin dhe Ygo, që ta admirojnë etj. Ai shkroi vargun e famshëm”Erdhi ditë e Arbrit”, duke dhënë kushtrimin se dy shtetet e veriut të Bushatllijve dhe e jugut të Ali pashës, nuk u varrosën, por janë ripërtërirë me idenë e re të çlirimit kombëtar.

Jetoi gjatë dhe prapë Arbërinë të lirë nuk e pa, por edhe kur u bë e përgjysmuar Shqipëria, atë nuk e njohu dot se ajo ishte analfabete.

Branko Merxhani. Ky emër i harruar i gazetarisë shqiptare

Përmendet me të drejtë si një nga penat më të spikatura dhe më të mprehta të viteve ‘30-të në Shqipëri, si gazetar, publicist dhe përkrahës i idesë së neoshqiptarizmit për një zhvillim kulturor jashtë politikës dhe u dallua si një aktivist i palodhur, për përhapjen e dijes dhe të atdhetarizmit, kudo ku punoi në Shqipëri, Athinë e në Turqi. Bashkëpuntorët e tij, Nexhip Alpani dhe Petrua flasin me respekt për kontributin e vlefshëm dhënë në publicitet, ndërsa Flori Bruqi me konsideratë shprehet: figura e harruar e Branko Merxhanit duhet të nderohet, të respektohet dhe të vlerësohet me dinjitet në median e sotme.

Ismail Kadare.

Në librin kronik në gurë, thotë autori, dëshiron të ndryshojë rrjedhën e romaneve si nga ana e paraqitjes dhe të ngjarjeve, megjithëse shfaqen edhe shumë mendime dhe alternativa komplekse; por duket se ajo po ndjek vazhdën e luftës, për të reflektuar dhe për t’i parë personazhet me syrin e një fëmije, të vetvetes, pa pasur ndonjë ndikim partishmërie, duke pasqyruar edhe vlerat e një rëndësie etnografike që Gjirokastra e ka pasur traditë.

Klasikët e romanit postmodernë.

Është në nderin e autorit që në librin e tij diti të zgjedhë dhe të përfshijë tri personalitetet më të denja, më të kërkuara dhe më të zgjedhura, që kanë bërë emër dhe e kanë përfaqësuar me autoritet dhe me dinjitet epokën postmoderne me veprat e tyre. Le t’i përmendim për respekt: Valero Massino Manfredin me trilogjinë e Aleksandrit të Madh, Umberto Econ me Flakët misterioze të mbretëreshës Loana dhe Aleksander Bariccon me Novoçenton apo Legjendën e pianistit, të tre autorë, me tri histori dhe vetëm me tri romane, sollën imazhin e tri epokave, duke pasur vetëm dy gjëra të përbashkëta: atdheun -Italinë dhe famën e tyre ndërkombëtare.


Homeri dhe Odisea nuk kthehen më në truallin grek.

Artikulli evidenton me hollësi dhe me fakte krizën dhe vështirësitë që po has letërsia greke për të kapërcyer izolimin kombëtar të literatures së vendit, e cila u vu në dukje më së qarti në panairin e Frankfurtit në gjermani. Grekërit po përpiqen të mbijetojnë, nga mbiprodhimi i botimeve, që i sjellin në jetë më lehtë se fëmijët e tyre. Po përkthejnë sa më shumë në gjuhë të huaj, hoqën dorë nga fjalori mitologjikë grek dhe nga Homeri, që ishte krenaria e tyre, siç bëri Elitys, edhe sepse ishte formuar boshllëk i madh mbi dymijëvjeçar, nga lulëzimi helenik, që akuzohet se kishte vjedhur mite dhe legjenda nga lindja.

Në 60-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Bardhosh Gërvalla.

I njohur si intelektual me merita, autori thekson se nuk duhet të harrohet, por të çmohet si shkrimtar me vlera të larta si poet, prozator, dramaturg, atdhetar, si një figurë poliedrike dhe simbol i kombit, mbasi mbetet edhe nga më prodhimtarët në trashëgiminë e dorëshkrimeve.

A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?

Vlerësohet si një veprimtar mjaft inkurajues, që ka shkruar mbi 40 vepra letrare, libra dhe romane dhe mbi 30 punime të dramatizuara, duke arritur një sukses të merituar në lëmin e letërsisë, ku spikatin proza dhe poezia, të vlerësuara edhe me shumë çmime. Kontribut të veçantë ka dhënë në edukimin e brezit të ri dhe në letërsinë e fëmijëve.

Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi.

Njihet si gazetar me kontribute të veçanta, por ka shkruar edhe vepra letrare në poezi dhe në dramë. Përmendet si aktivist dhe atdhetar dhe kujtohet me respekt dhe me nderim për dramën e tij “Një natë e fundit në Goli Otok”, që i kushtohet popullit të tij dhe përshkruan vuajtjet e torturat në këtë kamp internimi. Në kujtim të tij autori përmend shkrimin e tij”Kultura bashkon kombin”.

Kush është Kolec Traboini?

Autori me dashamirësi përgjigjet se është një shkrimtar, gazetar, publicist, që ka shkruar vepra letrare, prozë, poezi, skenarë, me tematika të ndryshme, të karakterit shoqëror, patriotik, erotik dhe dallohet për një stil të tij origjinal dhe për një humor të hollë me karakter konstruktiv dhe dashamirës. Ai ka drejtuar gazetën Egnatia me përgjegjësi dhe ka dhënë një kontribut të ndjeshëm me shkrimet e tij në hapësirën virtuale me të cilat mund të njiheni edhe në libër.

Kozeta Zylo.

Prezantohet si një aktiviste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan e Nju-Jorkut, si një intelektuale dhe pedagoge e respektuar në institutin amerikan Globus në Bruklin, si një publiciste, letrare dhe poete, që po bën karrierë. Intervistat e shumë intelektualëve e vlerësojnë Kozetën si një poete me perspektivë dhe e komentojnë librin e saj poetik, Monumentin si një vepër me perspektivë. Ajo ka shkruar edhe një libër tjetër poetik, ku jepen përshtypje të mira.

Kush është Gani Xhafolli?

Njihet si shkrimtar. që ka publikuar mbi 20 vepra letrare, si poezi, romane dhe është vlerësuar me çmime. Ka ende shumë materiale në dorëshkrime, që presin radhën për t’u botuar. Nga poezitë më tepër i është çmuar libri poetik “Gjeometria e syrit”, për të cilën ka mjaft komentime interesante.

Kush është Nehat S. Hoxha?

Ka bërë emër si letrar, poet dhe përkthyes. Ka shkruar 5 libra artistikë dhe ka përkthyer mbi 18 vepra artistike nga anglishtja, me materiale të filmit artistik, arsimor dhe vizatimor. Ai ka bërë dhe mjaft adaptime për TV,radio, gazeta dhe për revista. Është një aktivist dhe organizator i palodhur dhe pjesëmarrës në delegacionet e huaja.

Muhaxhedinët si “Golden Boys”. Flitet për Bernald Henri Levyn, autor i librit “ Kush e vrau Daniel Pearl”, që është një dokument, që bënë një analizë letraro-politike, me aspekte të shumta moralo- kulturore e filozofike; që më shumë se çdo burim i mundshëm, të lehtëson udhëtimin në zemrën e Al- Kaidës dhe është një homazh për një gazetar që mizorisht ekzekutohet pse donte të zbulonte një të fshehtë të vërtetë.

Rekuiem për…

Aty njihemi me përshëndetje, konsiderata dhe alternativa të “përzemërta”!

Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit.

Dëshëroj që artikullin ta parafrazoj me një nënkuptim të lartë për nder të Bac Bajramit, duke shprehur për familjen: Konsideratë të veçantë, respekt, nder, admirim për fisnikërinë, atdhedashurinë, mirësjelljen, mikpritjen që kanë manifestuar pjesëtarët gjatë jetës së tyre me gjithë keqtrajtimet që kanë pësuar. Kjo bëhet edhe në përkushtim të kujtimit të të paharruarit Bajram Curri, heroit legjendar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Polemikë pa dorashka. Klajd Kapinova.

Duke mos dashur të prononcohem ,të më falni; por për të mos qëndruar indiferent, do të dëshiroja të jepja disa mendime shoqërore: I konsideroj si replika të pakuptimta midis intelektualësh. Të pasinqerta midis shoqërisë. Me interpretime jomiqësore për jetën dhe pa baza morale për kohën.

Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviçit. Argumenti : Analizë dhe koment

Konkluzioni që del nga artikulli është më se i qartë: një”akuzë”e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë që u drejtohet organizatorëve, edhe pjesëmarrësve dhe një fyerje për popullin shqiptar e sidomos kosovar, që me dashje apo pa dashje ose të rënë në kurth, kanë lejuar një bashkëkombës serb të japë koncert në mes të Tiranës, duke u njohur si i padëshirueshëm, për të penguar pavarësinë e Kosovës me gjithë autoritetin e tij.

Kapitulli i shtatë. Psikoanaliza, Astrologjia dhe Erotika

Ç’është psikologjia, psikanaliza dhe kush është Zigmund Frojd (Siegmund Freud )?

Shkrimin e vlerësoj si një artikull shkencor, përshkruar me mjaft saktësi, me nocione shumë të qarta, korrekte, me karakter filozofik, që përbën një material mjaft të nevojshëm për çdo intelektual të çdo profile. Aty gjen të zbërthyer terminologjitë e nevojshme të psikologjisë, psikanalizës dhe të psikoterapisë. Nga leximi me kujdes i materialit del një kokluzion i madh: ne të gjithë kemi nevojë dhe duhet ta njohim më mirë vetveten, megjithëse është e vështirë.

Figura e Zigmund Froidit jepet mjaft e qartë, me të gjitha atributet dhe veprimtaritë e tij prej një shkencëtari kolos, që krijoi psikanalizën duke filluar nga vetja e pastaj kaloi tek pacienti.

A duhet besuar Horoskopi?

Ai vlerësohet dhe konsiderohet si një art parashikues, me histori shumëshekullore, me ecuri trashëgimore, me njohje dhe besueshmëri të shumë brezave, të kthyer në “mjet-art-parashikim”, “i besueshëm”, por edhe sfidues. Pra, a duhet besuar?

Shkenca i bie shkurt – JO, se s’ ka baza shkencore. Po a i mbush mendjen “botës”?!
Kjo kushtëzohet me shansin- fatin-ndikimin dhe besimin. Shumëkush e beson astrologjinë qiellore, sepse thuhet se horoskopi gjen gjithçka. Ndoshta!

Por, kjo vjen nga besimi i verbër dhe se mendja jonë gënjehet. Mirëpo, ato kanë marrë një përhapje kaq të madhe nëpërmjet shenjave të zodiakut, sa që profecia është kthyer si në një perëndi dhe megjithatë nuk duhet besuar.

Psikologjia erotike.

Të dhënat e paraqitura, ndonëse me informacione të shkurta, dhe me materiale orientuese të sferës erotike, mendoj se nuk do ta justifikonin prezencën e tyre të qëndronin krahas materialit aq serioz historiko-letraro-shkencor që është parashtruar në libër me aq kompetencë dhe dinjitet.

Kapitulli i tetë. Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?

Shkrimi është një literaturë shkencore – popullore mjaft e nevojshme , shumë e rekomandueshme dhe më se e domosdoshme për t’u njohur nga të gjithë, për të pasur dijeni për sëmundjet seksualisht ngjitëse, për t’u ruajtur, për t’u mbrojtur dhe më në fund edhe për t’u mjekuar.

Materiali është mjaft orientues, i asimilueshëm, i kuptueshëm, por ka nevojë edhe për plotësime.

Akademik Prof.Dr. NAMIK M. SHEHU,Sekretari shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane , Nju-Jork

Nga forma elektronike te forma e shtypur

Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur.

Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta.

Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull “’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i autorit “Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo)koloniale”.

Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme.

Në kapitullin “Politikë” kanë gjetur vend shumë tema aktuale, sikundër është çështja e pazgjidhur çame, çështja në ka ‘intifadë’ në Iliridë, frika që kanë udhëheqësit tanë nga kryetarii “Vetëvendosjes”, Albin Kurti me titullin shumë domethënës“Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë”, dy artikuj për mjekun e dëgjuar shqiptar, z. Namik Shehu etj.

Një kapitull që do të zgjojë interesimin e lexuesve është pa dyshim “Spiunazhi”, ku kanë gjetur vend artikujt “Agjenturat greke dhe Sigurimi i Fshehtë i Shtetit Shqiptar”, “ Kush janë agjentët me influencë në Kosovë” dhe “Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë”.

Por, kapitulli më i gjerë dhe më i larmishëm është “Gjuhë & letërsi”, ku hetohet edhe karakteri i ndjeshëm hulumtues i autorit, sidomos në portretizimin e figurës së Jusuf Gërvallës dhe vlerave të veprës së tij letrare; pastaj disa anë të panjohur të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Mehmet Kajtazi etj.

Janë me interes edhe artikujt për Kolec Traboinin, Rifat Kukajn, Kozeta Zylon, Gani Xhafollin, Nehat S. Hoxhën, si dhe një varg temash nga letërsia botërore.

Libri mbyllet me kapitullin “Psikanalizë, astronomi dhe erotikë”, ku trajtohen tema nga këta lëmenj interesantë të jetës njerëzore.

Abdullah Konushevci

Prishtinë, më 3 dhjetor 2007

Burimi:www.ballikombit.org/index.php?option=com...id... -

4.



U promovua libri “Guxim shqiptar” i autorit Flori Bruqi

Prishtinë, 17 Maj 2008 (Kosovapress) Koha 15:20

Të shtunën (17 maj 2008)në Prishtinë është promovuar libri i autorit Flori Bruqi ”Guxim shqiptar”, i cili nga recensuesit u cilësua si një libër madhor historik që sjellë me interes të veçantë.

Recensuesi i librit “Guxim Shqiptar”, profesor akademik Namik Shehu, i cili kishte ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara për këtë promovim libri, tha me këtë rast se këtë libër do ta konsiderojë si një libër madhor historik, i cili me përmbajtjen e saj sjellë historinë dhe gjithë ngjarjen deri në ditët e sotme, duke dhënë një informacion të gjatë, që sjellë interes të veçantë për secilin lexues, e në veçanti për ata që nuk e njohin mirë Kosovën.

“Unë e kam konsideruar Flori Bruqin intelektual të shquar, shkrimtar, shkencëtar dhe me këto epitete unë kam përshkruar gjithë recensionin e librit tim me dashuri. Libri është një libër madhor, është një meritë e veçantë e autorit, është nder i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë për këtë vepër që ka bërë Flori Bruqi,” tha Shehu.

Ai e cilësoi librin si një vepër të ndritur, e cila sjellë në përmbajtjet e saj plot ngjarje që më të vërtetë të tronditin në disa aspekte.

Ndërsa, recensuesi tjetër i librit Abdullah Konushevci, autorin e librit e cilësoi si njeri të devotshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrës. Kurse, librin “Guxim Shqiptar”, ai e cilësoi si një libër me të cilin lexuesi mund të njihet me tema të ndryshme, me luftërat, artikulli për Ramushin, antropologjia e racës së shqiptarëve, kapituj politik, kapitujt që i kushtohen Gjuhës dhe Letërsisë, trajtimi i temave nga për trevat shqiptare si dhe një varg temash nga Letërsia botërore.

Libri “Guxim Shqiptar”, i autorit Flori Bruqi është libri i 25 me radhë i veprimtarisë së tij botuese.

/Autore e shkrimit A.Ademi/

Burimi:www.kosovapress.com/ks/index.php?cid=1,4,45356... -


5

Gazeta "Tirana Observer":Të dish të guxosh…

Shkruar nga Dr.Izet S. Çulli ,shkrimtar dhe neuropsikiatër

Tiranë ,e mërkurë , 17 shtator 2008

Botuar në Gazetën shqiptare"Tirana observer"


Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin. Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj. Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo të gjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë. Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet.

Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona.


* * *
Le t‘i hedhim një vështrim lbrit të tij “GUXIM SHQIPTAR” ashtu sipërfaqësisht se për atë do të duheshin studime zanafillëse e të thella. E nis ai me lashtërinë e popullit tonë dhe pikërisht me Pirron e Epirit, i cili konsiderohet si strategu më i shquar i kohës së vet, që e thërrisnin “Shqiponjë”. Betejës disaditëshe të zhvilluar në Fushë Kosovë (1389), autori i lë mjaft vend në librin e tij stu dimor , e cila ishte më tepër një bashkim rajonal dhe assesi vetëm serb, siç mundohen të thonë sot grafomanët dhe politikanët dështakë, që fabrikojnë frazime të pavërteta (për të serbizuar këtë betejë). Sot ndoshta ka mjaft historikanë të tillë trumykur, të palogjiktë e trillanë dhe ndoshta të çmenduruar nga shkurtpamësia e tyre, të cilët janë gjithnjë gojëhapur, po se ç‘thonë, pak rëndësi ka për ta! Në këtë përplasje u shqua Milosh Kopiliqi, mbasi përveç trimërive të tjera, ai vrau Sulltan Muratin I, varrharruar, ndërsa për Miloshin tonë, shqiptarët këndojnë këngë dhe me veprën e tij vendasit mburren edhe sot e kësaj dite. Serbët, të mbështetur nga ustallarët dhe ndihmestarët e tyre epsharakë, e shfrytëzojnë aktin e tij për qëllimet e veta të mbrapshta, kinse për terrorizëm dhe krim të organizuar islamik. Ata, nga ana tjetër, duan të pronarizojnë çka s‘mund të pronarizohet, si praktikisht dhe me “studimet” e tyre xhelatore e ekstazore.

Për perudhën skënderbejane dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, hero real dhe jo i legjendtë, ky kryeluftëtar, ky “poet i madh i politikës shqiptare” -siç shkruan Idro Montanelli, përimtohet shkurtazi këtu dhe çmohet jo vetëm si strateg e prijës i talentuar dhe gjenial, i cili i bëri ballë një superfuqie të kohës (duke shpëtuar Evropën), por edhe si një diplomat, administrator e organizator i zoti, që dinte të përfitonte nga situatat, se ndryshe nuk mund të rezistonte aq trimërisht për 25 vjet dhe të mbijetonte midis ujqërisë. Ai mbetet gjithashtu një humanist dhe iluminist i shquar, një rilindës evropian i klasit të parë.

Me mjaft interes na duhet shkrimi për Napoleon Bonapartin për të cilin sot, sipas shumë studimtarëve seriozë, flitet përherë dhe më shumë për prejardhjen arbëreshe të tij dhe pikërisht nga një fshat i këtillë i Korsikës. Për këtë ia vlen të lexohet edhe libri i shkëlqyer “Enigma” e të madhit Robet d`Angely-t, i sjellë në shqip 10 vjet më parë nga prof. Xhevat Lloshi (“Toena”,1998), ku shprehet për prejardhjen “sigurisht shqiptare, dhe për ta thënë më me përpikëri shqiptare toske) të Napoleonit të madh.

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë “(tetor 1879-janar 1880)”, kthjellon këtu luftrat e mëdha të shqiptarëve, kur është fjala për tërësorinë dhe mbrojtjen e tokave të të parëve tanë në shekuj dhe ku spikatin Ali Pashe Gucia, Mic Sokoli, Sulejman Vokshi. Duhet vlerësuar si një shkrim mjaft i domosdoshëm në librin “Guxim shqiptar” i Flori Bruqit . Ishin kohë të arta, kur vepronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ishin kohë kur derdhej shumë gjak (i cili tanimë s`duhej të shkonte kot), kur kishte aq mllefosje e urrejtje dhe baltosje në shpirt ndaj një vendi që gjithsesi ka ditur të fqinjërojë me të gjithë. E si mund të strehosh kaq dashakeqësi për një popull kaq plagëshumë e dhembjemadh në histori!

Me siguri disa studiuesve të huaj, gojëhelm e gjuhëgjatë, kritikanë të sëmurë, ju mungo-jnë frenat. Shileri shkruante:”Ndër gjërat më të shëmtuara në botë, më e shëmtuara është gjuha që shpif”. Po lëri të notojnë në netërinë e tyre! Veç dicka është më se e sigurtë:”Kush nuk shkon përpara, shkon mbrapa”- thoshte Gëtja.
* * *
Në kapitullin pasardhës “Antropologji”, në 12 fletë të mirëfillta shkencore, ndricohet nga kjo fushë shkrimi për Jakov Milaj (ky mik i ngushtë i Migjenit) dhe librin e tij “Raca shqiptare”, në dy botime: 1944,1997. Studimi i Milajt, ndonëse ai nuk ishte antropolog në profesion, ka vlera të mëdha, është burimor dhe zë vendin e gurqoshesë. Aty del mirëfilli rrënjësia e popullit shqiptar, gjenetikisht i përafërt, pa dallesa thelbësore në rrafshin fetar, gjeografik, krahinor etj. Ai u kundërvihet me të drejtë disa kalemxhinjve letërnxirës e shpifjanësh, të cilët duan të vërtetojnë me teoriçkat e tyre vjetërake e pabukse, të kundërtën për racën tonë të pastër dhe me prejardhje të veçantë si askund të ndonjë populli tjetër të Evropës. Është ky komb që ka nxjerrë aq shumë njerëz të mëdhenj e me mendjendriturí në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore; por ngandonjëherë jemi vetë ne shqiptarët që çuditërisht i minimizojmë vlerat e tyre e jo rrallë duke i zeruar fare ato!

Në kapitullin e gjatë “Politikë” (në mbi 50 faqe) Flor Bruqi trajton tema mjaft të mprehta e të rëndësishme, ku e hap siparin me Arvanitasit, Çamërinë, Epirin e Veriut dhe gjendjen e sotme, ku i mëshon faktit të tejhidhur “sesi erdhi dhe u tkurr Epiri shqiptar,i nisur nga interesat e Fuqive të Mëdha dhe në dëmin tonë” –sic shprehet ai. Padrejtësitë nuk kanë të mbaruar ndaj këtij kombi fattragjik, të shumëvuajtur e heqkeq nëpër shekuj. Ja si shkruan romantiku i përbotshëm, poeti Bajron: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr sesa shqiptarët”! E kush nuk e di se në fitoren e Pavarësisë së Greqisë (1829), që i parapriu kryengritja e vitit 1821, 90 për qind e tyre ishin arvanitas me prijës heronjtë legjendarë: Miauli, Xhavella, Kolokotroni, Bubulina Laskarina, Bocari, Aleksandër e Dhimitër Ipsilanti, Andruci, Karaiskaqi, Koleti, Vulgari,Kanari dhe sa të tjerë.!? Rreth 20 kryeministra në Greqi kanë qenë me prejardhje arvanitase dhe po kështu disa presidentë të saj. Djallëzia është pakufi dhe arrin deri aty sa të “argumentohet” ajo që s`mund të argumentohet, se kinse popullsia ortodokse në Shqipëri, ishte greke, kurse ajo myslimane-shqiptare, duke u grabitur nga grekët krahina të tëra mbas një hekatombe përbindshore, gjenocidi dhe eksodi masiv të egërsirtë dhe të paparë. “O Zot, ç`padrejtësi !”-thërret me të drejtë gjer në kupë të qiellit z. Bruqi. Si është e mundur të sillesh kështu me një popull, i cili është thinjëruar me pushkë në dorë për vete e për të tjerët ?! Si është e mundur të kesh hua për të shlyer dhe të kërkosh pjesë?! Po sa mirë që dinë të tellallisin!

Përsa u përket përplasjeve dhe të drejtave midis shqiptarëve në shtetin maqedon dhe a ka një Intifadë (një term arab, e ashtuquajtura kryengritje violente kundër izraelitëve) të tillë në Maqedoni, autori korrektësisht mbështet të drejtat e njeriut, njëjtësinë, ruajtjen e traditave të shqiptarëve. Për heroin e demokracisë, Albin Kurtin, shpreh këtu nder, respekt e krenari, qysh nga Nju-Jorku akademiku i Akademisë së shkencave shqiptare-amerikane, prof.Namik Shehu, pikërisht më 12 Maj 2007.Është ky mjek i talentuar dhe pasionant e patriot (një nga recensorët e vëllimit “Guxim shqiptar”, i botuar përfund librit, me mbi 15 faqe), ku këtu kemi rastin të lexojmë në 5-6 faqe edhe një intervistë të goditur, ku jepet një tablo e gjerë e veprimtarisë së tij të madhe shkencore, pedagogjike e shkrimore duke merituar kësisoj mjaft tituj e grada të tilla akademike. Ai tashmë është në plot kuptimin e fjalës një personalitet i spikatur, për të cilin ne duhet të krenarohemi.

Ritheksoj se për interesat e gjera e të gjithanshme të Flori Bruqit flet dhe shkrimi “Kryqëzata e tetë”, ku ai jep të dhëna gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Lindjen e Mesme mbas Luftës së tretë të Gjirit, ku ndesh lloj-lloj prapaskenash, që të vënë në mendime: lufta për interesa karburantesh dhe burimesh të mangëta ujore, probleme aq të ditës.
Kapitulli “Spiunazh” është i ndarë në disa nëntituj: I pari bën fjalë për agjenturën greke që kryente masakra në dëm të popullit shqiptar dhe tjetri shtjellon agjentët, sidomos ata serbë, me ndikesë në Kosovë, veprimet e pashembullta të të cilëve janë të mirënjohura, sigurisht edhe nëpërmjet përfshirjes të mijra kosovarëve të lëkundur e bashkëpunëtorë me të huajin.

Flori Bruqi na njeh më tej me veprimtarinë letrare të Gani Xhafollit, autor i mbi 20 librave, sidomos me poezi dhe romane( veçan atyre me emra të shkurtër “Po” e “Të dua”), të cilët janë vlerësuar me disa çmime letrare. Gjithashtu ai është përkthyer në disa gjuhë të huaja; premton mjaft në letërsinë tonë dhe botimet e mëpasme do t’a vërtetojnë patjetër këtë. Ndërsa Nehat S. Hoxha me profesion ekonomist, ka publikuar poezi,tregime dhe përkthime ( nga anglishtja sidomos dhe me një numër relativisht të madh, afro njëzet prej tyre). E shoqëron edhe këtë autor me një buqetë poezish, si ajo me titull “ Nojma e shqipes” ku nën të shkruan: “ I kushtohet shqipes aq të kamur nga bukuria dhe kaq të drobitur nga robëria” dhe dy të tjerat janë: “I mërguar në Atdhe” dhe “ Hëna në dritare” etj. Më tutje F. Bruqi në nëntitullin “Muxhahedinët si Goldon Boys” ftillëzon odisenë e udhëtimeve të vështirshme të Bernard-Henry-Levit, i cili në librat e tij, vërtet të veçantë në vlerat si në gjini dhe në atë përmbajtësore, homazhon për gazetarin Daniel Pearl, i ekzekutuar nga strukturat gjakësore të Al-Kedës. Ky u vra për të vërtetën që deshi të zbulonte dhe të shpaloste para botës, por e deshën më mirë të ishte vetëm një gojëmbyllës i përjetshëm!
* * *
Kapitulli i fundit është ai mbi Psikanalizën ( për të cilën kohët e fundit, kolegu im, neuropsikiatri i shquar Miltiadh Veveçka, nën një përkthim mjeshtëror na ka sjellë nga anglishtja librin “Themelet e Psikanalizës” të prof. dr. Çarls Bremerit. Vetë përkthyesi thekson se kjo disiplinë shkencore është si një kockë e fortë për t’u kapërdirë). Po ashtu z. Bruqi tërheq vëmendjen dhe për astrologjinë e erotikën. Pra Flori Bruqi e ka zgjeruar shumë diapazonin tematik duke na paraqitur me kompetencë edhe tema të tilla, të cilat jo të gjitha janë brenda sferës diturake e profesionale të tij. Dhe ja të bëjmë një vështrim të shkurtër:
I lë vend figurës së mjekut neurolog me prejardhje çifute, kandidat të çmimit “Nobel” gjeniut Zigmund Froid-it (Sigmund Freud-it), i nismësit, themeltarit të psikanalizës dhe të psikoterapisë së vërtetë. Le të përmendim p.sh. vetëm librin e tij “Shpjegimi i ëndrrës”, (1900) që mund të themi pa drojë se ka revolucionalizuar shkencat psikonervore. “Një zbulesë e këtij lloji i jepet ndonjërit vetëm njëherë në jetë”-shkruan vetë Frojdi më 1931.Shih për këtë përkthimin “Themelet e Psikanalizës të dr Çarls Brenerit, (përkthyer nga dr. i shkencave Militiadh Veveçka 2008, fq.189).” Po Horoskopi a duhet besuar? – pyet retorikisht F. Bruqi. Shkenca nuk ka si ta pranojë por as “argumenta” nuk gjen ta kundërshtojë.

Në faqet e mëtejshme vazhdon me psikologjinë erotike, me disa terma e njohuri të nevojshme për çdo njeri të kulturuar e të qytetaruar, si dhe me 25 sëmundjet ngjitëse seksuale të njohura e të panjohura nga publiku i gjerë. Ai me këtë rast tërheq vëmendjen për rrezikshmërinë e tyre, por gjithsesi thekson se duhet konsultuar me mjekët përkatës specialistë:seksologë, dermatologë etj.
* * *
Guximi shqiptar është shprehje e trimërisë shqiptare, trashëguar brez pas brezi. Ta ruajmë e ta zhvillojmë këtë cilësi të rrallë të të parëve tanë, që akademi kishim jetën, luftën, kalitjen me vështirësitë, kulti i të cilëve ishte Atdheu, dëshira për ta parë vendin e shqiponjave të lirë e të pavaruar, fitore kjo që na i siguroi guximshëm Plaku i madh i Vlorës, simbloi i mëvetësisë së Shqipërisë, patrioti i shquar Ismail Qemali. “Guxim,-thotë një fjalë e urtë-është cilësia e parë njerëzore, sepse garanton gjithë të tjerat.” Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të përgëzoj guximtarin kokëplot Flori Bruqi dhe të shpresojmë se në të ardhmen, pa e konfuzionuar lexuesin, si ndonjë tjetër do të na dhurojë libra të këtillë kuptimthellë si “ GUXIMI SHQIPTAR” (2008), që pos të tjerave kur i mbaron ke dëshire t’u rikthehesh ngase ke mësuar shume prej tyre. Një libër i vëllimshëm nuk të lodh kurrë, kur ka tematikë të pasur dhe gjen mënyrën e bukur sesi i shtjellon. Është kjo arsyeja që Flori Bruqit t’i dërgoj këtë telegram-urim a SMS. të thjeshtë: “Të lumtë dhe mos e lësho penën nga dora! Ec gjithmonë përpara! Falëminderit!” Le ta mbyll këtë parashtesë të këtij libri me një këshillë të Ismail Qemal Vlorës për të gjithë ne:”..... të punoni së bashku si vëllezër....!

Burimi:./gazeta-tirana-observert-dish-t-guxosh.html -

Flori Bruqi

POLEMIKA SHQIP

Shkarko falas


Flori Bruqi

OLIMPI SHQIPTAR


Burimi:www.sa-kra.ch/literatur3.htm+fLORI+bRUQI&cd=154&hl=en&ct=clnk&client=firefox-a

Shkarko falas


Flori Bruqi

GUXIM SHQIPTAR

Shkarko falas


Burimi:http://www.sa-kra.ch/literatur2.htm


Naim Kelmendi:PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR‏



Flori Bruqi: Olimpi shqiptar

(Pikëpamje/kritikë/vlerësime/poetikë...)


Fjala e redaktorit

PIKËPAMJE NGA OLIMPI I MENDIMIT SHQIPTAR


Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,krijimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina

Përmbajtja e librit "Olimpi shqiptar"

1.POETË SHQIPTARË

Fjala e redaktorit

Azem Shkreli

Agim Vinca

Fatos Arapi

Arshi Pipa

Abdullah Konushevci

Esad Mekuli

Agim Bacelli

Besnik Mustafaj

Arif Molliqi

Din Mehmeti

Naim Kelmendi

Sabri Hamiti

Fahredin Shehu

Fatmir Terziu

Ëngjëll Shehu

Rajmonda Moisiu

Mardena Kelmendi

Pal Sokoli

Albana M.Litschin

Raif Gashi

Iljaz Prokshi

2. SHKRIMTARË BOTËROR

Albert Kamy,klasiku modern

Borges,ky fenomen letrar

Heinrich Heines,I rilexuar

Gabriel G.Markuez,jeta dhe vepra

Anton P.Çehov

Heminguej,shkrimtari I dy luftërave

Fjodor Dostojevski,art dhe vuajtje

Vlladimir Majakovski

Victor Hygo

Jean Paul Sartre

Orhan Pamuk:Unë jam e kuqja

Robert Schfarc

3. RECENSIONE

Motivi patriotik në vjershat e Ali Asllanit

Homazh veprës së Fan Nolit tonë të madh

Anton Pashku,(1937-1995)

Fatos Kongoli

Ben Blushi:Të jetosh në ishull

Kastriot Myftaraj:Gjyqi intelektual i Kadaresë

Kritika letrare në pozitën "stand by"

Martin Camaj,(1925-1992)

Vedat Kokona:"Lutja e fundit" e shkrimtarit

Romani "Ndanë",një risi në letrat shqipe

Një roman interesant:arkëmorti bosh

Të gjithë gafat e Kodit të Da Vinçit

Flutura Açka:"Kryqi i harresës"

Myrvete Dreshaj-Baliu:"Konteksti i shkrimit"

Zymer Elshani:"Xhitë,xhitë,xhita ime"

Azem Shkreli:"Muri përfundi shqipeve"

Ibrahim Skënderi:"Loku e carroku"

Zekë Murseli:"Buzëqeshja"

Sadik Përvetica:"Diell dhe ylber në zemra"

Mehmet Gjevori:"Prindërit,edukatorë të parë të fëmijëve"

"Beteja e Koshares…",libër me të dhëna të reja për Kosharen

4.TEMA PSIKOLOGJIKE

Dhunimet gjatë luftës në Kosovë

Lufta moderne e Vesli Klark për ta mposhtur diktatorin Millosheviç

Masakra e Çyshkut

Spastrimi etnik dhe ndërgjegjësimi

Pse vetëvrasje

Psikologjia andragogjike dhe zbatimi I saj në ushtrinë shqiptare dhe në TMK/FSK

5.TEMA HISTORIKE

Kosova,të pathënat për luftën

Nacionalizmi dhe ndikimet e huaja

Milan V.Sufflay dhe shqiptarët

Jeta e Ali Pashë Tepelenës

Ahmet Zogu

Adem Jashari,symbol I rezistencës sonë kombëtare

6. NGA BOTA E DIJES SHQIPTARE

Gonxhe Bojaxhiu në letërsinë shqipe

Jusuf Gërvalla

Dritësimi i botës shqiptare bëhet me dr.Mirela Bogdani

Akademik Idriz Ajeti,jeta dhe vepra

Kush është Ledri Kurti-Kraja?

Ledri Kurti ose "Martesa" estetike me natyrën

Ismail Kadare pak më ndryshe

Jup Kastrati

Ibrahim Rugova

Rexhep Qosja

Ku është Ukshin Hoti,ai nuk i përket harresës!

Jo nuk çarten kullat tona

Njeriu i prirë për perfeksion

Adem Demaçi ndryshe

Kush është Zymer Neziri?

Kush është Adnan Abrashi?

Kush është Nimon Muçaj?

Intelektuali Namik Shehu,Shqipëria-mjekësia e tij nëpër vite…

Begzad Baliu

Mbi komunikimin tonë

7.OPINIONE PËR LIBRIN "GUXIM SHQIPTAR"

Përgjigje krasistëve të historisë shqiptare

Lufta e opinioneve

Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve dhe të vërtetash

II.

Zbardhja e çështjes kombëtare

Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve e të vërtetash.

Shkruan: Naim Kelmendi,Prishtinë


Flori Bruqi me veprën "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj. Publicisti,shkrimtari,poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, "Guxim shqiptar", botim i 2008 në Prishtinë.
Autor i më shumë se 25 veprave letrare e publicistike, por edhe fushash tjera, që kanë zgjuar interesimin e lexuesit por që kanë ngritur në shumë raste edhe reagime, polemika,kritika nga më të ndryshmet e nga më të ashprat, nëpër faqet e shtypit të kohës, etj, Flori Bruqi vjen para lexuesit sërish me një vepër të re, sa të çmuar, sa të lexuar, por edhe mjaft interesante për lëndën që përmban ky libër.

Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se:"Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të diellit",1995,me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari.", Flori Bruqi me librin "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj.

Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin "Guxim shqiptar" do të shprehet:".përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie,të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.", autori i librit Flori Bruqi, ia ka arritur qëllimit në sajimin e një vepre me interes për publicistikën tonë, mbase edhe për shkencën shqiptare përgjithësisht.
Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparta dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo)koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit,Camëria,Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm.

(Naim Kelmendi është shkrimtar dhe gazetar nga Prishtina)


Nga Naim Kelmendi,shkrimtar-Prishtinë

Në librin "Polemika shqip"(Prishtinë,2009), shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Flori Bruqi, spikat me sensin për të polemizuar,në të shumtën për të reaguar në shumë çështje, që për temë kishin atë,çështjen e të vërtetës historike shqiptare,por të shkruara dhe të thëna në kohë dhe hapësirë të caktuar nga emra akademikësh serbë dhe shkruesish serbë.

Polemisti Mr.sci.Flori Bruqi, në blogun e tij virtual:"Foart Press" dhe në shumë web faqe tjera shqiptare dhe në gjuhë tjera botërore polemizon dhe reagon shpejtë kundrejtë të pavërtetave të thëna nga akëcilët akademikë serbë, që me "të vërtetën" e tyre publike, ushqenin opinionin vendor e ndërkombëtar për akëcilën çështje a problematikë kundër çështjes shqiptare, qoftë politike,historike, etnike etj.

Flori Bruqi polemizon intelektualisht dhe me kundërargumente kundrejtë shpifjes publike serbe,më mirë të thuhet, kundër rrenës serbe,që sipas thënies së njohur të akademikut serb Dobrica Qosiçit, është moral serb,për ta mendësuar opinionin me pseudoinformim, me pseudoshkencë,me pseoudopolitikë etj,por që këtyre, polemisti i mirënjohur shqiptar Flori Bruqi ua heq maskën me kundërargumente.

Pra, në këtë libër, që përmbledhë,në të shumtën polemikat e kohës së pasluftës për shumë çështje,sa të ndieshme, siç është e vërteta mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 ishte kryer krim kundër njerëzimit, apo shumë çështje të tjera, që nga pseudoshkruesit,
pseudoakademikët,pseudointelektualët serbë të Beogradit, interpretoheshin ndryshe nga ajo që ishte e vërtetë e përmnjëmendët,Flori Bruqi i problematizon çështjet, kuptohet reagon pas shkrimit të atyre, për t'i ndriquar dhe për t'i vënë në vend të vet të vërtetat,apo për t'ua thënë secilës emrin e vet ashtu siç e kanë në të vërtetë.

Sepse,krimi e ka emrin krim,shpifja e ka emrin shpifje,masakra e ka emrin masakër,e kështu me radhë.

Ky libër ofron mjaft material të polemikës,një zhanër ky,jo fort i lëruar në letrat tona të kohës moderne,por ja që, Flori Bruqi,reagon dhe polemizon në nivelin më të mirë me pseudoshkencën serbe…

Në të vërtet,ky libër ofron për lexuesin edhe mjaft reagime të tjera nga shkrues të ndryshëm në Blogun virtual"Floart Press" etj.

Në këtë libër,jipet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptarë,me datëlindje dhe vende ku janë masakruar apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, nga ish ushtria,policia apo paramilitarët serbë.

Kështu që edhe ky kapitull plotëson një anë tjetër të vërtetash, mbi krimet serbe në Kosovë, e që plotësojnë atë kriterin e polemikës argumentuese në raport me polemizuesin/shkruesin shpifës e falsifikator të vërtetash historike,politike /etj.

Shkencëtari dhe polemisti Flori Bruqi,reagon dhe polemizon duke mos dashur që t'i lë të heshtura çështjet,në të shumtën,atëherë kur ata, nga tabori i "intelektualizimit"serb, pa argumente, shkruajnë e gënjejnë, për çështjet, tashmë të njohura edhe nga opinioni botëror.

Prishtinë,8 maj 2009.



Burimi:http://groups.yahoo.com/group/albamerica/message/1577

KUSH ËSHTË FLORI BRUQI ?

Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë. Studimet e Defektologjisë i kreu në Beograd, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“ Bota e re”-Prishtinë,”Rilindja”-Prishtinë, “Danas”-Zagreb, ”Dello”- Lubjanë,”Dnevnik”- Lubjanë, “Veqer”- Maribor,”Le Mond”,”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës ( 2000 ).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribuim të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe jo sportistë , para dhe pas vrapimit 400 metra “ para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë .

Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”,të Heimer-it më bashkëpunëtorë; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj. Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Veprat

Deri më tash ka botuar këta libra:

  1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
  2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
  3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
  4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
  5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
  6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
  7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
  8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
  9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
  10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
  11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
  12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
  13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
  14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
  15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
  16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
  17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
  18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
  19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
  20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
  21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
  22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
  23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
  24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
  25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).


Etj.


Burimi:http://sq.wikipedia.org/wiki/Flori_Bruqi


Lidhje e jashtme:


http://floart-press.blogspot.com


Përgatiti për mediat shqiptare dhe ndërkombëtare:Prof.dr.sci. J.Kastrati


14 nëntor 2009

Flori Bruqi:Shkrimtari Abdullah Zeneli,sfidoi diktaturat e tmerrshme të komunizmit....

Skeda:AbdullahZeneli.jpg

Abdullah Zeneli, lindi më 25 mars të vitit 1952, është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese "Rilindja", duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave.

Pasioni për librin dhe misioni i shenjtë i përhapjes së tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare Jeta e re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971).

Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit .

Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990 dhe Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, Buzuku, Prishtinë, 1997) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik 1999) me titull Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000) përkthyer edhe në rumanisht: Glia albaneză (Bukuresht, 2007).


Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare veçanërisht me shtëpinë e parë botuese postkomuniste Buzuku (themeluar më 1990), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare.

Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane (Zjarri i Marietës dhe Portreti i artistit në fluturim), tri drama (Nëna lutet për ne - me temë Nënën Tereze, Anabela - belanë e Anës gjatë luftës së 1999-tës dhe Luleshkronjat - për Kongresin e Manastirit në 100-vjetorin e ngjarjes që i parapriu mëvetësisë shqiptare), shumë tregime të shkurtra, poezi, vështrime kritike për libra të botuar tek Buzuku si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e shumta shqiptare.


















Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe themelues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, njëkohësisht koordinator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2007), i cili që nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit në fushë botimesh.

Tituj te veprave



* Gryka e Drinit, Rilindja, Prishtinë, 1990
* Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, (Sh.B. Gjon Buzuku, Prishtinë, 1997)
* Toka shqiptare (Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000)

Te tjera

* Shoqata e Botuesve të Kosovës (2000-2007)

Mirënjohjet

* Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2007-2009)





Abdullah Zeneli : ÇIKËRRIMA MODERNE


Më ka marrë malli
Të shëtis vetëm në qytet
Të mos më shohë njeri
Tek futem kthinave të errëta
Merkatove moderne
Elevatorëve servilë
Të blej çikërrima
Ndonjë prizë për ujtinë e prishur
Flokëtharësin abazhurin dalëmode
A një sobe rekuizit i përditshëm i gruas
Se kur të kthehem
Ah kur të kthehem
Do të vë syzet mbi hundë
Do të shpalos veglurinat e mia besnike
Do përlaj çikërimat përreth
Gruaja një kafe do ma ofrojë me delikatesë
Dhe një peshqir për djersët çurg
Pastaj fëmijët e vegjël të rritur
Do thonë babi çështë ajo
Babi përse kjo
Mama kur të është prishur kjo
Mama qyshkur e ke blerë atë
Ndërsa unë vazhdoj operimin
Dezinfektoj vidha
Hulumtoj damarë
Ndërroj pjesë krejt artificiale
Të prodhimtarisë moderne
Të gjithë janë skeptikë
A do funksionojë kjo
A do funksionojë ajo
Unë as që merrem me thashetheme
Dhoma ime e ditës e punës
E interpelancave mocioneve bilanceve
Një arenë debatesh herë-herë të nxehta
Me ndonjë ulërimë ‘a je normal’
Me ndonjë fjalë të ëmbël ‘po shpirtëz’
Dhe nuk dorëzohem jo aq lehtë
Zvarris seancat elozhet për punë të pabëra
Për gjithçka që ka emrin jetë përditshmëri
Gruaja më shikon vëngër
Burrë ke zënë të plakesh
Rrudha paske për import
Në kohën kur privatizimi ka bllokuar çdogjë
Po unë jam unë dhe nuk dorëzohem lehtë
E shikoj si ditën e parë kur e njoha
Më shkëlqejnë sytë dashuri ujku
Ajo një qengj poshtë rrjedhës së përroit
Gjithnjë fajtore për ambiciet e mia
Që u tretën si kripa në ujë
Në ujin transicion
Në postmonizmin pluralist
Gjithkah vegla copëza çikërrimash ulërimash
Privatizimesh pronash të pazotë
Me Zotin e ri antinjeri antikrisht
Unmikistan eulekistan rajonistan osëbeistan
Gjithçka që mbaron me an e stan më hanë
Më hanë e më pinë në këtë ballkan euroazi
Po bajpaset e veglurinave të mia
Shtyjnë jetën nga dje për sot nga sot për nesër
Gruaja më zgjon nga ëndërrimi më hedh pak ujë ballit
Të vazhdoj remontin e jetës përditshmërisë çikërimave
Kur ka të ngjarë se mbaroj punët e shtëpisë
Pas mesnate vonë i kthehem leximit pasionit tim klandestin
Derisa të vijë e bardha ditë me mua në prag e në pritë


Dikur moti Abdullah Zeneli tha :

...Nga panairi në panair ecëm gjithnjë duke e pasuruar si me numrin e botuesve pjesëmarrës, si me sigurimin e ambienteve për një veprimtari normale, si gjithkund në botë. Një panair të mirëfilltë libri e bëjnë botuesit (ekspozuesit), librat, krijuesit e librit, vizitorët, përurimet. Panairi i 9-të kishte numrin më të madh të ekspozuesve, mbi 120, më shumë se asnjë panair tjetër, qoftë ai i Tiranës, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricës, ose të secilit nga të tetë të mëparshmit të Prishtinës, kishte shitje enorme, mbi gjysmë milioni euro, që do të thotë mbi 200.000 libra, kishte mbi 50 përurime librash, si asnjë panair tjetër shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorë, shkrimtarë sa asnjëherë tjetër dhe nga të gjitha trevat shqiptare (Gjirokastër, Pogradec, Tiranë, Shkup, Shkodër, Tuz, Preshevë, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris...), ambiente nga më të ngrohtat që mund t’i ketë një panair, sepse kam mësuar e frekuentuar disa të tillë para se të mësoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herë), Bruksel e Gjenevë (disa herë), Paris, Lubjanë, Zagreb e kështu me radhë... Nga këto vende kam mësuar edukatën dhe kulturën më elementare dhe as sot e gjithë ditën nuk di kush i organizon ato panaire, ç’emër fshihet pas tyre, sa përfitojnë e kështu me radhë, por e di se janë panaire të mirëfilltë libri si ky i Prishtinës. Por ky yni dallon se tipa të ndryshëm duan të intrigojnë gjëra që s’u takojnë. Nuk merren me librin dhe afirmimin e tij, por shpikin epitete që nuk denjojnë profesionin e tyre, intrigojnë komplote, duke shfaqur hapur varfërinë shpirtërore ...
Recidivistë jo të paktë, që nuk dua t’jua përmend emrat, aq të padenjë janë, përkrahën veprimtari që ndodhën jashtë ambienteve të panairit nga botues të pandërgjegjshëm. Madje pa u bërë hapja solemne e panairit. Dhe kjo vetëm e vetëm për të minimizuar ecuritë normale të një panairi tashmë tradicional dhe të respektuar, siç e thamë, nga mbi 120 botues, por veprimtaritë paralele na përkujtojnë pushtete paralele, të papranueshme sot e gjithë ditën nga secili qytetar me një kulturë dhe dinjitet elementar. Kur këtij zjarri i fryjnë edhe akademikë, edhe ‘personalitete të shquara’, atëherë përplasjet janë të paevitueshme. Megjithatë ato nuk u lejuan të ndodhin në ditët e panairit. Sepse panairi pati edhe një objektiv që s’e ka asnjë panair tjetër shqiptar: organizoi një darkë solemne, falas, me mbi 160 mysafirë, me pika artistike në 100-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit dhe 70-vjetorit të lindjes së Anton Pashkut, dy gjenive të prozës moderne shqiptare, kur aktori i njohur i skenës dhe i filmit, Afrim Kasapolli si dhe aktorja po aq e njohur Safete Rogova deklamuan nën tingujt e muzikës së lehtë vargje nga “Poemi Kosovar” dhe Hasi i Thatë. Po në atë mbrëmje iu dha Çmimi i Paqes, çmim ky i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe shtëpisë botuese “Buzuku”, në vlerë 1.000 euro, shkrimtarit dhe disidentit Adem Demaçi. U nderuan botuesit më prestigjiozë, qoftë për risitë që sollën në këtë panair, qoftë me përgatitjen estetike të stendës, si kurrë më parë, qoftë për librin shkencor dhe universitar e kështu me radhë. Po përmendim disa nga të nderuarit me mirënjohje: “Onufri”, “Uegen”, “Dukagjini”, “Skanderbeg books”, “Librarium Haemus”, Kolegjit universitar Victory, “Vëllezërit Tafaj” etj., por edhe deklamimi i mbi 30 poetëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, etj. ndër të cilët do përmendja në mënyrë të veçantë Kasëm Trebeshinën dhe Adem Istrefin...

Kur flasim për një panair, duhet të përqendrohemi lidhur me panairin. Insinuatat, inatet, pandehmat, intrigat, të parit vetëm zi të atyre pak ‘kritikuesve’ që s’dinë në fakt ç’është një panair, nuk më bezdisin aspak. Më bezdis injoranca e tyre, që është për të ardhur keq, sepse padija dhemb. Gjithkund dhe gjithkujt i dhemb një fenomen i tillë. Ta quash lustër estetikën e ambienteve të panairit, një estetikë që ka kushtuar mbi 3.000 euro, a nuk është një naivitet. Kopertinat e zmadhuara që i dhanë dukjen më të veçantë që s’e kishte asnjë panair tjetër, as i Tiranës, as i Shkupit, e të mos flasim për Tetovën, Ulqinin, Gjilanin e ndonjë tjetër, u zgjodhën pa dallim nga botuesit e njohur e të panjohur. Dhe kriteri i dytë jo i parëndësishëm: prania e hapësirës gjithëshqiptare: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Luginë e Preshevës, Çamëri, Diasporë...























Ekspertët e tillë kanë marrë shkollë nga botuesit e Kosovës. Nëse ju mendoni për ndonjë të tillë që deri në vitin 1993 s’ka pasur lidhje me botën e librit, atëherë ndryshon puna. Panairin e Prishtinës e organizon një staf që gjithë jetën është marrë me librin dhe vetëm me librin. Madje ka ndihmuar lindjen dhe rilindjen e aq shumë botuesve, ju ka dhënë hapësirë në panair pa dallim në është i njohur, ekskluziv, apo fillestar. Botuesit e mirëfilltë nuk i frikësohen konkurrencës, përkundrazi e stimulojnë konkurrencën.


Pa konkurrencë nuk ka zhvillim, pa përplasje dhe ballafaqim sikundër të krijon mundësi një panair si ky i Prishtinës, nuk mund të flitet për industri të librit. Vetëm të mundurit do të jargaviten dhe do të përpiqen të gjejnë qime në ve. Do të kërkojnë diçka nga ky panair, i cili tashmë i ka mbetur historisë, do të kërkojnë diçka që s’është as mish as peshk, diçka që ishte po nuk ishte... diçka që kishte por nuk kishte... Pra njerëz konfuzë me kërkesa konfuze që as ata nuk i kanë të qarta.

http://www.libri24.com/images/1607.%20jpg.jpg
Nga vizitat e mia panaireve të botës kam mësuar se gjatë zhvillimeve të panaireve gazeta më prestigjioze kanë faqe speciale për gjithë ç’ndodhë në panair, nga librat më përfaqësues, qofshin të letërsisë origjinale, të përkthyer, librit shkencorë e akademikë, manualëve e fjalorëve nga më të ndryshmit, librit më të ri, por edhe bukinistëve e antikuarëve gjithnjë e më të kërkuar, librin për më të vegjlit, librin shkollor, librin praktik, librin... një univers më vete bota e librit, por jo vetëm shtojcat e gazetave që në botën shqiptare s’i bën asnjeri, por as televizionet nuk kanë emisione speciale, mysafirë të çdombrëmshëm... sepse panairi nuk është i organizatorëve, por është i librit, për librin dhe me librin, me krijuesit dhe konsumuesit e tij. Nëse në këtë mes qëndrojnë intrigantët, megalomanët, monopolistët, atëherë përplasjet dhe vetëtimat janë të paevitueshme. Po e përsëris: të paevitueshme. Të mos harrojmë këtë fakt: ku ka përplasje ka zhvillim, ka identitet, ka diversitet. Monizmi dhe monopoli një shoqëri, një botues, një parti, një nomenklaturë tashmë është në arkivat e së djeshmes.

Lexoni:

floart-press.blogspot.com/2009/03/nga-abdulla...

nga Abdullah Zeneli:DITËLINDJA(Tregim)



Përgatiti për Agjencionin Floart-Press :Flori Bruqi

Lambia po perhapet ne mase

Pa dallim moshe ne fshat dhe ne qytet, Lambia apo krimbat po perhapen ne menyre te shpejte duke rrezikuar shendetin. Infeskionistja: Ndotja e ushqimeve, mungesa e higjenes vetjake, arsyet e semundjes infektive. Pacientet te kryejne analiza te shpeshta per kapjen e parazitit


Disa e quajne Lambia, te tjere askaride apo krimba parazitare te gjendur ne organizmin tone dhe qe kercenojne shendetin ne rast se nuk mjekohet ne kohe. E rrezikshme dhe e pakapshme ne shume raste, Lambia nuk po njeh kufij moshe dhe krahine apo dhe stine, duke u perhapur njesoj ne vere apo dimer kudo ku gjen ambient. Mjekja infeksioniste ne Ambulancen e madhe ne Tirane tha per "Korrierin" se cdo dite vijne me ankesat per Lambia nje numer i madh pacientesh nga mosha parashkollore e deri te rritur. Dhimbje barku, te prera te forta madje dhe diarre keto jane shenjat klinike te cilat kerkojne me patjeter nje analize fece apo ujet e trashe per te verifikuar llojin e parazitit i cili gjendet tashme ne organizem. "Mungesa e higjenes jo vetem vetjake por dhe ne komunitet, ne ushiqmet e lokaleve apo ne kopshte dhe cerdhe, shtojne rrezikun e infektimit nga Lambia, semundje qe po njeh rritje nga viti ne vit"-tha mjekja. Sipas saj, semundja e Lambias nuk verifikohet menjehere ne analiza, prandaj nevojiten shume analiza per te izoluar parazitin. E pranishme ne gjithe boten, lambia cilesohet e shpeshte ne vendet ne zhvillim po ashtu dhe ne ato te perparuara. Perhapja e e parazitit varet nga faktore te ndryshem epidimiologjike dhe sociale, ku me shpesh mund te shfaqet si infeksion sporadik, por njihen dhe mikroepidemi si dhe shperthime epidemike te saj. Rreziku i perhapjes se Lambias shihet me shqetesim nga mjeket si pasoje e mosmarrjes se kures se duhur apo me keq akoma e moskryerjes se vizites tek mjeku specialist. "Neglizhenca e prinderve ndaj femijeve apo te rriturve ndaj vetes setyre, mjekimi popullor apo deir ne ambulancen e lagjes, pa shkuar te mjeku specialist, shton rrezikun e perhapjes se semundjes infektive sidomos nese femija apo i rrituri punon ne komunitet dhe ka marredhenie te drejtperdrejta me te tjeret"-perfundoi mjekja infeksioniste.


Cfare eshte Lambia?

Eshte semundje infektive qe merret me rrugen fekal-orale, zakonisht duke gelltitur cistet e parazitit. Mekanizmi i transmetimit mund te jete si direkt (kontakti i duarve te ndotura te nje te infektuari me ato te nje personi te painfektuar, qe nuk zbaton higjenen ushqimore) ashtu dhe indirekt ( kur njeriu infektohet duke pire uje apo ngrene ushqime te kontaminuara nga Lambia). Ne rastin e fundit faktor tansmetues mund te jete uji, qumeshti, zarzavatet e frutat apo produktet e ndryshme ushqimore te infektuara dhe te paperpunuara si duhet para ngrenies. Ne perhapjen e lambias kane rol dhe mizat si dhe praktikat homoseksuale. Uji konsiderohet nje faktor shume i rendesishem transmetues pasi klorinimi nuk i demton cistet e Lambias. Rreth 35-37 perqind e njerezve qe gelltitin cistet e Lambias nuk shfaqin shenja klinike; 30-35 perqind e tyre shfaqin diarre akute, dhe 5-15 perqind mbeten mbartes asimptomatike te cisteve. Forma me e njohur dhe e shpeshte e Lambias eshte enteriti akut qe zgjat mbi 7 dite dhe karakterizohet nga dhimbjet e barkut, nauzea. Diarreja e ujeshme, keqtretja, fryrja e barkut dhe astenia e shprehur. Vertetimi i diagnozes kryeht nepermjet ekzaminimit mikroskopik.

Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit

Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në numrin e fundit të revistës së mjekësisë së New Englandit, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme.

Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston.

“Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”.

Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një formë veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.

“Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”.

Herceptima, që shihet këtu me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi.

Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit.

“Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”.

Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet.

OKB: Çdo vit nga Shqipëria trafikohen 2000 fëmijë

Cdo vit, nga Shqiperia trafikohen rreth 2000 femije shqiptare drejt Greqise, Italise dhe vendeve te tjera fqinje. Gjendjen kritike te fenomenit te trafikimit te femijeve ne Shqiperi e beri publike i derguari special i Organizates se Kombeve te Bashkuara mbi shitjen, prostitucionin dhe pornografine e femijeve.

Raporteri special, pas nje vizite ne vendin tone, sqaroi dje, gjate nje konference shtypi se "Shqiperia shpesh eshte etiketuar si vendi qe prodhon trafikante dhe femije te trafikuar, por edhe vendet e pritjes se ketyre viktimave kane pergjegjesite e tyre".

Madje, shtoi ai, duhet te ndertohen nga qeverite programe dhe strategji per mbrojtjen e femijeve te trafikuar. Aktualisht, ne Shqiperi, shkalla e trafikimit te brendshem dhe te jashtem, si dhe e prostitucionit te femijeve, eshte ende shume e larte. "Vetem keto dy vitet e fundit, jane identifikuar ne vende te tjera rreth 1000 femije shqiptare, te pashoqeruar dhe kjo shifer u referohet rasteve qe jane te njohura zyrtarisht, por kur keto fakte analizohen nga eksperte te kesaj fushe, atehere shifra me reale mund te jete 3 ose 4 here me e madhe", tha Petit, i cili vizitoi Shqiperine per me shume se nje jave, duke u takuar me perfaqesues te qeverise, organizatave kombetare e nderkombetare, qe merren me ceshtjen e mbrojtjes se femijeve nga shfrytezimi seksual dhe trafikimi.

Raporteri special hartoi nje raport, qe pritet te paraqitet ne sesionin e ardhshem te Komisionit per te Drejtat e Njeriut te OKB-se, qe do te mbahet ne mars-prill te vitit te ardhshem. "Ne po punojme per te ngritur nje strategji kombetare per t'u ardhur ne ndihme femijeve, per nenshkrimin e marreveshjeve midis Shqiperise dhe Greqise, per menyren e regjistrimit dhe kthimit te femijeve te pashoqeruar, si dhe hartimin e politikave, qe kane te bejne me pakesimin e dhunes ne familje", shtoi ai. Sipas Petit, "trafikimi i femijeve nuk eshte problem vetem i Shqiperise, por eshte nje problem global. Edhe vendet e destinacionit kane pergjegjesine e tyre dhe eshte koha qe t'i marrin persiper keto pergjegjesi".

Shqipëria numëron rreth 40 mijë përdorues të drogës!Ne mesin e marresve edhe Edi Rama,president i PS

10 % e të droguarve janë fëmijë politikanësh”

Shqipëria numëron rreth 40 mijë përdorues të drogës, prej të cilëve numrin më të madh e zë grupmosha 15-20 vjeç. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, përdoruesit e drogës në vendin tonë, marrin kryesisht drogë të rëndë, si heroinë dhe kokainë.

Sipas drejtorit të qendrës për trajtimin e të droguarve, “Aksion Plus”, pranë Ambasadës Amerikane, Genc Muçollari, rreth 10 për qind e këtyre përdoruesve janë fëmijë politikanësh ose intelektualësh nga fusha të ndryshme të kulturës dhe artit. Gjatë një interviste për “Tirana Observer”, ai tregon për efektet e metadonit, ilaçit që “zëvendëson”, drogën si dhe për kategoritë e personave që trajtohen vazhdimisht në këtë qendër.

Çfarë kategorie personash trajtohen në qendrën tuaj dhe a është i mjaftueshëm ky trajtim për ta?

Në këtë qendër trajtohen thuajse të gjitha kategoritë, duke filluar që nga personat e rrugës të cilët marrin drogë e deri tek personat që vijnë nga familje me ekonomi të mirë. Dua të përmend këtu, që 10 për qind e këtyre përdoruesve janë fëmijë politikanësh ose vipash të quajtur ndryshe, por nuk mungojnë edhe persona të njohur nëpër media. Një fakt, problematik është se përdoruesit e heroinës, sidomos ata të cilët vijnë nga rruga, është shumë e vështirë t’i bindësh për t’i futur në terapi, gjë e cila nuk është e mjaftueshme për të gjithë personat që vijnë në qendër, pasi të gjitha vendet janë të zëna dhe këto ditë kanë ardhur në qendër rreth 50 persona, të cilët i kemi kthyer mbrapsht për arsye sepse nuk kemi mjekim dhe vendet janë plotësuar. Nga ana tjetër, trajtimi i këtyre personave me metadon bëhet vetëm në këtë qendër, pasi nuk ka një të dytë në vendin tonë.
Sa është numri i persona që trajtohen në “Aksion Plus” dhe çfarë i siguroni ju përdoruesve të drogës?
Deri tani në qendrën tonë trajtohen rreth 150 të rinj, të cilët përveç ndihmës mjekësore e cila u bëhet nga terapia me metadon, i cili është një ilaç që përdoret si kundërveprues ndaj heroinës, ata trajtohen gjithashtu edhe me këshillim psikologjik, për problemet e ndryshme që mund të kenë. Natyrisht ne si qendër mund të mos mbulojmë gjithçka për të cilën ata kanë nevojë, por me trajtimin me metadon ata humbasin dëshirën, për të marrë përsëri heroinën. Të gjithë personat që kanë ardhur në qendër të motivuar për të lënë heroinën dhe e kanë bërë të rregullt terapinë me metadon, ia kanë dalë mbanë.

Çfarë është metadoni dhe si mund të sigurohet ai?

Metadoni është një preparat dhe në gjuhën e folur mund ta përcaktojmë si një ilaç, i cili ka edhe efektet e drogës, por jo ato efekte negative që japin drogat e tjera dhe sidomos heroina. Nuk ka efekte të cilat ndikojnë në ndryshimin e sjelljes dhe të gjithë personat që bëjnë terapinë me metadon nuk bëhen të varur ndaj tij siç ndodh me drogat e tjera. Po të marrësh metadonin nuk ke dëshirë për të marrë heroinë. Ky ilaç është shpikur vetëm për të zëvendësuar heroinën, sidomos për ata persona që e përdorin heroinën me injektim. Ne ua japim përdoruesve falas metadonin dhe si qendër e sigurojmë atë nga Maqedonia. Metadoni i jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite, nga një dozë. Ka shumë nga përdoruesit që vijnë me dëshirë për ta marrë dozën e metadonit.

Ju si qendër financoheni nga donatorë të huaj apo nga qeveria shqiptare?

Fondet për qendrën tonë janë dhënë nga “Sorros”, me të cilin ne jemi krijuar edhe si qendër. Në vitin 2005 kemi bërë një projekt për zvogëlimin e dëmit. Përdoruesit e drogës janë aktivë dhe objektivi i këtij projekti është që të zvogëlohet dëmi për këto kategori. Terapia me metadon ka vetëm 6 muaj që aplikohet në Shqipëri dhe do patjetër mbështetjen e shtetit. Nga ana e tij shteti na ka dhënë me qira vetëm godinën ku ne jemi, gjithashtu ne jemi të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe projekti mbështetet plotësisht nga fondet e U.N.F.P.A, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Botë, e cila ka një interes të madh për përdoruesit e drogës në kryeqytet.
Nga analizat vjetore që keni bërë ju si qendër, sa përdorues droge rezultojnë në Shqipëri?
Nga bashkëpunimet që kemi bërë në me PNUD-in ose me Bankën Kombëtare, në vendin tonë gjendja për përdoruesit e drogës është mjaft e vështirë sepse numërohen rreth 40 mijë përdorues, në shkallë vendi, një përqindje e madhe e këtyre është mosha 15-20 vjeç, të cilët vijnë nga rruga, por nuk mbeten pas edhe persona nga shtresat e mesme dhe të larta, dhe kjo e fundit që zë 10 për qind të këtyre përdoruesve. Ne si qendër dhe personalisht, do t’i bëja thirrje shtetit që t’i kushtojë më tepër vëmendje këtij kontingjenti dhe sidomos politikanët, sepse duke pasur fëmijët e tyre në këtë rrjet të madh, ata duhet të investojnë, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje nga organet shtetërore dhe shpresojmë që ky investim do të bëhet në të ardhmen.

Metadoni

Metadoni është në formën e tabletave që përmbajnë 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta që shkrihen në ujë dhe administrohen në doza të ndryshme pudër, që gjithashtu shkrihet në ujë, që matet dhe shpërndahet nga një pompë automatike. Në këtë mënyrë dozat mund të maten dhe në 1 ose 2 mg. Për shumicën e njerëzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orë në një marrje të vetme. Metadoni është përdorur për disa vjet si trajtim si kundërveprues për heroinën. Ka veprim të gjatë dhe mund të merret vetëm një herë gjatë ditës. Gjendet në formë të lëngët dhe merret nga goja pa e injektuar në ndonjë pjesë të trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varësinë psikologjike.

“E vështirë t’i bindësh narkomanët për t’u kuruar”

Sipas psikologut të qendrës, Andi Shkuri, nëse personat vartës të drogës kanë vullnet, ata mund ta lënë atë përfundimisht. Sipas tij, është shumë e rëndësishme t’i bindësh fillimisht për t’u trajtuar, më pas çdo gjë merr një drejtim normal. “Takimet unë si psikolog i realizoj në formën e bashkëbisedimit dhe është shumë e vështirë t’i bindësh këta persona për t’i futur në terapinë me metadon. Megjithatë shumë nga këta e kanë bërë terapinë me metadon dhe tani janë njerëz normalë, madje disa prej të cilëve i janë rikthyer punës ose studimeve”, shprehet ai. Nga ana tjetër ai tregon për “Tirana Observer”, se një përqindje të madhe në ketë qendër e zënë vajzat, aktualisht në qendër trajtohen rreth 60 të tilla. “Edhe pse në qendër bëjmë një punë të vazhdueshme, përsëri është një përqindje e madhe, e cila e fillon terapinë me metadon dhe e lë atë përgjysmë. Takimet nisin në formën e një bashkëbisedimi të thjeshtë dhe janë vetë përdoruesit që kërkojnë ndihmë. Por ndihma jonë nuk i përballon të gjitha kërkesat e këtyre përdoruesve, sepse nëse është e mjaftueshme terapia psikologjike që ne u ofrojmë këtyre personave, ne nuk përballojmë dot trajtimin me metadon, sepse ai ka kosto të madhe dhe të dyja këto trajtime duhet të jenë koherente me njëra-tjetrën, pasi kështu përdoruesit kanë rezultate pozitive, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta shmangur marrjen e drogës”, tregon ai. Nga ana tjetër, Shkurti tregon se kjo qendër ka realizuar disa seanca nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit për sensibilizimin e adoleshentëve, të cilët janë kategoria më e prekur e fenomenit të drogës. “Na vijnë shumë sinjalizime nga vetë mësueset, sidomos të shkollave të mesme nga “Çajupi”, “Petro Nini”, “Qemal Stafa””. Nga ana tjetër ai tregon se përfaqësuesit e qendrës do të aplikojnë seanca të tjera sensibilizuese dhe informuese në qytetet të ndryshme si Lushnje, Elbasan, Vlorë, Fier, që sipas tij do të jenë edhe qytetet më të prekura nga fenomeni i drogës. “Si fillim do nisim vetëm seancat nëpër gjimnaze dhe më vonë mendojmë që të hapim qendrat nëpër rrethe”, përfundon Shkurti.

Si vepron metadoni tek narkomanët

“Përpara se përdoruesi të futet në terapinë me metadon, ai duhet t’i nënshtrohet një sërë analizave të gjata, gjaku edhe urine, në laboratorin tonë, më pas i përcaktohet edhe doza që ai duhet të marrë”, tregon për gazetën Karaman Harxhi, mjeku i qendrës “Aksion plus”. Sipas tij, një dozë e përshtatshme metadoni nuk e lë pacientin të ndjejë efektin e heroinës kur e përdor dozën e zakonshme. “Ky quhet efekti i bllokadës. Kur metadoni merret rregullisht, pacienti është i qetë dhe nuk ka dëshirë për të përdorur heroinën ose opiatet e tjera që blihen në rrugë. Zakonisht duhet 6 muaj për personat që marrin rregullisht metadonin, të “harrojnë” heroinën”, tregon ai. Nga ana tjetër sipas Harxhit, “ekziston edhe një dedoksifikim afatgjatë, i cili lejon të krijosh një sistem suporti për të qëndruar i pastër nga heroina”. Por zakonisht shumica e përdoruesve të heroinës kanë frikë ta përdorin metadonin sepse (abstinenca e tij është më e keqe). Metadoni ka një abstiencë që shkon 5-7 ditë, nganjëherë deri në dy javë, por meqë metadoni ka veprim të gjatë, akumulohet në trup dhe kështu eliminohet ngadalë dëshira për të marrë heroinën. Mendoj se metadoni është mjekimi më ideal për përdoruesit e heroinës, sepse me marrjen e tij një përdorues droge mund të largojë nga vetja një sërë problemesh”, shpjegon Harxhi. Sipas tij, “kjo mënyrë tek një përdorues droge ul përdorimin e opiateve të paligjshme, gjithashtu përmirëson funksionin social, ul aktivitetin kriminal të lidhur me marrjen dhe përdorimin e drogave, dhe më kryesorja përmirëson ndjeshëm edhe shëndetin e ish-përdoruesve të drogës. Por nga ana tjetër mendoj se, nëse pas pirjes së metadonit të cilin ne e japim në doza të caktuara dhe të kontrolluara, të trajtuarit vazhdojnë të marrin përsëri drogë ose edhe alkool, atëherë ky mjekim nuk ka efekt, madje në disa raste kur është marrë doza e metadonit dhe kjo shoqërohet menjëherë me dozën e heroinës, atëherë personi mund të kalojë edhe në gjendje kome”, përfundon doktori.

"SI MUND TE KUROHET SEMUNDJA E GJAKUT, TALASEMIA"

Federata Nderkombetare e Talasemise, ne te cilen perfshihen 91 shtete, po lufton per te gjetur metoda te reja per trajtimin dhe kurimin e talasemikeve, pjesa me e madhe e te cileve jane femije, por edhe adoleshente dhe te moshes madhore.

Perfaqesues te kesaj federate me prestigj, megjithese me nje staf te vogel mjekesh dhe administrues, por me teper me vullnetare ne vende te ndryshme te botes, jane perqendruar kryesisht, ne disa pika si: gjetja e indeve qe mund te rrisin prodhimin e hemoglobines ne rruazat e kuqe, gjetjen e ilaceve te reja, eliminuese te hekurit qe te mund te merren dhe nga goja, transplantimi i palces se kockes, apo i celulave baze dhe terapia gjenike, per te zevendesuar genet e talasemise me gene normale.

Betatalasemia eshte nje nga semundjet gjenetike me te perhapura ne bote. Organizata Nderkombetare e Shendetsise (OMS) qe e mbeshtet TIF in dhe perkujton cdo vit ne 8 maj luften qe behet kunder talasemise, vlereson se cdo vit lindin me teper se 100 000 femije te prekur nga kjo semundje, ne gjendjen homozigote, ne mungese te mjekimit. Kjo me teper ne zonat e fshatit ne bote, ku nuk ekziston as kujdesi mjekesor primar.
Talasemia eshte nje crregullim i trasheguar i gjakut.

Ajo e ul sasine e hemoglobines (rruazave te kuqe) ne trupin e njeriut dhe mund te sjelle ne kete menyre si rezultat, pamundesine qe rruazat e kuqe te cojne ne menyre te mjaftueshme oksigjen atje, ku ai eshte i nevojshem. Kjo shkakton anemi (pagjakesi) dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe te tjera ne trup do te "mbarojne" se funksionuari, si rezultat i mungeses se oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut eshte i vetmi mjekim i pershtatshem deri tani per talasemine.

Ai duhet te merret cdo tre kater jave, ne baze te nevojave te pacienteve qe duhet te bejne medoemos analiza laboratorike ne spitale, ambulance apo qendra te tjera shendetesore, per te ditur perqindjen e hemoglobines se tyre, edhe ne rast se nuk kane shfaqje te dukshme, si lodhje apo zbehtesi te fytyres (anemi). Transfuzioni i gjakut synon te mbaje nivelin e hemoglobines pothuajse normal, duke zevendesuar rruazat e kuqe "boshe", me te reja te shendetshme.

Kjo forme mjekimi, e quajtur "hyper transfusion", mund te ule anemine dhe te siguroje qe indet te marrin sasine normale te oksigjenit. Kjo u jep mundesi femijeve me talasemi qe te jetojne dhe te zhvillohen normalisht dhe nje dite te sherohen plotesisht, si rezultat i perparimeve te dukshme ne mjekesi ne kete fushe keto 20 vitet e fundit. Qe nga zbulimi i kesaj semundjeje nga mjeku amerikan Cooley, nga i cili fillimisht ka marre edhe emrin semundja (apo edhe fondacioni amerikan me prestigj qe njihet ne gjithe boten "Cooley's Anemia Foundation"), apo edhe "Talasemi Major", "anemi mesdhetare", etj., sukseset dhe hapat ne drejtim te mjekimit jane te dukshme.

Megjithate, transfuzionet e gjakut te perseritura, mund te shkaktojne grumbullimin e hekurit ne trup, gje qe mund te demtoje zemren, melcine dhe organe te tjera te trupit. Menyra me e pershtatshme tani per tani, per te hequr hekurin e tepert nga trupi, eshte injektimi i nje ilaci te quajtur Desferal (deri tani me rezultativi), ose shelatori nga goja Ferriprox (L1) dhe se fundi EXJADE, i prodhuar nga "Novartis" multinacionale me baze ne Bazel te Zvicres. Drejtori i saj, dr. Daniel Vasella, ka bere nje pune shume te mire dhe humane ne luften kunder talasemise, por gjithashtu duke gjetur ilace te tjera per semundjet gjenetike.

Federata Nderkombetare e Talasemise, me seli ne Nikozi te Qipros, "Cooley's Anemia Foundation" ne Nju Jork, vete Organizata Boterore e Shendetesise (OMS) me seli ne Gjeneve te Zvicres, si dhe Zyrat e saj Rajonale per Europen, ne Kopenhage apo edhe zyrat e tjera qe mbulojne kontinentet e botes, bejne nje pune te lavderueshme lidhur me perhapjen e te rejave ne fushen e talasemise qe ato te shkojne, jo vetem ne qendrat kryesore te mjekimit, por edhe atje larg, ne fshatra e vende, ku nuk ekzistojne akoma qendra te specializuara per talasemine.

Alfred Papuciu
Anetar, bashkepunetor i Federates Nderkombetare te Talasemise (TIF)





NDIHME SHOQATES SE LUFTES KUNDER TALASEMISE NE SHQIPERI

Te nderuar bashkebeselidhes biznesmene, parlamentare, mjeke, qytetare, perfaqesues te organizmave nderkombetare dhe organizatave joqeveritare ne Shqiperi dhe diaspore.
Si lexues i rregullt dhe kontribues modest, me shkrime te miat nga diaspora, e cmoj kontributin e gazetes "Koha Jone", si dhe te shtypit ne Shqiperi, te pasqyrave te shtypit te pergatitura nga perfaqesues te organizmave nderkombetare ne Tirane, apo edhe te organizatave bamirese dhe jo qeveritare, sidomos shkrimet qe pasqyrojne me objektivitet te rejat ne rrethet letrare, te ekonomise, te publicitetit, te problemeve te perditshme ne Shqiperi, Kosove e vise, Maqedoni dhe ne diaspore, por edhe ne vendet e tjera te rruzullit tokesor.

Shpesh here ketu ne Zvicer, apo edhe gjetiu ne diaspore, duke patur shume mjete te komunikimit masiv, bashkejetues te mi vene shenjen "jo" per iks gazete, media apo sajt elektronik. Kur lexojme shtypin shqiptar, ne bisede edhe me bashkebeselidhes te tjere, na pelqen qe shkruhet edhe per fenomene pozitive dhe jo per kriminalitetin, drogen, prostitucionin, fenomene te shoqerise moderne perendimore qe njihen qe nga shekulli i kaluar edhe me pare.

Shtypi dhe televizioni i atyre vendeve, u lene pak rreshta atyre fenomeneve dhe me teper flasin per solidaritetin, ndihmen qe jepet nga bashkeatdhetare brenda atyre vendeve, apo edhe jashte, nga shoqata bamirese, nga ndermarrje industriale, apo te ndertimit, nga shoqeri tregtare, biznesmene apo donatore private.

Shembull ne kete drejtim eshte edhe Gjeneva, ku pervec ndihmes se cmuar qe jep Konfederata Zvicerane dhe vete autoritetet e Kantonit te Gjeneves, edhe donatore private, ndermarrje te ndryshme dhurojne per shembull per Spitalin e Femijeve pajisje te ndryshme, apo kane kontribuar ne krijimin e kushteve te pershtatshme per femijet qe kurohen per nje kohe te gjate, per semundje gjenetike e te tjera, duke vene ne dispozicion te tyre apartamente banimi me nje cmim simbolik, keshtu qe edhe familjet e te semureve qendrojne prane tyre. Jane krijuar lehtesira duke u dhene falas bono per udhetimin me taksi, apo edhe me tren qe nga qyteti ku banojne deri ne Gjeneve, apo edhe mundesi te tjera si televizore, video, magnetofone, lodra per femijet, deri edhe tek krijimi i kushteve per udhetime falas te te semureve femije apo adoleshente ne qytete te tjera te Zvicres, si dhe jashte saj.

Organizohen here pas here edhe shfaqje me pjesemarrjen e artisteve, kengetareve, apo edhe te Universitetit Popullor Shqiptar (UPSH) per ndihma per te semure shqiptare, nga televizioni zviceran, si dhe shtypi i reflekton keto. Natyrisht, nuk pretendohet te arrihet nje gje e tille ne permasat e Zvicres, nje vend qe njihet boterisht per humanizmin e banoreve qe e perbejne qofshin keta zvicerane autoktone apo edhe te huaj. Ndihmat e dashamiresve qe ndihmojne falas me mundesite qe kane njihen edhe ne vende te tjera si ne France, Itali, Gjermani, Britani e Madhe, Greqi, etj., ku nje ndihmese te cmuar japin edhe shqiptaret humane qe banojne atje...

* * *

Isha ne nje udhetim pune jashte shtetit, nga 7 deri ne 10 janar 2006, ne konferencen nderkombetare lidhur me talasemine, ne Dubai, dhe pashe me syte e mi mbi 900 talasemike nga e gjithe bota, vocerrake, adoleshente, talasemike burra dhe gra, te martuar dhe me femije, gje qe nuk mund te konceptohej 20 vite me pare, kur talasemia ishte akoma nje semundje vdekjeprurese, ndersa aktualisht ajo eshte nje semundje kronike, qe kurohet mire, me transfuzione dhe eliminues te hekurit (qe fatkeqesisht, si pasoje e genit defektoz, grumbullohet ne trupin e njeriut).

Aty takova dhe mjeke te shquar, si babain e transplantimeve te palces se kockes, profesor Guido Lucarelli (Ishte ne Shqiperi ne shkurt 2006 dhe mori persiper te realizoje 50 transplantime te pacienteve vocerrake talasemike) me te cilin kisha shkembyer mesazhe elektronike apo edhe e kisha takuar ne konferenca te meparshme, duke diskutuar per ceshtjen e hapave ne trajtimin bashkekohor te kesaj semundjeje gjenetike. U takova edhe me profesor Alan Cohen, hematologun me te mire te vitit 2005 ne SHBA qe punon dhe studion mundesi te reja ne Filadelfia per kurimin e semundjes se talasemise dhe mjeke te tjere nga Italia, Greqia, Qiproja, Turqia, Singapori, Brazili, Bullgaria, Britania e Madhe, etj.

Aty u permallova, kur takova pa e ditur, delegacionin shqiptar, te kryesuar nga zevendesministri i Shendetesise, Aleksander Sallabanda, dhe i perbere, nder te tjere, nga docentja mjeke hematologe, Eleni Anastasi, dr. Anila Goga, dr. Sashenka Dega, kardiologu Vasil Lushnjari, doktoreshat e Spitalit te Durresit, hematologet Vera Koco dhe Adriana Hatellari, perfaqesuesi i "Novartis" ne Tirane, Gerti Konomi, kryetari i perkushtuar i Shoqates se Luftes kunder Talasemise ne Shqiperi, Musa Zenelaj, dhe paciente talasemike nga Shqiperia.

U takuam si miq dhe te gjithe ata me bashkuan si pjese e vetme e shqiptareve qe ndjekin hap pas hapi ecurine e metodave te reja ne luften kunder talasemise. Ata lane nje pershtypje shume te mire me takimet e shumta me bordin drejtues te TIF it, por edhe me hematologe dhe mjeke te degjuar, psikologe nga vende te shumta te botes, pjesemarres ne konference.

Per me teper, sidomos kur je larg, qofte edhe ne Evrope, ne vendet arabe, apo edhe me larg, ne nje kontinent tjeter si ne SHBA, Kanada, Afrike, e ndien te domosdoshme te jesh edhe me mendje afer Shqiperise, te dish se c'ndodh ne atdheun tend meme, kur merr vesh se c'bejne njerezit e thjeshte atje, funksionaret, shkrimtaret, punetoret, gazetaret, mjeket, si ata mjeke te perkushtuar shqiptare ne Dubai.

Ata, ne biseda me ta per talasemine ne Shqiperi dhe nje miku im i mire ne Tirane, personalitet dhe shkrimtar me ze i njohur ne shume vende te botes, me shtyjne sot t'u drejtohem me nje mesazh human:

Personalisht jam mediator kulturor dhe konsulent per botimet tek organizatat nderkombetare, anetar bashkepunetor i Federates Nderkombetare te Talasemise (TIF) me qender ne Nikozi te Qipros dhe konsulent i nje fondacioni qe merret me veteaftesimin e pacienteve qe vuajne nga semundje kronike. Kam realizuar botime dy gjuheshe letrare, perkthime nga letersia shqipe ne frengjisht, por edhe nga frengjishtja ne shqip, botime tek organizmat nderkombetare.

Ne dy librat e mi te fundit, dygjuhesh, botuar nga "Toena", enkas, megjithese permbajne meditime, skica, tregime, kam futur enkas edhe shkrime te miat per talasemine. Tani kam edhe nje detyre tjeter vullnetare: punoj nga afer me Federaten Nderkombetare te Talasemise (TIF), e cila po jep nje ndihmese te madhe edhe per talasemiket ne Shqiperi. Kam krijuar lidhje te ngushta me Shoqaten e Talasemikeve dhe atyre qe vuajne ne pergjithesi nga semundje qe lidhen me hemoglobinopatite ne France.

Ne ate vend te industrializuar ka 6 000 paciente qe kurohen per talasemine dhe afro 60 000 te tjere me drepanocitoze. Ata marrin rregullisht transfuzione gjaku, si dhe eliminues hekuri, Desferal qe injektohet nepermjet nje pompe te posacme qe mbahet nga talasemiket 5 dite ne jave.

Eshte i njejti mjekim si edhe per pacientet talasemike ne Shqiperi qe vuajne nga talasemia: pra transfuzione gjaku dhe eliminues hekuri, Desferal. Shoqata e luftes kunder talasemise ne France ka lidhje te ngushta edhe me paciente dhe shoqata te talasemikeve ne Belgjike, Itali, Algjeri, Marok, Tunizi e gjetiu.

Kjo semundje eshte e perhapur sidomos ne vendet e pellgut te Mesdheut, duke perfshire edhe Shqiperine, Greqine, Italine, Turqine, Bullgarine, por edhe Francen, Gjermanine, Britanine e Madhe, etj., sidomos si rezultat i migrimeve edhe nga vendet arabe. Ka me qindra mijra talasemike qe kurohen, edhe ne SHBA, Kanada, vendet arabe, Australi e gjetiu, perseri si rezultat i vendosjes atje qysh ne shekullin e kaluar te migranteve nga vendet mesdhetare.

Ne Qipro, vend i vogel, ku perqindja e talasemise ka qene shume e madhe, si rezultat i punes se TIF it dhe i masave paraprake, nepermjet diagnozes prenatale, apo edhe sensibilizimit te opinionit publik, talasemia sa vjen e po pakesohet tek popullsia e vendit.


* * *

Hapat e reja qe jane bere ne luften kunder kesaj semundjeje gjenetike qe jane transmetuar edhe kohet e fundit edhe ne Shqiperi, nepermjet shkembimeve te frytshme me TIF, me Italine, Greqine, Francen, Turqine, Zvicren dhe vende te tjera te Europes por edhe gjetiu, me pjesemarrjen ne seminare, kurse formuese, te mjekeve tane te perkushtuar hematologe, por edhe kardiologe, endokrinologe, apo edhe te personelit tone kurues ne pergjithesi, qe lidhen me kete semundje, kane bere qe te na nxisin te ndermarrin edhe ne ne diaspore, nje nisme modeste: nje projekt per talasemiket, sidomos ne zonat e fshatit ne Jug dhe Shqiperine e Mesme, si dhe ta zgjerojme edhe ne Kosove e vise.

Shpresojme qe pervec donatoreve, miq te Shqiperise dhe te shqiptareve, te kemi edhe mbeshtetjen tuaj dhe te lexuesve te gazetes "Koha Jone", si dhe ne pergjithesi te shtypit shqiptar. Kjo semundje gjenetike theksojme eshte e perhapur tek ne ne Shqiperi, Kosove, por edhe ne Greqi, Itali, Qipro, France, SHBA, Kanada (si rezultat i emigracionit ne keto dy vende te fundit), por edhe ne vendet arabe, Brazil, Kine...

Konferenca e dhjete nderkombetare per talasemine ne Dubai, nje vend i pasur, mikprites, i ndertuar mbi shkretetire, me njerez punetore, edhe pse jane praktikues te fese myslimane apo edhe asaj te krishtere, pasi te huajt (80 per qind e banoreve te vendit) jane forca kryesore e punes atje, deshmoi qarte se ecuria e trajtimit klinik te kesaj semundje gjenetike qe ka qene vdekjeprurese para afro 20 vitesh me pare, eshte shume premtuese dhe talasemiket jetojne gjate sot, ne saje te nje mjekimi bashkekohor: me transfuzione dhe eliminues hekuri.

Ndoshta mund te flasim njehere tjeter per kete pike, pasi jane bere hapa edhe nga Ministria e Shendetesise ne Shqiperi, si dhe nga mjeket tane te talentuar hematologe, dhe te fushave te tjera qe merren me talasemiket, jo vetem te brezit te kaluar te te ndjerit profesor Selaudin Bekteshi, prof. Enis Boletini, dr Aferdita Gusho, prof. Aleko Vesho, as.profesore Eleni Anastasi, prof. Anila Godo, dr. Albert Zhuzhuni, e ndjera dr. Vangjelo Grillo (megjithese ishte ne Spitalin e Femijeve ne nje pavijon tjeter dhe jo te hematologjise), zonja Dhoni Adhami, laborante tashme e moshuar, e urte dhe teper e afte per profesionin e saj, qe ndiqte femijet talasemike ne Pediatrine e Tiranes, e shume te tjere. Tanime ka edhe mjeke qe i perkasin brezit te ri qe jane formuar tek ne ose jashte shtetit. Te me falin ata mjeke te perkushtuar qe per mungese vendi, nuk i permend dot te gjithe, por ata gezojne respektin e pacienteve dhe prinderve te tyre.

Natyrisht nuk ka vend ketu per vetelavderim, pasi si kudo edhe ne bote ekzistojne probleme qe kane te bejne sidomos me mbulimin me hematologe dhe specialiste te formuar, ne te gjitha zonat ku eshte e ndjeshme talasemia, si ne Fier, Lushnje, ne Shqiperine e Mesme, apo edhe me ne Jug te Shqiperise. Aktualisht ne Shqiperi ka afro 500 paciente me hemoglobinopati, ku perfshihen talasemia major, drepanocitoza, talaso/drepanocitoza. Jane tre qendra ekzistuese ku behet transfuzioni i mases eritrocitare, e pergatitur per cdo pacient, sipas grupit dhe struktures se tij, me filter leukocitar.

Transfuzioni, sipas shkalles se semundjes dhe nevojes se vete pacienteve, behet cdo 2 3 jave. Ndersa terapia qe ne gjuhen mjekesore quhet "ferrokelante" (pra me eliminues te hekurit qe grumbullohet ne trup) behet me Desferal "sub/cutan" (me pompen e Desferalit apo edhe me injeksion). Kjo eshte edhe terapia me e mire deri me sot, edhe ne vendet e industrializuara. Per drepanocitozat, ka paciente qe i jane nenshtruar transfuzionit, si edhe per talasemiket, por ka edhe te tjere qe nuk kane nevoje per transfuzione te rregullta dhe mjekohen sipas problemeve qe paraqesin.

Natyrisht, nuk pretendoj qe keto te dhena te mbulojne informacionin e sakte per talasemiket apo per ata qe vuajne nga drepanocitoza ne Shqiperi, pasi edhe ne vende si Franca, Britania e Madhe, etj., megjithese here pas here behen sondazhe per te ditur numrin e sakte te pacienteve qe vuajne nga keto semundje gjenetike, jo per faj te prinderve, apo edhe te vete atyre.

Levizja e njerezve dhe migrimi qe ka marre permasa te medha ne te gjitha vendet e botes, nuk japin mundesi te realizohet nje depistim i sakte, pa realizuar masat parandaluese dhe diagnozen prenatale, plotesimin e nje pyetesori te sakte per te gjithe grate qe shtrohen ne maternitete, apo qe shkojne per kontroll ne klinikat apo ambulancat e lagjeve, qysh ne muajt e pare te barres. Shembulli i Qipros ne kete drejtim eshte teper domethenes ne uljen e lindjeve te femijeve me defekte gjenetike...


Ne Shqiperi, ka ndihmuar se tepermi edhe Federata Nderkombetare e Talasemise (TIF), me qender ne Nikozi te Qipros dhe sidomos Presidenti i saj, zoti Panos Englezios, nje biznesmen i suksesshem, i respektuar, qe megjithese para disa kohesh humbi djalin e tij, Zhorzh (Georges), vetem 27 vjec, vazhdon luften e tij kunder talasemise, duke ndihmuar me pervojen e tij, por edhe duke organizuar konferenca nderkombetare ne vende te ndryshme te botes.

Ne numrin e saj te fundit, revista e Federates Nderkombetare te Talasemise "TIF MAGAZINE", me nentitullin "Familja Boterore e Talasemise takohet ne Dubai, janar 2006", botohen edhe takimet e frytshme te delegacionit shqiptar, me bordin drejtues se TIF it, si dhe veprimtarite dhe takimet e perfaqesuesve te larte te kesaj federate me prestigj, me kryetarin e Shoqates te Luftes kunder Talasemise ne Shqiperi, zotin Musa Zenelaj, dhe perfaqesues te tjere te saj, paciente talasemike. Keto jane te shoqeruara edhe me fotografi nga veprimtaria e delegacionit shqiptar ne Dubai.

Eshte botuar se fundi ne shqip edhe libri i doktoreshe Androulla Eleftheriou, drejtoreshe shkencore e kesaj federate me prestigj (TIF), me titull: "Mbi talasemine" dhe po pergatiten te tjera botime, me nismen edhe te gazetareve shqiptare, nder te tjere, si Laureta Roshi, apo te Shoqates se Luftes kunder Talasemise ne Shqiperi. Kjo shoqate ben nje pune te lavderueshme, me kryetar Musain e perkushtuar, nje burre i moshuar dhe qe se shpejti do t'i shtoje radhet e saj me anetare te rinj, duke perfshire edhe ju te dashur lexues.

Ajo nxjerr here pas here broshura informuese per kete semundje, duke pasur ndihmen e tipografeve tane te mire dhe humane, si edhe te vullnetareve te tjere qe e ndihmojne ate. Cdo ndihme qofte edhe modeste e bashkeatdhetareve tane, kudo qe jane, me te holla, me pajisje, me mundesi te ndryshme per talasemiket ne Shqiperi, do te mirepritej nga ana e Shoqates se Luftes kunder Talasemise ne Shqiperi.

Po pergatitet ne anglisht dhe ne shqip, libri "Hope for the future" me deshmi, ne forme ditari nga pervoja 25 vjecare ne fushen e talasemise. Shpresojme te kemi ndihmen se afermi edhe te simotres se TIF, ne Nju Jork "Cooley's Anemia Foundation".

Me shprese se bashkeatdhetaret do ta degjojne thirrjen tone modeste, nisur nga deshira e mire, per te ndihmuar talasemiket ne Shqiperi, apo edhe ne Kosove dhe vise. Respekt dhe mirenjohje.

Nga Alfred Papuciu *
*Anetar bashkepunetor i Federates Nderkombetare te Talasemise
Bashkepunetor per botimet ne organizatat nderkombetare
Bashkepunetor i "Fondation Recherche et Formation pour l'Enseignement du Malade" ne Gjeneve
Mediator kulturor





8 MAJI DHE PERPARIMET NE DIAGNOSTIFIKIMIN DHE MJEKIMIN E TALASEMISE

Ne cdo 8 maj, kudo ne boten e qyteteruar perkujtohet Dita e Luftes kunder Talasemise, kesaj semundjeje te shekullit XX dhe te shekullit XXI qe eshte e perhapur ne rruzullin tokesor.

Ne kete dite, te gjithe ne kujtojme me permallim te gjithe ata femije, adoleshente dhe madhore qe diten te perballojne semundjen vite te tera ne vende te ndryshme te botes. Shembulli i tyre dhe hapat qe jane bere vitet e fundit per diagnostikimin dhe mjekimin e kesaj semundjeje gjenetike na japin shpresa se ne nje dite te afert do te arrihet te gjendet nje kure edhe per talasemiket.

Si anetar bashkepunetor i Federates Nderkombetare te Talasemise (TIF) dhe si shqiptar uroj qe te gjithe ne ne Shqiperi dhe ne diaspore te kujtojme fjalet e shenjtores sone Nene Tereza, e cila me modestine e saj jepte gjithmone nje mesazh human: "Ajo qe bej une eshte nje pike uji ne oqean.

Por, nese kjo pike uji nuk do te ishte atje, uji do te mungonte". Silueta e saj ngjyre blu e hapur dhe e bardhe njihet kudo ne bote dhe fjalet e saj shpesh jepen si postulate qe krijojne shpresa per te ardhmen e atyre qe vuajne, qe kane nje semundje kronike, atyre qe nuk kane shume te ardhura, por qe shpresojne per nje te ardhme me te mire.

Ata jane larg pangopesise se njerezve qe mendojne vetem per veten, per rehatine e tyre, pa hedhur syte se diku prane tyre jeton dikush qe ka nje semundje, qe kerkon nje ndihme, nje fjale te mire sheruese. Fjalet e Nene Terezes, e cila paraardhesit e saj nga i ati i kishte nga Shkodra, ku eshte dhe nje rruge me emrin Bojaxhiu dhe do ngrihet permendorja e saj, apo bamiresite e saj, i kalojne kufinjte e vendit te saj ame dhe jane shume kuptimplote ne kete dite perkujtimore te 8 Majit.

Kushdo qe ka ndjekur keto 25 vitet e fundit ecurine ne mjekimin e talasemise veren me bindje se e ardhmja do jete shume me e mire. Kalimi nga trajtimi fillestar ne ate bashkekohor: transfuzione ose hipertransfuzione, shoqeruar me eliminues te hekurit, Desferal, L 1, e se fundi EXJADE, do te krijoje mundesine e realizimit me sukses te transplantimeve te palces se kockes, realizimit te terapise me anen e kordonit ombelikal, si dhe terapive te tjera bashkekohore.

Ditet e fundit, pata fatin sic mund ta kishte edhe ndonje bashkeatdhetar i imi, te takoj drejtoreshen kombetare te "Cooley's Anemia Foundation" ne Nju Jork. Biseda teper e ngrohte dhe e suksesshme me zonjen Xhina Cioffi, me lejon t'u shpreh ne menyre te qarte se se shpejti do realizohen dy eksperimentime te terapise gjenike, diku ne Europe.

Nuk eshte rasti per t'u entuziazmuar para kohe, por ky hap cel rrugen e nje ndermarrjeje kurajoze per shpetimin e jetes se miliona vogelusheve, adoleshenteve dhe madhoreve, ne Europe, SHBA, Kanada dhe gjetiu. Per kete pervoje unikale shpresoj te flasim se shpejti.

Xhina Cioffi eshte nje grua e thjeshte, e matur, me teper pervoje ne fushen e talasemise. Ka nje CV te pasur edhe si konsulente ne Kanada. Ka shkruar edhe libra qe lidhen me talasemine. Talasemia eshte nje semundje gjenetike e perhapur ne Itali, France, Shqiperi, Kosove, Greqi, Qipro, vendet arabe, ne Azi, por edhe ne SHBA dhe Kanada, si rezultat i migrimeve te shumta. "Cooley's Anemia Foundation" si dhe Federata Nderkombetare e Talasemise (TIF) qe e ka seline ne Nikozi te Qipros bejne nje pune te madhe lidhur me diagnostikimin dhe perhapjen e te rejave per talasemine qe ato te shkojne jo vetem ne qendrat kryesore te mjekimit, por edhe ne fshatra e vende ku nuk ka akoma qendra te specializuara.

Ne keto organizma me prestigj dhe me staf te kufizuar, ka vullnetare te shumte, shkencetare dhe anetare individuale, mjeke ne SHBA, Europe dhe ne bote, duke perfshire edhe nga Shqiperia. Ato organizojne seminare dhe kane nje program te gjere edukimi mjekesor qe fillon nga konsultat gjenetike dhe diagnoza prenatale qe mund t'u japin familjeve njoftime te plota mjekesore per t'i ndihmuar qe t'i kene femijet ne shendet te plote.

Gjithashtu, ato japin here pas here njoftime te vlefshme lidhur me trajtimin klinik te pershtatshem per talasemine, ne te gjitha format e saj. Informimi i familjeve qe perbejne nje mundesi te kene paraardhes me genin e talasemise, depistimi i tyre me ane te anketave ne familje, ose gjate konsultave mjekesore te perditshme, apo konsultave para lindjes, sjell mundesi per parandalimin e semundjeve tek femijet e ardhshem.

E domosdoshme eshte edhe diagnoza prenatale e realizueshme qe nga vitet 1970, si pasoje e perparimeve te teknikave te marrjes se materialit gjenetik dhe biologjise molekulare. "Te drejtosh semundjen vetjake, kjo gje mesohet", thote profesori i shquar zviceran, Zhan Filip Assal. Si krijues ne Evrope i te pares njesi te mjekimit dhe mesimit per diabetin, ai pastaj u be pionier i arsimit terapeutik.

Drejtor i nje qendre bashkepunimi te OMS it, ai jep ndihmesen e tij me pervojen e madhe, duke ndihmuar ne gjithe boten paciente dhe personel mjekesor. Ja se si shprehet profesor Assal: "Duhet mesuar pacienti qe vuan nga nje semundje kronike qe te drejtoje semundjen e vet, te ndihmohet qe te jetoje sa me mire duke e patur ate.

Nje i semure qe di te drejtoje mjekimin e vet shmang komplikimet, permireson cilesine e jetes se vet dhe ka kenaqesine te jete me pak i varur nga mjeket, duke e ditur se e ka semundjen. "Cooley's Anemia Foundation" dhe Federata Nderkombetare e Talasemise jane shume te interesuar per gjetjen e rrugeve sa me efikase per te ndihmuar edhe Shqiperine lidhur me diagnostimin e semundjes tek pacientet e mundshem dhe per mjekimin klinik sa me bashkekohor jo vetem ne zonat e qytetit, por kudo ku kjo semundje e shekullit shfaqet, ne format e saj minore apo majore.

Ne kete dite perkujtimore nuk mund te le pa permendur punen e perkushtuar te hematologeve shqiptare, laboranteve, personelit mjekesor ne pergjithesi, qe kane perballuar dhe u kane dhene zgjidhje bashkekohore problemeve qe lidhen me diagnostikimin dhe mjekimin e talasemise.

Puna e tyre, si edhe ajo e Shoqates se Anti Talasemise ne Shqiperi duhen lavderuar. Federata Nderkombetare e Talasemise dhe presidenti i saj, biznesmeni i njohur qipriot, Panos Englezios, kane derguar mesazhe inkurajimi, duke vleresuar hapat e marra nga autoritetet shendetesore shqiptare, si dhe nga qeveria shqiptare per perhapjen e qendrave te luftes kunder talasemise, edhe ne zonat fshatare, si dhe ne rajonet ku kjo semundje gjenetike prek me teper popullsine vendase.

Edhe Organizata Boterore e Shendetesise (OMS) mbeshtet veprimtarite per parandalimin dhe kontrollin e talasemise ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Gjithashtu, ne nje numer vendesh, nepermjet cdo byroje rajonale te OMS it, jane hartuar programe kontrolli te hollesishme te bazuara ne rekomandimet e organizates. Rezultatet jane impresionuese ne shume vende.

Diaspora shqiptare, si edhe nje fondacion prestigjioz kane filluar hapat e tyre per te ndihmuar futjen e teknikes bashkekohore edhe ne ato zona te Shqiperise ku akoma nuk jane mjetet e domosdoshme per depistimin e semundjes si edhe te mjekimit klinik te pershtatshem per femijet dhe te rriturit.

Le te shpresojme se edhe biznesmenet shqiptare, si edhe qytetaret ne Shqiperi dhe diaspore, nepermjet ketij mesazhi do te japin ndihmesen e tyre per Shoqaten e Talasemikeve si dhe per institutionet dhe personelin mjekesor qe kujdesen cdo dite per nje jete me te mire per ata mijera paciente qe jane te prekur nga kjo semundje gjenetike.

Nga Alfred Papuciu*
*Anetar Bashkepunetor i Federates Nderkombetare te Talasemise (TIF)

Shqiptarët, më të shëndoshët në të gjithë rajonin

Në vendin tonë 24% e meshkujve dhe 19% e femrave janë obezë. Ndërkohë që pas moshës 55 vjeç pjesa më e madhe e këtyre personave kanë nevojë për trajtim klinik.

Të dhënat kësaj radhe nuk vijnë nga statistikat e spitaleve, por nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas raportit të fundit të kësaj organizate në lidhje me shëndetin në vendet e Evropës, Shqipëria duket se ka popullin më të shëndoshë të të gjithë rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit për obezitetin i kanë disa herë më të ulët. E ndërsa në vendin tonë meshkujt janë më të shëndoshë se femrat, ky raport përmbyset në Bosnje ky rreth 21% e femrave kundrejt 14% të meshkujve janë obezë dhe Maqedoni, ku 24% e femrave dhe 6% e meshkujve janë obezë. Gjithashtu, shkak për rritjen e numrit të personave të shëndoshë është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas raportit, rezulton se ***ërisht mbipesha është ndër faktorët kryesorë për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, që nga ato të zemrës e deri te diabeti. Kjo sëmundje numëron në vendin tonë rreth 30 mijë persona, të cilët nivelin e sheqerit në gjak e kanë shumë të lartë. Për ta mbajtur nën kontroll, ata duhet t’i nënshtrohen një diete të rreptë ushqimore, por edhe të përdorin ilaçe. Por kohët e fundit mjekët kanë ngritur një tjetër alarm. Numri i fëmijëve obezë në vendin tonë sa vjen e rritet. Për këtë shpesh herë faj kanë prindërit e tyre, të cilët i dendin ata me patatina, çokollata e ushqime të tjera të thata, që jo vetëm që nuk kanë vitaminat e nevojshme për organizmin, por e dëmtojnë atë. Nga ana tjetër, konsumi i këtyre ushqimeve me superkalori shoqërohet edhe me mungesë të theksuar të çdo sporti apo aktiviteti tjetër fizik. Rritja e numrit të fëmijëve obezë, sipas mjekëve, mund të ndikojë në mbarëvajtjen e shëndetit të tyre, duke shkaktuar sëmundje të qarkullimit të gjakut e të llojeve të tjera. Madje në vitet e fundit është vënë re edhe shtim i fëmijëve me diabet që në moshë të vogël. Në pediatrinë e kryeqytetit janë rreth 300 fëmijë që trajtohen për sëmundjen e diabetit, por ky numër mendohet të jetë edhe më i madh, pasi jo shpesh kapet në kohë. Mosha mesatare e tyre është deri në 14 vjeç. Këta fëmijë duhet të ndjekin një dietë të detajuar ushqimore dhe nëse prindërit janë të kujdesshëm, fëmija i tyre do rritet normalisht. Por, nëse dieta dhe trajtimi me insulinë nuk ndiqen siç duhet, pasojat tek fëmijët do të ishin tragjike, pasi do të dëmtoheshin të gjitha organet.


Sëmundjet infektive
SIDA, sifilizi dhe gonorrea, sëmundje shumë të rrezikshme që transmetohen seksualisht, kanë shpeshti disa herë më të ulët në vendin tonë krahasuar me 25 vendet anëtare të BE. Por, ndërsa raporti i OBSH bën krahasimet në përqindje me këto vende, është për t’u përmendur fakti se shfaqja e këtyre sëmundjeve është rritur dukshëm 15 vitet e fundit, ndërkohë që më parë Shqipëria ishte thuajse e pastër prej tyre. Kjo në sajë të emigrimit në masë të popullsisë së re. Në vendin tonë numërohen rreth 156 raste të të prekurve nga virusi HIV, por mendohet që ky numër të jetë disa herë me i lartë, pasi për shkak të diskriminimit jo pak prej të infektuarve nuk drejtohen në spitale. Për 10 mijë banorë, çdo vit shfaqen rreth 18 raste të reja me tuberkuloz dhe 0.2 raste të prekurish nga sifilizi. Nga sëmundja e salmonelës raportohen çdo vit 8 raste.

Aksidentet
Numri i personave që humbasin jetën në aksidentet rrugore në 25 vendet anëtarë të BE, krahasuar me vendin tonë, është mbi 20 herë më i lartë. Sipas raportit, ndërsa në këto vende çdo vit për 100 mijë banorë humbasin jetën 297 persona, në Shqipëri ky tregues është 12 persona. Megjithatë këto të dhëna ndryshojnë vit pas viti. Një numër të konsiderueshëm vdekjesh ka në vendet e BE edhe nga aksidentet në punë, ndërsa sërish Shqipëria këto tregues i ka më të ulët. Por nga ana tjetër, si pasojë e amortizimit të rrugëve, të sigurisë teknike të dobët dhe shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtojnë automjetet, në Shqipëri numri i aksidenteve është gjithnjë e më në rritje. Një tjetër faktor që ndikon së tepërmi është edhe shtimi në masë i shoferëve të rinj, të cilët e marrin patentën për një kohë të shkurtër dhe bëhen shkaktar të aksidenteve.

Risqet për shëndetin
Duhanpirja në vendin tonë është në nivele alarmante e në të njëjtën kohë edhe risku për t’u sëmurur nga kanceri i mushkërive. Krahasuar me 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shqiptarët konsumojnë 10% më shumë duhan, edhe pse vendi ynë është ndër më të varfrit në Evropë. Ndërsa pijet alkoolike duket se nuk i joshin aq shumë shqiptarët. Mesatarisht e gjithë popullsia konsumon 2 litra alkool në vit, kurse në vendet e tjera të zhvilluara, duke marrë këtë metodë matjeje, konsumi i alkoolit arrin deri në 9.4 litra për preson në një vit. Krahasuar edhe me rajonin, të dhënat tregojnë se vendi ynë konsumon disa herë më pak alkool. Ndërsa numri i përdoruesve të drogës sa vjen e rritet. Droga që përdoret më shumë është kanabisi. Rreth 2.6% e personave, sipas raportit të OBSH, e kanë konsumuar atë gjatë vitit të kaluar.


Vdekjet, 52% shkaktohen nga zemra

Numri më i madh i vdekjeve në vendin tonë shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare, që zënë 52% të këtyre rasteve. Ndërsa në vendet e tjera të Evropës kjo përqindje është disa herë më e ulët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën publike shifrat ku vdekjet nga kanceri zënë rreth 14% të numrit total të vdekjeve tek të rriturit. Shifrat e raportit tregojnë se numri i rasteve me tumor në kokë që zbulohen çdo vit në Shqipëri është me i lartë se vendet e BE, ndërsa për llojet e tjera këto vende kanë më shumë raste për 100 mijë banorë në raport me vendin tonë. Për sa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet mendore, numri i personave që humbasin jetën çdo vit tek ne është më i ulët sesa në 25 vendet e BE. Në këto vende vdekshmëria arrin në masën 4%, ndërsa në vendin tonë 3%. Megjithatë, mënyra sesi trajtohen personat me probleme mendore në spitalet tona ka mungesa të mëdha.

Vetëvrasjet, Shqipëria 3 herë më pak se BE

Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri është tre herë më i ulët se në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas raportit të OBSH, ndërsa në Shqipëri vetëvriten 4 persona për 100 mijë banorë, në 25 vendet anëtare të listës Shengen ky numër arrin në 12 persona. Por ndërsa në këto vende mosha mesatare e personave që vetëvriten është rreth 27 vjeç, në vendin tonë ka filluar të shfaqet një tjetër fenomen. Fëmijë të cilët nuk kanë arritur akoma moshën e adoleshencës vendosin t’i japin fund jetës. Ende shkaqet kanë mbetur të pashpjeguara mirë, ndërsa faktorët socialë si varfëria apo keqkuptimet në familje janë përcaktuar nga sociologët si kryesoret. Vitin e kaluar rreth 10 fëmijë brenda një harku prej 4 muajsh u vetëvranë. Për këtë çështje dyshimet u hodh mbi disa sekte fetare, që predikojnë shtëpi më shtëpi për ringjalljen, megjithatë asgjë nuk është vërtetuar deri tani.


Të dhënat e UNICEF tregojnë shifra 2 herë më të larta se rajoni

Fëmijët shqiptarë, 1 në 7 është i kequshqyer

Një në shtatë fëmijë shqiptarë është i kequshqyer. Të dhënat bëhen të ditura nga UNICEF.

Sipas raportit të kësaj organizate, që merret me çështjet e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, rreth 14% e të vegjëlve deri në 5 vjeç janë nën peshën mesatare. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të dhënat për Shqipërinë janë disa herë më të larta. Në Serbi e Maqedoni përqindja e fëmijëve të kequshqyer arrin në 6%, ndërsa në Bosnjë shkon deri në masën 4%. Shkak kryesor për këtë situatë janë kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetojnë shumë prej familjeve shqiptare. Rreth një e treta e fëmijëve shqiptarë jetojnë me 2 dollarë në ditë. Këto të dhëna dëshmojnë se niveli i jetesës është tepër i ulët. Sipas raportit, kequshqyerja e fëmijëve nën moshën 5 vjeç ka pasoja të rënda jo vetëm për zhvillimin e tyre fizik, por edhe për zhvillimin mendor. Këta fëmijë, të cilët gjatë viteve të para të jetës nuk marrin sasinë e nevojshme të ushqimit dhe të vitaminave që u duhen për organizmin, janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve të frymëmarrjes. Gjithashtu, sëmundje të tilla si diarreja merren më shpesh, madje jo pak prej tyre humbin jetën si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme. Sipas të dhënave të OBSH, kequshqyerja dhe trajtimi jo i mirë shëndetësor mendohen të jenë ndër shkaqet kryesore që në vendin tonë vdesin 2 herë më shumë fëmijë se në vendet e tjera të Evropës. Për çdo 1 000 banorë probabiliteti i vdekshmërisë të fëmijëve deri në 5 vjeç është 24 vetë. Nga ana tjetër, niveli i edukimit për rritjen e fëmijëve nga prindërit është shumë i ulët. Më e rënduar paraqitet gjendja në zonat rurale, ku mungon kultura e nevojshme për t’i ushqyer dhe trajtuar siç duhet. Në këto zona, shërbimi shëndetësor ka mangësi të theksuara në personel, ambiente e medikamente. Fëmijët shqiptarë jo vetëm jetojnë në kushte të vështira ekonomike, por rriten nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike, çka ndikon së tepërmi në formimin e tyre. Shqetësues mbetet fakti i abuzimit me fëmijët, të cilët përdoren për përfitime materiale nga të rriturit. Ata trafikohen dhe detyrohen të lypin. Kjo gjë ndodh si brenda dhe jashtë vendit. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që prej disa vitesh në bashkëpunim edhe me strukturat qeveritare ka nisur një sërë programesh për të luftuar këto fenomene, por vetëm panorama në rrugët e kryeqytetit tregon se këto plagë janë më të hapura se kurrë. Fëmijët i sheh të lypin, të pastrojnë makina, të shesin paketa cigaresh dhe të kryejnë punë të tjera të rënda. Shumë prej tyre nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, të tjerë e kanë braktisur atë.



Puna e fëmijëve

Shumë prej familjeve, në pamundësi për t’u plotësuar kushtet e jetesës, i detyrojnë ata të punojnë. Kështu, të miturit jo vetëm që sigurojnë vetë jetesën, por përgjigjen, edhe pse nuk duhet, edhe për bukën e prindërve të tyre. Rreth 50 mijë fëmijë në Shqipëri, që u përkasin grupmoshave dhe zonave të ndryshme janë të detyruar të punojnë. Vetëm në kryeqytet regjistrohen 700 fëmijë, që kanë braktisur shkollën dhe kanë nisur të punojnë. Fenomeni i lypjes në shumë vende të botës jo vetëm dënohet me ligj, por edhe me burgim,
ndërsa tek ne kjo gjë nuk ndodh.

Vdekshmëria foshnjore
Në vendin tonë çdo vit vdesin 9 fëmijë për 1000 mijë lindje. Sipas raportit të OBSH, tek ne numri i vdekjeve të të porsalindurve është dy herë më i lartë se të gjitha vendet e BE. Ky numër pas viteve ‘90 është reduktuar në masën 50 %, shkak për këtë është bërë liberalizimi i aborteve dhe rritja e nivelit të shërbimit riprodhues. Edhe vdekshmëria e nënave ka shënuar ulje të ndjeshme. Vitet e fundit vihet re një ndërgjegjësim më i madh për të kryer kontrolle të vazhdueshme tek mjekët.

Zirina Llambro
Kortezi e Panorama




Obeziteti apo dhjamosja që po vret

Isuf Kalo

As që mendohej se do të vinte edhe në Shqipëri kjo ditë: Që, shëndeti i tepërt, ose “obeziteti” siç quhet në mjekësi, të shndërrohej në shqetësim dhe kërcënim për shqiptarët, sepse njerëzit e shëndoshë, apo shumë të shëndoshë kanë qenë të rrallë. Kurse njerëzit me trup normal apo të dobët, të panumërt. Madje shëndoshja trupore ka qenë e lakmuar dhe quhej tipar bukurie. Fëmijë dhe grua e bukur përgjithësisht quheshin fëmija “buçko” dhe gruaja “e kolme”.
Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë. Alarmuese është se ai po shtohet edhe tek fëmijët Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe GLOBEZITET. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen frikshem bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.
Dantja e pat perceptuar grykësinë si ”mëkat” dhe e pat dënuar” atë në një nga rrethet e tij te ferrit. Por a e pat parashikuar ai që kjo dobësi njerëzore në dukje e pafajshme, të merrte dhjetëra shekuj pas tij, përmasat e një suicidi të heshtur të tillë gjigant të njerëzimit?

Paradokset e dhjamosjes

Duket paradoksal ky shqetësim për obezitetin në një popullsi si ajo e jona që historikisht ka vuajtur nga nënushqyerja dhe uria. Këto dy të fundit si edhe varfëria ende nuk janë zhdukur, përkundrazi janë prezentë dhe mjaft të shpeshta. Mangësitë, njëanëshmëria dhe vështiruesit e sigurimit të ushqimit hasen ende sot gjerësisht tek shqiptarët. Një studim i një agjencie të huaj të specializuar dëshmoi se në vitit 2003 në vendin tonë 37.3 % e njerëzve vuanin nga pamjaftueshmëria ushqimore kronike prej të cilëve 17,3 % në gradë të rëndë.
Por pikërisht varfëria, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë, ushqimet e duhura, të mira për shëndetin, kanë krijuar një lloj të ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinë e ushqimit të konsumuar, se sa me cilësinë e tij, me përbërjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, përzgjedhjen dhe preferencat e reja të ushqimit dhe kalorazhin e lartë.Veçanërisht në shtresat e varfra të popullsisë, është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore të cilat janë me te lira si çmim, por fatkeqësisht janë dëmtuese për shëndetin. Për pasojë obeziteti, dikur i frikëshem kryesisht per të pasurit , po shtrin putrat e tij tani edhe në kontinentet dhe territoret e vendeve të varfra shume milionëshe.

Tregu i lire dhe obeziteti

Ushqimi i njerëzve varet nga të ardhurat mesatare , produksioni ushqimor, furnizimi , shpërndarja tregtimi , reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve ekonomiko - shoqërore në botë, Evropë dhe tek ne mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme, kryesisht të importuara. Veç kënaqësive, ato krijuan rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve tanë si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të superkoncentrauara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh të lartë.
Tregu i lire dhe reklamimi krijuan preferenca të reja dietetike ushqimore të popullatës sonë, sidomos në qytet. Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale të tij po lihen pas dore, si “demodé”. Ato gatuhen nga grate tashme te zena ne pune gjithnje e me pak dhe me pertese . Në vend të tyre ushqimi i industrializuar, më shpesh i importuar, i gatshëm ,gjysmë i gatshëm (Fast Food, Sandviç, Mac Donald ,Doner, Sushi,Coca Cola, Fanta, Çokollata, dhe pijet alkoolike te ndryshme ) me shije të reja por me kalorazh të lartë dhe përbërje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike kane pushtuar tregun dhe tryezat. .Bashkë me to po spostohet gradualisht dhe vendi i ngrënies: nga ai tradicional familjar shtëpiak në atë “me shoqëri” në lokal. Edhe tradita e marrjes së ushqimit nga shtëpia me vete në çantë për ta konsumuar gjatë pushimit të drekës në punë ose në shkollë, po zëvendësohet me blerjen e tij të gatshëm nëpër kioska, pika shitje ambulante apo automate të vendosura kudo në qendra pune ose shkolla.

Një rrjet i panumërt restorantesh, baresh, qebaptoresh, pastiçeri në tezga, kioska apo lokale super luksoze kanë mbirë kudo, në rrugë, shkolla, qendra pune dhe banimi. Fal globalizmit ushqimet e kuzhina te huaja : kineze , indiane ,meksikane ,orientale , picat italiane e suflaket greke kane kapercyer kufijt e shteteve dhe po konkurojne kudo me ato tardicionale lokale.
Të gjitha së bashku kanë krijuar edhe tek ne një BUM ushqimor dhe kalorik të paparë që i tërheq njerëzit tanë me kënaqësitë dhe shijet e reja gastronomike dhe kulinare aq të lakmuara, por të paplotësuara dot ndonjëherë.më parë

Rrezikun e dytë sinergjist me të parin e përbën rehatia fizike. Një stili ri jetese po përhapet i karakterizuar me aktivitet fizike dhe veprimtari muskulore të pakësuar. Ai është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, automobilizmit, që zëvendësoi ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë , ashensorëve, në vend të ngjitjeve të shkalleve në këmbë, qëndrimit të stërzgjatur përpara TV, kompjuterëve, pra pasivitet, në vend të lëvizjeve aktive, sporteve dhe punës së mëparshme të lodhshme muskulore fizike.Mbi 60 % e te rinjeve tane nuk arrijne te kryejne aktivitet fizik sistematik as dy here ne jave per rrujatjen e linjes se trupit Jo vetëm shqiptarët, por gjithë popujt e varfër kanë ëndërruar të kenë të hanë dhe të çlodhen. Por “ luga “, kolltuku , automobili dhe gota e pijes dhe po behen tani armiqt e tyre te rinj

Ku është e keqja?

E keqja është se ushqimi nuk është si ajri frymëmarrjes. Organizmi merr dhe mban vetëm aq ajër sa i duhet,tepricën e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kështu. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Fal ketij mekanizëmi fiziologjik mbrojtës organizmi siguron rezervat per rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Ky formohet nga kaloritë e tepërta tëgrumbulluara nga mos lëvizja, nga mbi ushqyerja dhe mos djegia prej trupit të kalorive të mara me ushqim Depozitimi, ndonese me synim pozitiv kur teperohet deri në obezitet shndrohet për fat të keq në një “bombë te heshtur me sahat” brenda organizmit
E keqja e obezitetit nuk është vetem estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike: Bilanci i mbrapshtive të tilla të tij ne bote është i madh: 600 milion njërëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike te zemrës e të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milion aksidentet vaskulare të trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 hiper kolestrolit. Cilat luftëra, epidemi apo katastrofa natyrale i kanë shkaktuar njerëzimit kasaphanë më të madhe se kjo?
Shtojmë këtu edhe barrën financiare dhe psiko-emocionale të lidhur me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre e cila është kolosale si për pacientët , familjet e tyre, ashtu edhe ne në rrafshin shoqëror. Shpenzimet janë në rritje deri në nivele të papërballueshme si në vendet perëndimore të përparuara, ashtu edhe tek ne. Sipas nje ankete te botuar ne shtypin tone 26%e vajzave shqiptare vuajne emocionalisht prej mbipeshes trupore Kurse sipas
sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë,ne Shqiperi vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të vazave të gjakut dhe kancerit ne është rritur 40 %. Ne këtë fakt alarmant ka gisht edhe obeziteti. Ai është në rritje, madje edhe tek fëmijët, të cilët një dekadë më parë prekeshin prej tij dhe prej diabetit shumë më rrallë.

Të mos ndalosh një të keqe të evitueshme është faj

Dëmet e paralajmëruara të obezitetit nuk janë fatale. Përkundrazi janë në një masë të madhe të evitueshme. Mbi 80 % e sëmundjeve ishemike të zemrës, 90 % e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të sëmurëve me kancer, si edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, mund të parandalohen. Duhen per kete vetëm tre masa të thjeshta: dietë ushqimore, aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.
Për duhan pirjen , reagimi ka qene i fuqishëm dhe kontrolli i tij se shpejti pritet te behet realitet. Në sajë te këmbënguljes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë së tanishme. si edhe bonsensit te deputeteve Konventa Ndërkombetare e OBSH për kontrollin e duhan-pirjes u ratifikua para pak kohe edhe nga parlamenti.yne Edhe paketa e re ligjore per zbatimine saj eshte miratuar nga qeveria dhe së shpejti pritet të gjejë aty të njëjtin miratim konsensual.
Impakti jetëshpëtues i kësaj konvente do të jetë i paharruar. Nëse ajo do të vihet në jetë ,do të përbëjë pa dyshim suksesin më të bujshëm të Shëndetësisë shqiptare në përpjekjet e saj shume vjeçare për mbrojtjen dhe forcimin e shëndetit “ Nje Shqiperi pa duhan” nuk duket me utopi
Me kontrollin dhe kufizimine duhan pirjes do te hapet një faqe e re ne modernizimin konceptual te shëndetësisë sonë lidhur me riorientimin e prioriteteve të saj :nga fokusimi i deritanishëm tek mjekësia dhe kurimi i sëmundjeve ( me fokus dhe fetishizim te medikamenteve , listave finaciarisht katastrofike rimbursuese ) në ato te interventeve kost efeketive: profilaktike, mbrojtese dhe promocionale të shëndetit të popullatës në tërësi. Parlamenti i tanishëm, qeveria e kryeministrit Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Cikuli si iniciator dhe zbatues të tyre do te të memorizohen në historinë e shëndetësisë shqiptare qoftë edhe vetëm për këtë kethese .

Sfida e re

Nderkohe ata i pret tani edhe nje sfidë tjetër, po aq e veshtire ; perballja me një vrastare po aq te egër sa edhe duhanpirja. Ajo është kequshqyerja e popullatës dhe sidomos obeziteti me të gjitha pasojat e tij.Masat e duhura mbrojtëse dhe evituese ndaj tij per fat te keq deri me sot kanë dështuar .
Shoqëria dhe shëndetësia jonë në veçanti, pas transformimeve ekonomiko - shoqërore të dekadës së fundit janë kapur në befasi, kanë reaguar plogët dhe pa efekt. Dështimi ka ardhur nga rezistenca e , mentaliteteve dhe mënyrës se ushqyerjes e jetës së preferuar të njerëzve, nga njera ane dhe , agresivitetit, shkathtësisë reklamuese dhe intensitetit ofertues të tregut. nga ana tjeter Tregu i hapur, i lirë i globalizuar ka qenë më i zhdërvjellët, efektiv dhe imponues, se sa propaganda shabllone mbrojtëse shëndetësore. Shëndetësia tone nuk duhet te vazhdoi e zhytur verbas ne aspektet diagnostiko mjekuese te semundjeve sidomos atyre kronike pa kerkuar dhe bllokuar me se pari burimet e tyre . Ne rastin e obezitetit ajo do të duhej të konkurronte me tregun me nje informim dhe edukimin dietetik lehtësisht të kuptueshëm për popullatën, sa më të gjerë e të detajuar, për kriteret në përzgjedhjen e ushqimeve ,si edhe me anë të mekanizmave ligjore dhe rregullatorë rigoroz per mbrojtjen e shëndetit të popullatës si prioritet shoqëror.

Koordinim qe le per te desheruar

Ushqimi i popullatës dihet , është nje nder produktet shumë sektorial: , konkretisht i bujqësisë, transportit, tregtisë, kultures , edukimit, medias,dhe natyrisht shëndetësisë.
Koordinimi i politikave , synimeve dhe prioriteteve të sektorëve të mesiperm lidhur me të per fat te keq pergjithesisht ka caluar Jo vetëm tek ne. Thuajse kudo në botë. Buqesia ka patur prioritet te saj kryesisht shtimin maksimal te prodhimtarise ,transporti furnizimin dhe globalizimin e shperndarjes , tregetia shitjen sa më të madhe.Por te treja nuk kane arritur ti lidhin dhe harmonizojne keto me njera tjetern dhe aq me pak me shendetin .

Është pikërisht ky koordinim midis sektorial që është shndërruar tani në prioritet si për OBSH ashtu edhe FAO - n, të cilat po punojnë për një strategji të përbashkët në mbrojtjen e njerëzve nga obeziteti dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Një workshop në vitin 2004 në Kobë te Japonise inicioi bashkëpunimin e këtyre dy organizatave nderkombtare në një program të përbashkët bashkëpunimi dhe marrëveshje për shëndetin. Ne sinergji me te nje “Platforme Evropiane veprimi per Dieten , Aktivitetin Fizik dhe Shendetin” si edhe nje politike e perbashket buqesore eshte formuluar dhe po zbatohet nga vendet antare te BE

Një rezolute dhe strategji e re shprese për ushqimin e popullatës

OBSHja qe e para që me raportin e saj të vitit 2002 “Strategjia globale për dietën, veprimtarinë fizike dhe shëndetin” reagoi fuqishëm ndaj shtimit të rreziqeve për shëndetin dhe të sëmundshmërisë kronike të lidhur me to.Ajo rekomandoi 6 drejtime strategjike për kontrollin, minimizimin dhe parandalimin e tyre.
-.Përdorimi sa më i shumte në ushqimin e përditshëm të popullatës i zarzavateve, dhe
frutave te fresketa (minimum 400 gr në ditë ) dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë fibre;
-.Promovim i veprimtarisë së përditshme fizike,( minimum 30 minuta ecje në ditë)
-. Minimizim i konsumit të yndyrnave shtazore në raport me ato me origjinë bimore; -.--
- Kufizimin e produkteve ushqimore me përmbajte të lartë të yndyrnave , kripërave dhe
sheqernave të lira;
-.Mbajtjen e peshës trupore në shifra optimale, evitimin e shtimit në peshë;
- Mospirjen ose ndërprerjen e duhanit.
Një draft rezolutë e përbashkët kundra obezitetit- është përpiluar para pak javësh pas konsultimeve me ekspertë intersektorial nga ana e OBSH dhe do t’u paraqitet për diskutim dhe miratim 53 Ministrave të Shëndetësisë së Evropës në një mbledhje të posaçme te planifikuar në Stamboll në Nëntor 2006.

Thelbi i saj është krijimi i një paradigme të re lidhur me politikat e ushqimit. Ne se deri tani ajo ka qenë e orientuar drejt sasisë, rritjes të produktivitetit të ushqimeve, kënaqjes maksimale të kërkesave konsumeriste të popullsisë dhe atyre ekonomiko-financiare të shoqërisë. Sot, përkundrazi, synohet që të orientohet drejt cilësisë , në kuptimin e përbërjes, efekteve pozitive, por edhe rreziqeve potenciale të ushqimeve për shëndetin e njerëzve.

Koha per reflektim dhe veprim

Platforma e këtij draft - rezolute të re është e gjerë me shume fusha veprimi. Disa prej drejtimeve kryesore janë:
Stimulimi dhe mbështetja e bujqve e fermerëve të vegjël lokal në kultivimin, transportimin dhe shitjen e zarzavateve dhe frutave të freskëta; çmime të ulëta të përballueshme dhe subvesion financiar i fermerëve për to; pilotimi i dhënies së frutave falas fëmijëve të shkollave; krijimi i rrjetit të pikave të shitjes së tyre në qendra të vogla banimi; masa kufizuese të prodhimit, furnizimit dhe tregtimit të ushqimeve me përmbajte të lartë kalorike yndyrore dhe sheqerore; politika të taksimit të shtuar të tyre; detyrime për etiketimin e detajuar të përbërësve në ushqimet e parapërgatitura të gatshme ose të importuara; kufizime në reklamimin e ushqimeve jo të favorshme ose të rrezikshme për shëndetin në shkolla, në TV , në shtyp dhe media; ndalim të automateve dhe marketimit të tyre në shkolla; mekanizma kontrollorë dhe rregullatorë në proceset e përpunimit, dhe tregtimit të ushqimeve hiperkalorike dhe me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri; zvogelim te porcioneve ne shitje , platformë kombëtare për edukimin sistematik dietetik veçanërisht për moshat e hershme të fëmijërisë në kopshte e shkolla, por dhe publikun e gjerë; ngritjen e shërbimit dietetik dhe konsultoreve të specializuara; inkurajimin e ushqimeve tradicionale të shëndetshme mesdhetare.

Paralelisht me këto do të inkurajohet veprimtaria e përditshme fizike dhe sporteve; ndërtimi i rrugëve dhe infrastrukturës së duhur për ecjen dhe shëtitjet e mbrojtura në këmbë dhe sidomos per çiklistët ( qyetet tona jane ndofta te vetem ne Evrope pa rruge te posaceme per ciklistet) ; krijimi i sa me shume pishinave, fushave sportive, qendrave të fitnesit dhe ambienteve të blerta për çlodhje aktive. Masa dekurajuese duhen marr për përdorimin e automobilit, programe per krijimin e kulturës së re të punës, ushqimit dhe të çlodhjes fizikisht aktive për punonjësit , në qendrat e punës.si edhe ne shkolla
Keto rekomandime sa do ne dukje te vështira, per tu zbatuar, janë të bazuara ne eksperiencat e suksesshme të provuara në një serë vendesh të Evropës. Në saj të tyre vende si Polonia kanë raportuar uljen e ndjeshme në dhjetë-vjeçarin e fundit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare .
Rikujtojmë që per fat te keq gjatë së njëjtës periudhë, në vendin tonë ato u rriten 40 %. A do te vazhdojme edhe ne dekaden e ardheshme keshtu te mos ndalim dot hovin e obezitetit dhe te demeve dramatike te tij ?

“Njeres ju dua : reagoni”

Eshte ende koha .Neser eshte vone .Eshte me se pari ne doren tuaj , te seiclit individ , te familjeve tuaja , dhe bashkesive ku jetoni te bashkepunoni aktivisht per te ndalur apo jo vepren vrastare te kesaj epidemie te re te shekullit 21

150 milionë të mitur abuzohen seksualisht

OKB: Dhunohen 220 milionë fëmijë në botë

Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale.

Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksualë. Po sipas studimit thuhet se rreth 80 - 93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. “Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës”,- thuhet në “Corriere della Sera”. “Kjo dhunë e ushtruar,- nënvizojnë autorët e studimit,- mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese”,- thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.


Organizata e OKB për fëmijët publikoi një raport që tregon se 1 në 2 fëmijë shqiptarë pranojnë dhunën në familje

UNICEF: Dhunë ndaj 50 % të fëmijëve

Raporti, 13.4 për qind e fëmijëve shqiptarë kanë menduar të vetëvriten, 27% pranojnë plagët nga dhuna

TIRANË- Dhunë pas dyerve të mbyllura. Dhunë prej atyre që fëmija i do e u beson më shumë. Prindërit, familjarët, mësuesit apo shokët vazhdojnë të influencojnë në krijimin e një bote plot me fobi për një fëmijë shqiptar. UNICEF, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit kanë prezantuar dje një studim për dokumentimin e dhunës ndaj fëmijëve në vendin tonë. Rezultatet janë tronditëse. Një në dy fëmijë shqiptarë pranon se është dhunuar në familje. Një në tre nxënës pranon se është dhunuar në shkollë. Vënia në përdorim e shpullave, çokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve për të ndëshkuar fëmijën është një tregues i karakterit të dhunës fizike në shtëpi dhe i ashpërsisë me të cilën ajo vazhdon të shfaqet edhe në ditët tona. Sipas përpiluesve të raportit, ky studim është një përpjekje për të dhënë një tablo të detajuar të natyrës, shtrirjes dhe shkaqeve të dhunës në tre fusha kryesore: në familje, shkolla dhe institucionet shtetërore të përkujdesit.

“Dhuna fizike dhe psikologjike është më e shpeshtë, më e ashpër dhe me pasoja të mëdha sesa dhuna në shkolla”,-thuhet në raportin studimor. Ushtruesi më i shpeshtë i dhunës fizike dhe psikologjike në shtëpi është nëna, ndërsa ushtruesi më i ashpër mbetet babai. Raporti i mbështetur nga UNICEF thekson se nëna ushtron më shumë dhunë kur fëmijët janë të vegjël, ndërsa babai ushtron më shumë dhunë, kur fëmijët janë të rritur. “Shumica dërmuese e të intervistuarve pranojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj duhet të përdoret në raste kur është e nevojshme, në forma të lehta dhe jo tek të vegjëlit. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi, të raportuara nga fëmijët në këtë studim janë të bërtiturat, mbajtja e mërisë, kërcënimi me fjalë, përdorimi i nofkave, kërcënim me objekte, por edhe kërcënim me braktisje dhe mallkim. Ndërkohë, në shkollë format më të përhapura të dhunës psikologjike janë të bërtiturat dhe kërcënimi me thirrjen e prindit.
***
Përveç dhunës në familje e shkolla, të anketuarit kanë pranuar edhe ushtrimin e dhunës në institucionet shtetërore të përkujdesjes. “Në çdo tre fëmijë që mbahen në këto institucione, njëri është i braktisur që në lindje, ndërsa dy të tjerë vijnë nga familjet me vështirësi të caktuara. Ndërkohë, sipas përpiluesve të këtij raporti, pasojat psikologjike të dhunës prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijëve dhe kultivojnë sjelljen e dhunshme tek ata. “Specifikisht, 13.4 % e të anketuarve pohojnë se vetëvrasja u ka shkuar ndër mend, të paktën një herë dhe të shumtën e rasteve katër herë”,-thuhet në raportin “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri”. Për kryerjen e këtij studimi, sipas raportit u përdorën më së shumti intervistimet e shumë fëmijëve, prindërve e mësuesve, por edhe studimi i literaturës dhe materialit tjetër dokumentar. Grupi i njerëzve të intervistuar për nevojat e këtij studimi është i përhapur në rrethe të ndryshme të vendit si Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Tiranë, Shkodër etj.

DHUNA

Nëna ushtron dhunë më shpesh se babai si fizikisht dhe psikologjikisht
Babai ushtron dhunë më rrallë, por më ashpër

1 në 2 fëmijë në familje dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë goditen me shpulla në kokë
1 në 3 fëmijë shahet në shtëpi dhe 1 në 4 në shkollë
1 në 4 fëmijë goditen me shkelm në shtëpi dhe 1 në 3 fëmijë në shkollë
1 në 4 fëmijë në shkollë i vihet notë negative si ndëshkim për sjellje të keqe
1 në 6 fëmijë kërcënohet të goditet me objekte në shtëpi dhe 1 në 10 në shkollë
1 në 6 fëmijë mbyllet në banjë në shtëpi
1 në 5 fëmijë nxirret nga mësimi
1 në 7 fëmijë kërcënohet se do të nxirret jashtë shtëpisë
1 në 15 fëmijë kërcënohet se do të braktiset nga prindërit


Në rast të ushtrimit të dhunës fizike në shtëpi

27 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup
24.5 % fëmijëve tregojnë se iu ka dalë gjak nga të goditurat
21.9 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
7.85 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
13.4 % e fëmijëve kanë menduar për vetëvrasje


Në raste e ushtrimit të dhunës fizike në shkolle:

23.3 % e fëmijëve tregojnë se kanë patur vurrata në trup,
16.5 % fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
15.8 % e fëmijëve tregojnë për marramendje pas goditjeve
4.8 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat
10 % tregojnë se ndihen të pasigurt në shkollat e tyre

Në institucionet e përkujdesit

44.5 % e fëmijëve tregojnë se u ka dalë gjak nga të goditurat
42.2 % e fëmijëve tregojnë për marrmendje pas goditjeve
16.6 % e fëmijëve tregojnë se kanë humbur ndjenjat pas goditjeve


ALDO BUMÇI: “Reformë, drejtësisë për të miturit”

“Ministria e Drejtësisë do t’i japë një rendësi të madhe reformës në fushën e drejtësisë për të miturit”. Me këto fjalë u shpreh ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi në tryezën e organizuar nga UNICEF për dhunën e fëmijëve. Sipas Bumçit, kjo reformë përbën një nga prioritetet kryesore të dikasterit të drejtësisë. “Nëpërmjet saj synohet të ngrihet dhe funksionojë një sistem i përshtatshëm dhe bashkëkohor drejtësie për të miturit, që do t’i sjellë realitetit shqiptar arritjen e standardeve të pranuara ndërkombëtare në këtë fushë si dhe të aspiratave të Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”-theksoi ministri.


JOZEFINA TOPALLI: “Abuzuesit, llogari para ligjit”

“Nëse dikush abuzon me fëmijët, do të japë llogari përpara ligjit”. Kështu pohoi dje kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Ajo shtoi se “duhet të trajtojmë dhunën ndaj fëmijëve si një krim shumë serioz që duhet të ketë pasoja serioze për ata që e kryejnë. Edhe në vendin tonë, ashtu si në të gjithë botën, dhuna ndaj fëmijëve shfaqet me forma nga më të ndryshme. Ne të gjithë duhet të anazhohemi të përdorim të gjitha energjitë dhe burimet tona në mbrojtje të fëmijëve, duke ndërtuar një Shqipëri më të mirë”,-tha Topalli

Sëmundja e sheqerit në gjak

HYRJE

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze( ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.

SYMPTOMAT, JO SHKAQET
Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te rasteve te diabetit tipi2.

Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje te humbur.

Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri ne75%.

ILACET KUNDRA DIABETIT
Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem qe egziston.

SULFONILURET
Ky lloj ilaci ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekin nga goja. Emra te njohur qe kane ne perberje kete ilac jane minodiab dhe diabinese. Ketu futet dhe Daunil (i njohur ne Shqiperi). Keto lloj ilacesh stimulojne pankreasin duke rritur ne kete menyre sasine e insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilac eshte se ato nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines por ato rrisin thjesht sasine e insulines (pra sasi dhe jo cilesi).. kjo e zgjidh problemin perkohesisht duke ulur nivelin e glukozes ne gjak por krijon nje problem afatgjat sepse stimulon rritjen ne peshe. Pra ky ilac vecse sa rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e insulines shume te larte edhe pa e marre ilacin. Nivel qe mund te shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilacit eshte se te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimim, qe con ne rritje te peshes trupore. Qe nga ana e vet con ne rritjen e mosndjeshmerise ndaj insulines ( DIABET TIPI2). Por ky eshte efekti i kundert me ate qe ne duam te arrijme. Diabetiket duhet ti humbasin kilogramet e tepert jo ti shtojne ato. Keto lloj ilacesh (sulfoniluret) gjithashtu rrisin kolesterolin dhe trigliceridet, te cilat qe te dyja shkaktojne semundje zemre.

BIGUANIDET
Ilacet me kete perberje jane zhvilluar ne vitin1994. ato veprojne nga nje drejtim i ndryshem ne krahasim me sulfoniluret. Ne vend qe te rrisin nivelin e insulines ato ngadalsojne sasine e glukozes qe prodhohet nga melcia dhe zorret e vogla ku tretet ushqimi. Keto ilace jane me te perparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojne rritje peshe ose ndonje semundje zemre. Por kete ilace megjithese jane me te perparuara kane disa efekte anesore. Shkaktojne probleme stomaku, diarre, ndjenjen e ngopjes abdominale etj. Njerezit qe vuajne me zemer, melci ose veshka keshillohen te mos e marrin kete ilac. Ilaci tipik qe permban biganide quhet metformin.

ALFA GLUKOZE NDALUES
Disa nga keto ilace si pershembull Acarbose, ngadalsojne shperberjen e sheqernave ne zorret e vogla duke nderhyre ne enzimen me te njejtin emer, enzimen alfa glukoze. Kjo enzime ben shperberjen ne sheqernave qe ndodhen ne ushqimet qe hame. Duke ndaluar kete enzime nga funksionimi nuk bejme gje tjeter vecse parandalojme rritjen e sheqerit ne gjak. Efekte anesore: gazra dhe dhimbje te abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i keshillohet vecanerisht te semureve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton pune te tepruar te melcise qe mund te shkoje ne demtim te saj.

THISCOLIDINIDION
Ilaci me i ri e dale ne treg. Emri ne kutine e ilacit: REZULIN.
Ky eshte ilaci i pare qe ndihmon trupin qe ta perdore me mire insulinen duke stimuluar disa pjeset thithese te indeve te ashtuquajturat “vendkalimi” nepermjet te cilave glukoza hyn ne qelize nga gjaku. Nga studimet e bera ne paciente qe perdoren kete ilac dhe ilacin e pare (sulfoniluret) rezultoi se megjithese kishte ulje te glukozes perseri kishte rritje ne peshen trupore. Ky ilac ka efekte anesore kryesisht ne melci, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

INSULINA - E REJA DHE E VJETRA
Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt reth 29% e diabetikeve te tipit2 mjekohen me inxheksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te arrije ne kete pike te inxheksionit te insulines. Pacienti qe ka arritur ne ate faze qe duhet patjeter inxheksion insuline edhe sikur ta kuptoje me se miri rendesine e dietes (perizes) dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne luften nga e para. Ata ja lene cdo gje ne dore ilaceve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre. Insulina detyron melcine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen bile ne nje fare shkalle detyron edhe qelizat e yndyres qe te thithin glukoze. Ka shume rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines. Me teprice dhe niveli i glukozes ulet shume duke shkaktur hipoglicemi. Shume pak nuk ja del qe te te detyroje qelizat te thithin glukoze. Pra eshte shume delikat menyra se si merret insulina. E cila ka the efekte anesore qe jane hipoglicemi, shtim ne peshe trupore dhe semundje gjaku.

Bime medicinale natyrale pa efekte anesore:
Egziston nje bime e kuqe e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune camcakezi per te mbajtur te shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi gjithashtu perdoret si erez ne gatim sidomos ne gjellet e famshme indiane Keri. Ne disa vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual). Ne Kine perdoret ne Diabetin tipi2, ne disa semundje melcie dhe per parazite. Duke pare efektet e bimes farmakologet u interesuan shume e me shume se si vepronte kjo bime mbi semundje te ndryshme. Ne vitin 1965 dy studiues zbuluan se lenda vepruese ne kete bime ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kesaj kerkimet u perqendruan ne kete perberes kimik te vecante dhe u pa se ky perberes po jepte rezultate shume te papritura. Nje farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky perberes detyron qelizat qe te mos thithin yndyren, cka do te thote se ne kete menyre kemi me pak yndyrna rreth melcise dhe ne pergjithsi ne trup. Ne vitet 70 u bene shume eksperimente ne minj per te verteturar zbulimin e Prof. Watsonit. Pas analizave dhe eksperimenteve te kryera ne laboratoret e firmave te mirnjohura te ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit te yndyres ne kafshet. Pas kesaj filluan te hidhen idete se ky perbers kimik ka veti qe te ule peshen trupore te njeriu. Eksperimentet ne kafshe vazhduan me tej. Duke zbuluar se kafshet nuk shtuan peshe si me pare pas trajtimit me kete perberes kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon ne fakt depozitimin e yndyres ne trup. Ne trup ndodh nje proces kimik qe quhet “cikli i Krebsit”, ky proces ne fakt eshte procesi gjate te cilit prodhohet yndyra e trupit qe depozitohet ne pjese te ndryshme te tij. HCA e nderpret kete cikel. Kur ne trup hyn ushqim kalorik me shumice ky proces ben qe energjia nga ushqimi te kthehet ne yndyre. Perberesi HCA duke nderprere kete cikel ben te mundur qe yndyra te mos te depozitohet ne trupin tone.

ZBULIM I METEJSHEM
Studime te metejshme ne kafshe treguan se pasi ato kishin marre HCA, kafshet ngopeshin me me pak ushqim se me pare. Pra hanin nje sasi me te vogel ushqimi. HCA i beri kafshet me pak te uritura. Por cfare e shkaktonte kete. Shpjegimi eshte ky: Ne melci ku behet prodhimi glukogjenit nga ushqimi, ritmi i prodhimit te glukogjenit rritet pothuajse dyfish. Kur sasia e glukogjenit rritet ne melci atehere nepermjet nervit Vagus sinjalizohet truri se nuk ka me nevoje per ushqim. Duke bere qe personi te ndaloje te ngrenit. Kerkime te metejshme zbuluan se HCA rrit ritmin e procesit te metabolizmit dhe shpejton diegien e yndyres nga melcia. Te gjithe keta faktore – prodhim me ulet i yndyres, ngopja me me pak ushqim se me pare, dhe shpejtimi i diegies se yndyres nga melcia kane nje efekt teper pozitiv mbi diabetiket me diabet tipi2, pra HCA ul se tepermi sasine e yndyres ne gjak.

Deri me sot nuk eshte zbuluar ende nga shkenca se cfare konkretisht e ben trupin me pak te ndjeshem ndaj insulines duke shkaktur ne kete menyre diabetin tipi2. meqenese nuk dihet me siguri ajo eshte quajtur SINDROMA X, por disa studiues kane bere nje lidhje ndermjet sindromes x dhe disa lloj yndyrnash ne gjak. Behet fjale per yndyrnat qe konsiderohen te demshme nese jane ne nivel te larte, ato jane Triglicerided dhe kolesteroli LDL (quhet dhe kolesterol i keq). Fatkeqsisht kerkimet shkencore mbi HCA jane nderpre prej kompanive farmaceutike sepse ato nuk munden te sigurojne licencen per tregtimin e produkteve te HCA. Duke ditur se shume ilace qe perdoren sot dalin ne treg ne radhe te pare nese i intereson kompanive farmaceutike dhe jo nese ato sherojne semundjen. Ky eshte realiteti i sotem. Megjithate kerkimet kane vazhduar mbi HCA nga institucione te tjera mjeksore qe megjithese nuk kane fuqine e kompanive gjigande farmaceutike kane bere nje pune te admirueshme ne zbulimin e vetive te HCA-se. Keto kerkime mbi efektet e HCA mbi peshen trupore, lipidet e gjakut, ndjeshmeria ndaj insulines, dhe ngopshmeria nga ushqimi te cilat jane faktore shume te rendesishme ne kontrollin dhe kurimin e diabedit tipi2 deshmojne se HCA ka efekt ne ndryshimin e ketyre faktoreve. Ne nje studim qe zgjati 8 jave u ekzaminuan 54 persona te cilet kishin karakteristikat qe tregonin rrezik te madh DIABETI. Ata ishin ne mbipeshe (obez) benin jete jo aktive dhe yndyrnat ne gjak ishin ne nivele jo te mira. Te gjithe keta persona nuk u ishte thene se cfare tablete do u jepej vetem u ishte thene se do u beheshin disa analiza. Gjysmes prej tyre ju dha tableta me HCA, gjysmes tjeter ju dha tablet sheqerke (pa asnje efekt ne trupin e njeriut). Per te dy grupet tabletat ishin njesoj dhe pa asnje ndryshim nga ana e jashtme. Personat e grupit qe mori tabletat HCA humbi mesatarisht 5.5 kg, ndersa personat qe moren tabletat sheqerka (tablete fallco) humben 2.1 kg. Grupi i HCA e pati me te lehte qe te respektonte dieten (perizen) ushqimore sepse nga efekti i HCA e ndiente veten me te ngopur me ushqim se grupi tjeter. Ne analizat e gjakut grupi i HCA pati nje renie te yndyrnave te keqija (triglicerided dhe kolestereli IDL). Gjithashtu personat e ketij grupi raportuan se ndjenin vetem me energjik se me pare. Kjo me siguri per shkak te rritjes se ndjeshmerise se trupi ndaj insulines, pra me teper glukoze kalon nga gjaku ne muskuj. Studime te kesaj natyre kane qene te shumta dhe ato dhane rezultate shume te ngjashme me studimin e mesiperm. Ne nje studim ku pervec njerezve jodiabetike kishte edhe diabetike qe merrnin ilacet tradicionale nga doktori. Personat ishin te moshes 60-65 vjec, burra dhe gra. Ne kete studim personave iu kerkua qe te kishin kujdes me dieten e tyre si dhe te benin jete me aktive persa i perket aktivitetit sportiv. Personave iu dhane 250 mg HCA ne dite duke i marre tre here ne dite 30 minuta para cdo vakti. Gjithashtu atyre iu dha bashke me HCA edhe 100mg kromium ne dite (studimet tregojne se kromiumi ndikon shume pozitivisht ne DIABETIN tipi2). Personat humbem mesatarisht 5 kg per njeri. 1/3 e personave pati ulje te yndyrnave ne gjak, ndersa diabetiket pervec kesaj paten nje ulje te konsiderueshme te glukozes ne gjak. Ne qershor 1998 nje studim mbi preparatet me perberje natyrale sic eshte HCA dha rezultate te ngjashme. Gjate studimit persona qe merrnin pjese vashduan te ushqeheshin si me pare dhe nuk iu kerkua te mbanin diete (perize). Studimi zgjati 10 jave dhe personat humben 5-10 kg per person. Gjithashtu ata raportuan se ndjeheshin me energjik se me pare. Pra HCA nund te perdoret thjesht per humbje peshe. Por duke ditur se mbipesha ndikon ndjeshem mbi diabetin do te thote se HCA ka efekte pozitive mbi diabetin. Drejtori i qendres shendetsore LifeStyle ne Kaliforni USA z.Anton Konte thote se HCA eshte nje preparat natyral teper efektiv kundra mbipeshes si dhe per kontrollin e glukozes ne gjak. Z.Konte ka studiur efektet e HCA per 8 vjet me radhe the thote se HCA ka efekt shume pozitiv dhe se nuk dhene asnje komplikacion ose efekte anesore, HCA ka permiresuar gjendjen shendetsore te pacienteve ne menyre te konsiderueshme. Z.Konte permend nje nga pacientet e tij: Ana Maria. Ajo eshte 51 vjec dhe peshonte 110 kg gjatesia 160cm. Vuan me diabet tipi2. Ajo ka vuajtur pothuajse gjithe jeten e saj me mbipeshen. Ka provuar lloj lloj dietash per tu dobesuar. Para trajtimit me HCA Ana kishte nivelin e glukozes ne gjak 172, kolesteroli ishte i larte gjithashtu 321, gjithashtu triglicerided ishin 276. Konte filloi punen me Ana Marian duke i shpjeguar asaj me hollesi se si funksionon HCA dhe si ndikon ajo ne uljen e glukozes ne gjak. Ana maria mori trajtim me HCA dhe niveli i glukozes ra ne nivelin 128, kolesteroli ra ne 217, dhe trigliceridet rane ne 226. ajo gjithashtu humbi 10 kg. Ana e ndjeu vetem me te shendetshme pas ketyre rezultave dhe iu rrit besimi se ajo mund ta luftonte diabetin dhe mbipeshen e saj ne menyre te sukseshme.

KROMIUMI
Pervec HCA ka nje mineral qe gjendet ne organizmin tone qe ndihmon shume ne rritjen ndjeshmerise se trupit ndaj insulines. Ky eshte kromiumi. Studimet e kryera mbi kromiumin tregojne se ai:
· Rrit ndjeshmerine ndaj insulines duke rritur sasine e glukozes dhe amino acideve te thithura nga qelizat.
· Rrit masen muskulare ne njerezit qe ushtrojne aktivitet fizik. Ky faktor ndikon shum ne diabetiket sepse indet muskulore thithin sasi te madhe glukoze.
· Ul sasine e ilaceve tradicionale qe diabetiket kane nevoje te marrin rregullisht. Ne nje studim ne Izrael 47% e pacienteve e ulen dozen e ilaceve qe merrnin, bile edhe ata ne gjendje kritike te cilet merrnin inxheksione insuline e ulen sasine e insulines se injektuar.
· Ul nivelin e kolesterelit dhe te triglicerideve ne diabetiket, keta dy faktore cojne ne komplikacione te tjera tek diabetiket.

Por studimi me rezultativ eshte ai i kryer nga departamenti amerikan i bujqesise dhe ushqimit. Studimi u krye ne Kine mbi nje numer te madh njerezish diabetike qe vuanin nga DIABETI TIPI2. Ketyre diabetikeve iu dhane 1000 mcg (mikrogram) kromium ne dite. Pas 4 muajsh trajtim me kromium diabetiket kishin nivel normal te glukozes ne gjak ose pak me te larte se normal. Nje grupi tjeter iu dha vetem 200mcg (mikrogram) kromium ne dite dhe ata paten ulje te konsiderueshme te nivelit te glukozes por jo ne nivelin e grupit te pare. Kromiumi nuk ka efekte anesore edhe sikur te merret ne doza shume me te larta se sa me siper dhe per nje kohe me te gjate. Nese filloni nje kure te tille te bazuar ne HCA (Garsinia Cambogia) dhe Kromium duhet te beni analizen e glukozes ne gjak shpesh, ne menyre qe ta dini nivelin tuaj sa me saktesisht. Sepse nese merrni edhe ilacin tuaj (DAUNIL) vazhdimisht ne te njejten doze po ashtu edhe HCA dhe Kromium ka shume mundesi qe glukoza ne gjak te ulet me shume se sa duhet duke ju shkaktuar hipoglicemi (nivel i ulet i glukozes) qe ju shkakton 'uri' te madhe dhe nevoje per tu ushqyer shume. Pra pasi te filloni HCA dhe Kromium rregullisht duhet te masni po rregullisht glukozen ne gjak. Ne kete menyre kur te vereni uljen e glukozes ne gjak duhet te rralloni DAUNIL-in qe merrni. Ka shume mundesi qe DAUNIL-in ta rralloni shume deri sa te mos keni nevoje per te. Kete duhet ta beni gjithnje duke u konsultuar me mjekun specialist.

DY FJALE PER VITAMINAT DHE MINERALET
Shume doktore nuk rekomandojne marrjen e vitaminave e mineraleve me tableta. Ata thone se njeriu i merr vitaminat qe i nevojiten nga ushqimi i perditshem dhe nuk ka nevoje per vitamina me tableta. Disa doktore te tjere thone ato nuk bejne as mire as keq por po qe se do ta provosh merri se nuk te gjen gje e keqe prej tyre. Pjesa tjeter e doktoreve perfshi edhe ne autoret e librit (Dr. Vern dhe Dr.Peri) rekomandojne marrjen e vitaminave dhe mineraleve ne tableta, sepse ata kane pare vete rezultate shume pozitive pa asnje efekt anesor. Vitaminat, mineralet, sheqernat, fitokimikatet, proteinat si dhe aminoacidet, yndyrnat, acidet linoleike dhe linolenike jane ushqyes te domosdoshem per trupin e njeriut qe trupi nuk i prodhon dot vete, por i merr nga ushqimi i perditshem. Perdorimi i vitaminave, mineraleve dhe substancave te tjera natyrore eshte nje front i ri i hapur ne luften kunder diabetit dhe semundjeve te tjera. Ndoshta ju mendoni se vitaminat jane karburanti qe trupi djeg cdo dite per jetuar e punuar. Jo, jane kalorite qe vine nga ushqimet ato qe i japin trupit energjine. Vitaminat bejne te mundur qe trupi te trese, thithe dhe metabolizoje ushqimet nga te cilat vjen energjia. Pra vitaminat jane celesi qe ndez motorin e te ushqyerit. Eshte e vertete se menyra me e mire per te mare vitaminat mineralet dhe substanca te tjera eshte me ane te ushqimeve te fresketa: fruta, perime, dritherat, etj etj. Vitaminat qe vijne nga ushqimet kane sasine e duhur dhe jane te kombinuara ne menyre te persosur. Por, megjithate edhe tabletat bejne nje pune te mire ne zevendesimin e tyre. Dhe nuk kane asnje efekt anesor nese nuk teprohet ne sasine e duhur.

FLORI BRRUQI

Intervistë me Dr. Gani Abazin në universitetin Harvard

Doktori nga Kosova Z.Gani Abazi pas nje trajnimi intensiv ne Qendren per Kontrollin e Semundjeve CDC (Centers for Disease Control) ne Atlanta mbi parandalimin e helmimeve nga plumbi, dhene nga profesoret e Harvardit dhe ekspertet e CDC-se, mendon qe te parandaloje helmimin nga plumbi ne rajonin e Mitrovices ne Kosove ku gjendet miniera e Trepces, pasi gjendja atje eshte shume alarmante.

I nderuari Dr. Abazi, ju jeni me studime te magjistratures ne Shendetin Publik ne Universitetin e Harvardit ne degen e Politikave dhe Menaxhimit Shendetesor. Cfare do te thote për ju të studiosh në Universitetin me te mire te botes?

Të studiosh ne Universitetin e Harvardit është nje ndjenje e kurorezimit të nje pune te madhe paraprake dhe njekohesisht ndjenjë pergjegjesie qe suksesi akademik te jete maksimal. Te studiosh ne Universitetin numer nje ne bote nenkupton që të perballohesh me vellim të madh pune, të punosh ne projekte akademike shume sfiduese dhe të bashkëpunosh me kolege shume intelegjent nga të gjitha vendet e botes dhe puna qe ben te vleresohet ne kriteret me rigoroze te cilat ky universitet i posedon.

Ju jeni studenti i pare nga Kosova qe e keni perfituar bursen shume te konkurueshme Ambasador nga “Rotary International”. Gjithashtu Universiteti i Harvardit ju ka dhene Bursen Presidenciale te Universitetit. Cka mund te na thoni si perfitues i ketyre dy bursave prestigjoze?

Ka qene nje proces i veshtire që të konkurohet nga Kosova per bursën Ambasador te “Rotary International”, për vete faktin që strukturat e kesaj organizate boterore nuk kane egzistuar në atë kohë në Kosovë dhe gjithashtu aplikimi eshte bere ne konkurence boterore.
Është nje privilegj i vecante qe te jesh shkollar i “Rotary International”, parasegjiithash duke marre parasysh rendesine dhe misionin qe sjelle kjo burse si Ambasador i Vullnetit te Mire, per te kontribuar ne mirekuptimin reciprok dhe paqen ne mes te vendeve te ndryshme te botes.
Une mendoj se sukseset e mehershme akademike ne Kosove dhe ne vende te ndryshme te botes me kane ndihmuar ne kete konkurim dhe gjithashtu mendoj se kam qene me fat, ndersa Bursa Presidenciale e Universitetit te Harvardit ka ardhur pas pranimit ne Universitet. Të dy keto bursa, krijojne nje status te vecante ne mjedisin akademik ku gjendem.
Duke qene shqiptari i pare nga Kosova si perfitues i burses Ambasador, ndiej shume pergjegjesi qe te prezantoj në menyrat me te mira popullin shqiptar ne kuader te pergjegjesive qe keto bursa sjellin ne raport me prezantimin e Kosoves ne qarqet akademike dhe kulturore te Universitetit te Harvardit dhe qytetit te Bostonit.

Ju keni qene shpallur Student i Dalluar ne Fakultetin e Mjeksisë te Universitetit të Prishtinës nga Rektori i Universitetit, ku edhe jeni diplomuar si doktor i mjekesise se pergjithshme. Cfare mund të na thoni lidhur me eksperiencat qe keni pasur në Kosovë dhe përshtypjet e tua këtu?

Mendoj se studimet ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine dhe pervoja ne Kosove ka luajtur nje rol jashtezakonisht te rendesishem per mua, vecanarisht se si e shikoj te ardhmen e mjekesise dhe praktiken e saj ne raport me pacientet.
Ketu ne Harvard eshte nje realitet krejtesisht tjeter, mundesite per te mesuar gjera te jashtezakonshme nga njerez shume eminent jane te medha, mirpo perseri mendja dhe zemra ime mbeten ne Kosove dhe orientimi im akademik drejtohet ne resurset akademike te Harvardit te cilat mund te jene relevante per zhvillimin e sistemit shendetesor ne Kosove.

Gjatë përgatitjes sime për këtë bisedë, në kerkimet e mia si në internet po ashtu edhe në biseda me njerezit që ju njohin, pashë që ju jeni edhe aktivitst i ceshtjës se Kosovës dhe asaj shqiptare. Ju keni dhene prezantime interesante per Kosoven ne vende te ndryshme te botes cfarë mund të na thoni rreth kesaj pune?

Kur kam qene student i mjekesise kam pasur rastin qe te udhetoj ne programe te ndryshme ne disa vende te botes. Ne vitin 2003 kam qene student i shkembyer ne Dartmouth Medical School dhe pastaj ne Hawkesbury General Hospital te Kanadase dhe gjithashtu kam pasur rastin qe te qendroj ne disa qendra akademike ne Holande, Gjermani dhe Finlande. Ne te gjitha keto vende kam prezantuar punime te caktuara nga Kosova dhe prezantimi qe kam dhene ne Dartmouth me temen“Kosova – e kaluara dhe sfidat per te ardhmen” eshte mirepritur jashtezakonisht mire nga qarqet akademike dhe eshte prezantuar disa here ne Amerike, Kanada dhe ne Finlande.

Ne tetor te vitit te kaluar keni dhene nje prezantim ne Universitetin e Harvardit dhe keni qene ne panelin nderkombetar te studenteve me rastin e kesaj ngjarje.
Cfare evenimenti ka qene kjo dhe cfare keni prezantuar?

Fakulteti i Shendetit Publik i Universitetit te Harvardit cdo vit e organizon panelin nderkombetar te quajtur “ Shtigjet per Praktiken e Shendetit Publik dhe Udheheqjes nga nje pikeveshtrim nderkombetar”.
Ne kete vit akademik Departamenti i Praktikes se Shendetit Publik i Universitetit me zgjodhi qe te jem ne panel dhe te jap nje prezentim me kete rast.
Prezantimi qe dhashe ka qene fokusuar ne gjendjen e paraluftes dhe pasluftes ne Kosove, me fokus ne sistemin shendetesor dhe ne masat qe do te mund te ndermerren per permiresimin e spitaleve dhe sistemit shendetsor ne teresi atje. Mendoj se prezantimi eshte mirepritur jashtezakonisht mire dhe ka zgjuar interesim ne mesin e profesoreve dhe studenteve te Harvardit si dhe mysafirve te pranishem ku ne te ardhmen mund te shohim gjera konkrete ne raport me planin e aksionit per veprime konkrete qe eshte prezantuar me kete rast.

Para dy muajsh ju e keni dhene edhe nje ligjerate ne Global Chat te Universitetit te Harvardit per sfidat e permiresimit te sistemit shendetosor ne Kosove. Si eshte pritur ligjerata juaj ne mesin e kolegeve dhe mesimedhenesve?
Global Chat eshte nje nga mundesite e jashtezakonshme te prezantimit ne Fakultetin e Shendetit Publik te Universitetit te Harvardit dhe ne ate ligjerate i kam analizuar disa nga faktoret dhe sfidat e shumta me te cilat perballet sistemi shendetesor ne Kosove, ne vecanti ato qe kane te bejne me financimin, rregulloret ligjore, edukimin shendetesor, trajtimin specialistik si dhe ngritjen e sistemit te vlerave ne te cilat mjekesia funksionon ne Kosove. Nga kjo ligjerate pati reagime mjaft pozitive si nga profesoret ashtu edhe nga koleget dhe ka pasur iniciativa teper inkurajuese te cilat pritet te materializohen ne nje te ardhme te afert.

Perpos studimeve, ne cfare projekte te kerkimeve jeni i zotuar dhe mendoni qe te angazhoheni ne te ardhmen.

Para pak kohesh gjate pushimeve dimerore e kam perfunduar nje trajnim intensiv ne Qendren per Kontrollin e Semundjeve - CDC (Centers for Disease Control) ne Atlanta mbi parandalimin e helmimeve nga plumbi, i cili eshte dhene nga profesoret e Harvardit dhe ekspertet e CDC-se dhe perfshin punen praktike dhe arritjen e rezultateve konkrete ne nje shtet te Amerikes, i cili ne rastin tim ka qene shteti Delaware. Mendoj se kjo ka qene shume relevante per mua si mjek, pasiqe helmimi nga plumbi ne rajonin e Mitrovices ne Kosove ku gjendet miniera e Trepces eshte shume alarmante.
Gjithashtu kam filluar nje projekt kerkimi ne kuader te Departamentit te Neurokirurgjise ne Brigham and Women’s Hospital ketu ne Harvard ku se bashku me disa profesore te Fakultetit te Shendetit Publik te Harvardit, neurokirurget e ketij spitali dhe disa experte te jashtem do te fokusohem ne kerkimin dhe perpilimin e nje kornize se si mund te krijohen kapacitetet mjekesore dhe ne vecanti ato kirurgjike ne vendet e pasluftes qe gjenden ne tranzicion sipas perspektives amerikane ne kualitetin mjekesor dhe pergatitjen e kirurgeve te rinj.

Para disa javesh keni qene ne nje simpozium nderkombetar ne Japoni. Cili ka qene qellimi I shkuarjes suaj dhe cfare pervojash moret atje?

Universiteti i Harvardit dhe Univesiteti i Tokyos kane organizuar nje simpozium nderkombetar per shendetin publik dhe se bashku me 30 kolege te Harvardit kemi marre pjese ne kete ngjarje. Nder temat kryesore kane qene ndikimi I diskriminimit social ne shendetin e popullesise, pastaj jetegjatesia mesatare japoneze e cila eshte me e larta ne bote (87 vite) dhe faktoret qe ndikojne ne rritjen e jetegjatesise mesatare si dhe masat te cilat i ka ndermarre Japonia pas luftes se dyte boterore qe ne menyre te suksesshme te ule shkallen e mortalitetit infantil dhe maternal, permasat e semundjeve infektive dhe shume ceshtje sanitare me ndikim te drejtperdrejte ne shendetin e popullesise. Une mendoj se Japonia ne kete aspekt ka bere nje mrekulli dhe mund te merret si shembull nga shume vende qe jane goditur nga lufta, si dhe nga ne ne Kosove, se si duhet te behet riorganizmi i shpejte dhe efikas qe brenda nje periudhe 50 vjecare te transformoje totalisht gjendjen e pergjithshme te popullesise nga nje gjendje e mjerueshme ne ato me te mirat ne bote.
Gjate qendrimit ne Japoni mbajta dy ligjerata mbi sistemin shendetesor ne Kosove per dy Rotari Klube ne Tokyo dhe gjithashtu kam pasur rastin te takoj drejtoret mjekesore te JICA-s (Japanese International Cooperation Agency) per te shikuar mundesine e trajnimit te disa eksperteve kosovare ne fushen e mjekesise ne Japoni.
Cfare planesh keni per te ardhmen pasi ta mbaroni magjistaturën në Harvard, sepse shpesh ne media raportohet se gjendja e sistemit shendetesor ne Kosovë dhe Shqiperi vlen per te deshiruar.

Me njohurite nga Magjistratura e Shendetit Publik qe do te perfundoje ne qershor deshiroj qe te jem ne gjendje qe te kombinoj shendetin publik qe fokusohet ne popullaten ne teresi dhe me punen klinike qe fokusohet ne pacientet individuale.
Pas magjistratures deshiroj qe te specializohem ne neurokirurgji dhe pastaj te kthehem ne Kosove qe te ushtroj kete profesion atje. Une mendoj se Sistemi Shendetesor ne Kosove eshte duke kaluar nje periudhe tranzicioni dhe ne te ardhmen do te transformohet ne nje sistem me legjislacion tjeter dhe do te kete mekanizma egzekutiv, politika te mbrojtjes shendetesore dhe edukim mjekesor sipas standardeve perendimore. Kjo kerkon shume pune dhe devotshmeri nga zyrtaret dhe mjeket ne Kosove dhe une shpresoj qe te jap kontributin tim ne kete proces.

Ju vini nga një familje e klases së mesme nga Peja e Kosovës. Cfare mund të na tregoni për femijerine dhe familjen tuaj? Kush jane stimuluesit e suksesit tuaj?

Qe nga femijeria me eshte dashur qe te punoj jashtezakonisht shume dhe ne kushte te veshtira qe te kisha suksese ne mesime. Kjo pune dhe keto perpjekje kane qene nje stimulim ne vetvehte dhe mendoj se kane luajtur nje rol te rendesishem ne suksesin e studimeve te mia ne Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine dhe ne krijimin e kapaciteteve te domosdorshme profesionale qe te pranohem ne studime postdiplomike ne Harvard.
Familja ime, ne vecanti prinderit e mi, kane qene nje mbeshtetje e vazhdueshme gjate studimeve te mia. Ata me kane qendruar prane dhe stimuluar ne momente shume te veshtira dhe kritike neper te cilat Kosova dhe sistemi shkollor ka kaluar dhe per kete u jam shume mirenjohes.
Gjithashtu, shume profesore te mij me kane motivuar dhe mbeshtetur ne forma te ndryshme gjate studimeve dhe per kete ndihem shume falenderues ndaj tyre.

Cili eshte sugjerimi juaj për diasporën dhe mjeket shqiptare në gjithë boten?

Porosia ime per koleget dhe ekspertet shqiptare eshte qe se bashku te perpiqemi qe te kontribuojme per aq sa te kemi mundesi per shendetesine ne trojet shqiptare dhe shkollimin e kuadrove tona dhe ne te ardhmen te shikojme mundesine qe te kthehemi per te punuar ne vendin tone, pasiqe atje nevojat jane shume te medha.

Faleminderit per intervisten Dr. Abazi!
Ishte kenaqesia ime Zonja Zylo!

Intervistoi: Keze (Kozeta) Zylo, New York

Dy fjalë përmbyllëse për Akil Kocin nga Akademik prof.dr. Kopi Kyçyku

Nderi i kombit Akil Koci



Akademik Kopi Kyçyku

Kur në fillimprillin e 2008-ës Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus me
seli në Bukuresht dorëzoi në Presidencën e Republikës së Shqipërisë
propozimin për dhënien profesor Akil Kocit të titullit „Nderi i
Kombit”, ose „Mjeshtër i Madh”
, rreshtoi të gjitha meritat në rrafsh
profesional e atdhetar të këtij përfaqësuesi të denjë të kulturës sonë
mbarëkombëtare.

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/01/ambasadori-shqiptar-ne-londer-pergezon-profakil-kocin.jpg

Pasi përfundova së lexuari këtë libër të përgatitur për shtyp me
dashamirësi e kompetencë nga studiuesi i njohur Ndue Ukaj, m’u
përforcua bindja se profesori Akil Koci e ka hak çdo nderim të
mundshëm nga ana e dy shteteve shqiptarë dhe me gjerë.


Më anë tjetër,e ndjej se pasthënien për këtë libër e kam të lehtë ta shkruaj
përderisa para syve më shpaloset një portret i hijshëm, i plotë e
gjithëpërfshirës, „i vizatuar” me saktësi dhe elegancë nga një
kolektiv krijuesish që e njohin nga afër Akilin-njeri dhe
Akilin-artist e sidomos veprën e tij madhore e poliedrike.

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/05/akil-koci-2.bmp

„Peneli” i secilit artikullshkrues të përfshirë në libër ka dhënë me ngjyra të
freskëta diçka domethënëse: „syrin” që sheh afër hallet e njerëzve dhe
bën çmos t’i zgjidhë, por edhe larg, tek ëndërron të ardhmen e ndritur
të kombit; „veshin” e ndjeshëm që filtron tingujt e mënjanon zhurmat
dhe i gjelbëron pentagramet me melodi plot jehona të fuqishme
bjeshkësh e me butësi minuetesh; „hundën” që nuhat të mirën e të
keqen, dashamirësinë dhe smirën; „gojën” që nxjerr veç mjaltë për
miqtë e zjarr për armiqtë; „ballin” që qëndron veç lart, si krenaria e
ndershmëria shqiptare; „zemrën” që rreh veç për njerëzit…

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2007/07/akil_koci.jpg

Është fjala,pra, për një artist me forcë emocionale krejt të pazakontë.

Në artin e tij talenti dhe mjeshtëria pleksen harmonishëm, ndaj qysh në fillim të
karrierës i bëri për vete melomanët shqiptarë e të huaj. Arritjet e
panumurta të tij janë dëshmi e zellit në veprimtarinë krijuese dhe e
kulturës së gjerë, çka gjen pasqyrim të drejtpërdrejtë në vetëdijën e
publikut.
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/07/akil-koci-2.jpg
Dihet se çdo brez krijon një shije të vetën, ka një numur të caktuar
pretendimesh lidhur me stilin, mënyrën e perceptimit të artit në
përgjithësi e të muzikës në veçanti.

http://www.misioni.hr/galeri/albums/userpics/10001/normal_DSC01664.jpg

Nga ky këndvështrim,personalitete si Akil Koci krijojnë breza melomanësh, gjë që përbën
një fakt me domethënie të veçantë për kulturën muzikore të çdo kohe.
Falë krijimeve të tyre, kompozitorë si Akil Koci bëhen pjesë organike
e shkollës artistike kombëtare, e cila pasurohet e përkryhet
parreshtur.
http://img.youtube.com/vi/h8OYxzVFWVw/0.jpg
 Falë këtyre personaliteteve muzika mbetet burim i pashtershëm bukurie të pavyshkur dhe altar që rrezaton edukatë e
kulturë. Mjaft të themi që një koncert me pjesë të zgjedhura muzikore,
qofshin simfonike, operistike, korale, balete, bashkë me skenografinë,
kostumet etj, është edhe histori, edhe letërsi, madje edhe filozofi.
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/10/akili1.bmp
Këtë dëshmon me diapazonin e gjerë të veprave të tij Akili-kompozitor.
Por ai është edhe një studiues, hulumtues e kritik i apasionuar i
krijimtarisë muzikore në përgjithësi.

http://www.koci.org/fdm.jpg

Në shkrimet e shumta në këtë lëmë, Akil Koci na shfaqet si një propagandist i vlerave kulturore të
mirëfillta, i aftë të zgjojë tek artdashësit interesin për çdo element
të muzikës e sidomos të informojë me profesionalizëm spektatorin e
lexuesin, duke i ndihmuar të zgjerojnë horizontin e të krijojnë
opinione të shëndosha e serioze, me dobi për jetën artistike.
http://www.misioni.hr/galeri/albums/userpics/10001/normal_10.JPG
 Akil Koci ka qënë përherë i vëmendshëm dhe ka dëgjuar me respekt e ndjenjë
të lartë përgjegjësie edhe zërin e atyre që dëgjojnë muzikën e tij.

Në reagimet e gjithësecilit ai sheh se sa ka ecur dhe ç’vend ze çdo
krijim në jetën e shoqërisë.
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/03/esat-valla-portret-i-prof-akil-kocit-i-preme-me-bajonete.jpg

Duke qënë kultivues tingujsh, të cilët i kalon oreçast në sitën e
imët të shpirtit, jehonat që përhap me to i japin Akil Kocit përmasat
e një krijuesi evropian.


---------------------------------



Akdemik Kopi Kyçyku,lindur më 1943 në qytetin Pogradec.

Ka mbaruar fakultetet gjeologji-miniera dhe histori-filologji (degët gjuhë-letërsi dhe histori-gjeografi).


Është doktor i shkencave dhe akademik, antar themelues dhe antar i Komitetit Drejtues Ndërkombëtar i Qëndrës së Studimeve Ndëretnike dhe i Komunikimit Social pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë (1991), antar themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës Qëndrore (1997), antar Themelues i Fondacionit Evropian Titulesku (1991), antar i Shoqatës së Ballkanistikës dhe Sllavistikës (1992), antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1967) etj. Ka marrë pjesë, me referate dhe kumtesa, në shumë veprimtari shkencore ndërkombëtare.


Është nderuar me diploma dhe çmime ndërkombëtare për mësimdhënien e stilistikës së gjuhës italiane, të historisë së Ballkanit, sidhe në fushën e përkthimeve.


Themelues dhe botues i Revistës Evropiane HAEMUS





Lexoni:

kosova.albemigrant.com/?p=13701

Flori Bruqi: Kush është Akil Mark Koci (1936- Jeton )

kosova.albemigrant.com/?p=1424

Intervistë me kompozitorin kosovar Prof. Akil Kocin


Përgatiti:Flori Bruqi

Lajm i fundit nga Tirana:Gripi A, numri i te prekurve shkon ne 76 14/11/2009 08:45 Gripi A, numri i te prekurve shkon ne 76 Deri dje rreth ores 19:00



Gripi A, numri i te prekurve shkon ne 76
Deri dje rreth ores 19:00 laboratori i Institutit te Shendetit Publik ka raportuar plot 76 raste te prekurish me grip derri. Nga analizat e ISHP-se, çdo dite po raportohen raste te reja te gripit te derrave, kjo edhe per shkak te shpejtesise se informacionit, menjehere pas inaugurimit te laboratorit te virologjise.

Brenda 24 oreve ne kete laborator ekzaminohen mbi 20 kampione, te cilet merren nga spitalet kryesore te vendit, poliklinika e qendra shendetesore.

Ashtu siç kane deklaruar edhe autoritetet shendetesore, tashme situata eshte ne kontroll dhe pergjigjet jepen ne nje kohe shume te shkurter, nderkohe qe vendi aktualisht eshte perfshire ne fazen e pandemise.

Shumica e rasteve te prekura nga AH1N1, sipas Institutit te Shendetit Publik jane raste te lehta dhe pa komplikacione. Kryesisht pacientet jane te moshave te reja.

Interneti bashkon babane dhe vajzen pas 30 vjetesh




Interneti bashkon babane dhe vajzen pas 30 vjetesh
Babai dhe vajza kane gjetur njeri-tjetrin fale internetit pas 30 viteve kerkimesh. Scott Becker nga SHBA i kishte humbur gjurmet e vajzes se sapolindur menjehere pas divorcit me ish-bashkeshorten dhe me pas per 30 vjet rresht ai nuk pati asnje mundesi per ta takuar. April Antoniou jeton ne shtetin e Georgia-s, ndersa babai i saj ne Kansas.


Gjate nje interviste ne nje televizion, ata rrefyen se prej shume vitesh ishin vene ne kerkim te njeri-tjetrit nepermjet internetit. Vajza u shpreh se ka perdorur motorin e kerkimit Google por emri Scott Becker eshte shume i perhapur ne SHBA dhe kjo nuk e ndihmoi shume.


Por kur ajo e beri kerkimin me fjalet, “Scott Robert Becker ne kerkim te April" u ndesh me faqen e krijuar nga i ati, www.aprilbecker.com. Ne krye te kesaj faqeje ishte shkruar: “E dashur April, kur te lexosh kete mesazh dergo nje mail ne april@aprilbecker.com, jam babai yt dhe dua te te takoj”.

New York, Facebook e shpeton te riun nga akuza




New York, Facebook e shpeton te riun nga akuza
Rifreskimi i te dhenave ne profilin e tij ne Facebook ka shpetuar nje 19 vjecar nga New York, i akuzuar fillimisht per grabitje. Alibia e te riut Rodney Bradford ka rezultuar nje prove shume e rendesishme, pasi ne te njejten kohe qe ai po ndryshonte te dhenat ne Facebook, krimi ndodhi ne nje pjese tjeter te qytetit. Keshtu, policia nuk ka mundur ta akuzoje, duke e nxjerre nga burgu dy jave pas arrestimit.

Historia daton ne 17 tetor ne oren 11:49 kur Bradford hyri ne internet nga shtepia e te atit ne Harlem, ndersa nje minute me vone dhe 12 milje me larg ne Brooklyn u krye nje vjedhje. Bradford, i cili eshte arrestuar ne vitin 2008 per nje rrembim ne Brooklyn, u akuzua nga policia. Ai e pranoi me qetesi kete vendim duke pasur besim se do ta vertetonte se nuk ishte ne vendin e krimit.

Nje nga viktimat e vjedhjes se dyqanit e njohen ate ne rreshtin e te akuzuarve dhe keshtu u dergua ne burgun e New York, Rikers Island. Alibine per djalin e ri e gjeti i ati, Rodney Bradford Sr, i cili zbuloi se 19 vjecari me ngjyre e kishte bere ndryshimin ne profil, ne te njejten ore kur ndodhi vjedhja.

“Gjate gjithe javes kam folur me autoritetet e prokurorise per t’i bindur se djali ka qene ne Facebook ne ato momente dhe se akuza e ngritur ndaj tij ishte e gabuar”, shprehet avokati Robert Reuland.

Gjermani, hedhin ne gjyq Wikipedia-n




Gjermani, hedhin ne gjyq Wikipedia-n
Dy shtetasit gjermane qe ne 1990 vrane nje aktor ne Bavari, kane hedhur ne gjyq Wikipedia-n. Wolfgang Werle dhe Manfred Lauber kerkojne heqjen e emrave te tyre nga biografia e viktimes se publikuar ne faqet ne gjuhen angleze te enciklopedise virtuale.

Fale ligjit te privatesise, ata kane detyruar faqen e internetit te heqe emrat e tyre ne versionin gjerman te biografise

Gripi në Kosovë

Paraqiten 15 raste të dyshuara

Zyrtarë shëndetësor kanë njoftuar për Kosovapress se në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës janë regjistruar 15 raste të dyshimta më simptoma të gripit të derrave, por nga ta asnjë nuk është më gjendje të rëndë shëndetësore.
Prof. dr. Jusuf Deduashaj, kryetar i Komitetit Nacional për Sëmundje Infektive, ka deklaruar për Kosovapress se janë paraqitur edhe 15 persona të dyshuar me virusin A-H1N1, analizat e të cilëve pritët të përcaktojnë nëse janë bartës të këtij virusi, për të vazhduar pastaj trajtimin me medikamente përkatëse.


Epidemiologu Prof.dr.Isuf (Isuf )Dedushaj tha se të gjitha analizat tani kryhen në Kosovë, ndërsa në rastet që dyshohen si më të rënda, analizat e tyre kryhen brenda ditës.
http://2.bp.blogspot.com/_CB0JRRb-IgA/Rv4Ws7_-yOI/AAAAAAAAAAc/XuQAtXntZYc/s320/isuf.jpg
Prof.dr.Isuf Dedushaj

Nga 15 rastet e dyshuara, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësor. Rastet e paraqitura javën e shkuar, tani kanë gjendje të mirë shëndetësore.

Gjendja më e keqe është në enklavat serbe, të cilët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritet shëndetësore të Kosovës, kurse vërehet një tendencë e që në këto pjesë të prezantohet gjendja sa më alarmante.

Ndryshe gripi i derrave së pari është paraqitur në Meksikë në pranverën e këtij viti, kurse deri më tani ka prekur çdo vend të botës, nga i cili kanë humbur jetën mijëra persona.

Shqipëria përballet me gripin

Arrin në 76 numri i të prekurve nga virusi A/H1N1

Autoritetet shëndetësore shqiptare kanë konfirmuar se numri i personave të prekur nga gripi i derrave në Shqipëri ka arritur në gjithsej 76.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur mbrëmë se brenda 24 orëve në laboratorin e këtij instituti ekzaminohen mbi 20 kampione, të cilat merren nga spitalet kryesore të vendit, poliklinika e qendra shëndetësore.
Nga analizat e ISHP-së, çdo ditë po raportohen raste të reja të gripit të derrave, kjo edhe për shkak të shpejtësisë së informacionit, menjëherë pas inaugurimit te laboratorit të virologjisë.
Sipas autoriteteve shëndetësore situata është nën kontroll, ndërsa shumica e rasteve me A/H1N1 janë raste të lehta dhe pa komplikacione.

Greqia shpall pandeminë e gripit të derrave


Autoritetet shëndetësore greke kanë bërë të ditur se vendi ka hyrë përfundimisht në fazën e pandemisë së gripit të derrave, nga i cili deri më tash kanë vdekur shtatë persona dhe 332 të tjerë janë konfirmuar si të prekur me virus brenda javës së fundit. Sipas këtyre autoriteteve një 56-vjeçar me probleme kardiake i infektuar me virusin A/H1N1 ka vdekur mbrëmë në një spital të Selanikut.
Ministrja e Shëndetësisë, Mariliza Ksenojanakopulou, u ka bërë thirrje qytetarëve grekë të mos ngurrojnë, por të vaksinohen ndaj gripit të derrit duke theksuar edhe njëherë se vaksina e re është e parrezikshme dhe se deri tani vetëm një person në 1 milion njerëz mund të paraqesë ndonjë komplikacion të lehtë pas kryerjes së saj. Në gjithë vendin janë mbyllur mbi 185 shkolla dhe klasa të veçanta. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deri më tash nga gripi i derrave në gjithë botën kanë gjetur vdekjen mbi 6.000 persona. Gripi i derrave ka shpërthyer në Meksikë në muajin prill, prej nga është shpërndarë gati në gjithë globin.

FATMIR Sejdiu: Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne

Në prag të zgjedhjeve komunale të së dielës Presidenti i Republikës së Kosovës, PROF.DR.Fatmir Sejdiu iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Kosovës ku vlerëson zgjedhjet komunale të së dielës jetike për vendin tonë. Lexo mesazhin e plotë të Presidenti Sejdiu....

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua t’ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Po kështu, ju shpreh mirënjohjen time edhe partive politike dhe kandidatëve të pavarur për kryetarë dhe të këshilltarë komunalë, të cilët zhvilluan një garë dinamike dhe korrekte. Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit assesi nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate.

Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit janë një test i madh i demokracisë për të gjithë ne, ndaj ju thërras sërish që këtë të diel, në mënyrë masive, të dilni në vendvotime dhe të përcaktoni vetë se kush do t’ju prijë në qytetet tuaja gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Mosdalja në zgjedhje automatikisht na e heq të drejtën e kërkimit të llogaridhënies nga ata që do të marrin mandatin për të qeverisur komunat tona, andaj merrni pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe me anë të votës së lirë jepni kontribut të drejtpërdrejtë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes në komunën tuaj.

Këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë një test i rëndësishëm edhe për proceset e mëtejme të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Kjo e diel duhet t’i dëshmojë botës se Kosova është vend stabil, se ajo krijon paqe e stabilitet në rajon dhe shërben si model i gatishmërisë për bashkëpunim të mirë reciprok me fqinjët e vet dhe me të gjitha vendet e tjera demokratike.


Qytetarë të dashur,

Institucionet lokale e qendrore të vendit mbase nuk i kanë përmbushur në tërësi pritjet dhe kërkesat tuaja, por zgjedhjet janë rasti më i mirë që ju t’i votoni kandidatët më të përgatitur dhe më të ndershëm për t’i drejtuar komunat tona në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Prandaj, dilni në zgjedhje dhe shndërrojeni 15 nëntorin 2009 në ditë feste për komunën tuaj dhe për tërë Kosovën

Në fund, ftoj edhe një herë partitë politike, kandidatët e pavarur dhe veçmas Komisionin Qendror Zgjedhor dhe mekanizmat e tij që ta kryejnë detyrën e vet me dinjitet dhe me profesionalizëm, duke e zbatuar në tërësi Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Le të jetë, pra, 15 nëntori një ditë e dëshmimit të shtetit tonë të lirë e demokratik.

Urime dhe me fat!

NEKIBE Kelmendi polimizon me Vladimir Vukçeviqin në Krans Montana

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi në forumin e Krans Montanës që u mbajt në Paris kundër krimit ndërkombëtar, i kundërshtoi pohimet e prokurorit për krime lufte të Serbisë, Vladimir Vukqeviq, i cili tentoi që të pranishmit t’i dezinformojë me deklarata se Serbia ishte viktimë e luftës dhe se ka pësuar dëme të mëdha ekonomike....

Me ftesë të kryetarit të Forumit të Krans Montanës, Jean-Paul Carteron, ministrja e Drejtësisë e Kosovës Nekibe Kelmendi, e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, mori pjesë në takimin e XI-të të këtij forumi, i cili u mbajt në Paris, ku u diskutua për krimit trans-nacional.

Para fillimit të sesionit, ministrja Kelmendi u takua me Princin e Litenshtajnit, Nikolaus von Liechtenstein ambasador në Belgjikë dhe në BE, me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi dhe me burrështetas, ministra dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Kelmendi mori pjesë në grupin e sesionit të veçantë “grupi i kufizuar”, në të cilin, temë trajtimi ishte "Biznesi dhe krimet e luftës".

Pjesëmarrja në këtë diskutim e ministres Kelmendi – siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë – ishte kundërpërgjigje në diskutimin e Prokurorit për krime lufte të Serbisë, Vladimir Vukçeviq, i cili si panelistë, tentoi që të pranishmit t’i dezinformonte me deklarata tanimë të njohura, se Serbia ishte viktime e luftës, se ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomike për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj, dhe se ka shume viktima serbe dhe jo shqiptare të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Duke e shfrytëzuar të drejtën e diskutimit, Kelmendi iu kundërpërgjigj fjalëve të pa vërteta të thëna nga prokuroi serb. Ministrja Kelmendi tha se, Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat e zhvilluara gjatë viteve 90-ta janë zhvilluar jashtë territorit të Serbisë.

"Serbia nuk është vend që ka dalë nga lufta, sepse tri luftërat në vitet e 90-ta i ka zhvilluar jashtë territorit të saj, kështu që nuk ka pësuar dëme ekonomike. Demin eventual ekonomik që e ka pësuar nga sanksionet e vendosura, janë pasojë e luftërave që Serbia i ka zhvilluar në tri shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, prandaj ajo, se pari duhet t’i përmend shkaqet që kane sjell deri të vendosja e sanksioneve, e jo te flet për pasojat nga sanksionet", tha Kelmendi.

Sipas ministres Kelmendi në luftën e fundit në Kosovë, ekonomia kosovare është shkatërruar pothuajse tërësisht. Sipas saj, kriminelet serbe të luftës në Kosovë, janë pasuruar duke plaçkitur pasuritë e familjeve shqiptare si gjate depërtimit në shtete fqinje dhe shtetet e treta, ashtu edhe pas zbrazjes së atyre shtëpive.

Po ashtu ministrja Kelmendi tha se edhe ajo vetë është viktime e luftës, në të cilën luftë forcat speciale serbe ja kanë rrëmbyer dhe me pas ja kanë ekzekutuar bashkëshortin dhe dy djemtë.

Gjatë këtij diskutimi - siç thuhet në komunikatë - ministrja Kelmendi parashtroi disa pyetje për prokurorin serb, por ky i fundit nuk u përgjigj fare.

Pesë mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës do të ofrojnë siguri ditën e zgjedhjeve

Më 15 nëntor, ditën kur në vendin tonë do të mbahen zgjedhjet lokale, të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 5 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës do të angazhohen në ofrimin sigurinë së plotë anekënd vendit, për të mundësuar rrjedhë normale dhe votim të papenguar të qytetarëve gjatë gjithë procesit zgjedhor....


Policia e Kosovës është institucioni kryesor i cili do të ofrojë siguri në ditën e diel, më 15 nëntor. Me këtë rast Policia e Kosovës ka angazhuar 5 mijë policë, duke përfshirë edhe forcat speciale, për ta bërë sigurimin e të gjitha qendrave të votimit, depove dhe tërë materialit tjetër të ndjeshëm.
Majori Gani Fetahu, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim në Shtabin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se i tërë plani operativ i policisë është bërë në koordinim me KQZ-në.

Ndryshe, Polica e Kosovës e ka vlerësuar si të qetë fushatën parazgjedhore në përgjithësi dhe aktivitetet e partive politike

Dell fton serbët e Kosovës të distancohen nga thirrjet e Beogradit për mosdalje në zgjedhje

Ambasadori amerikan në Kosovë Cristopher Dell në përfundim të fushatës parazgjedhore, i ka bërë thirrje komunitetit serb në Kosovë që të distancohen nga thirrjet e Beogradit për mosdalje në zgjedhje, pasi që pjesëmarrja e tyre në to do të thotë një jetë e mirë për ta. Dell theksoi se partitë politike do të jenë përgjegjëse që këtë të diele, çdo qytetarë të ndjehet i lirë të votojë.


Ambasadori Dell takoi ekipin përgatitor të komunës së Graçanicës, me ç’rast i përgëzoi ata lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 15 nëntorit 2009. Duke i ftuar serbët që të distancohen nga thirrjet e Beogradit për mospjesëmarrje në zgjedhje, Dell tha se kohët e fundit vërehet vullnet i mirë nga serbët që ata dëshirojnë të jetojnë në Kosovë, dhe, kjo më së miri do të dëshmohet me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre ditën e zgjedhjeve.

“Fakti se ekstremistët tash po kërcënojnë mbi popullatën serbe do të thotë se ata thjesht janë duke e humbur kontrollin ndaj popullatës e cila është e lodhur nga premtimet boshe, dhe që është e lodhur duke sakrifikuar ardhmërinë e tyre për përfitime të Beogradit. Nuk mendoj se Dita e diel do të jetë fundi, do të jetë fillimi i një të ardhme për Kosovën. Do të ketë dalje të serbëve në zgjedhje dhe kjo do të sigurojë pjesëmarrjen e këtij komuniteti në institucione dhe një bashkëpunim ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj lokale të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka theksuar ambasadori Dell.

Gatishmëri për pjesëmarrje në zgjedhje tregoi edhe Nebojsha Azdejkoviq, anëtar i ekipit përgatitor për Komunën e Graçanicës.

“Duke e pasur parasysh se nëntë parti politike janë duke garuar në këto zgjedhje, tregon se është një proces që nuk mund të ndalet dhe mbas zgjedhjeve do të shihet se çfarë po ndodhë. Askush para tre muajve nuk ka menduar se 21 parti politike serbe do të garojnë në tërë Kosovën, por ky është realiteti, mbas nesër do të shohim se kush ka pasur të drejtë e kush jo”, ka thënë z. Azdejkoviq.

Dell theksoi se “Kosova duhet të krenohet sa i përket garës në fushatë parazgjedhore, duke i përjashtuar dy incidentet që ai i quajti të izoluara. Ai tha se partitë politike dhe liderët e tyre duhet të jenë përgjegjës për krijimin e një ambienti ku çdo qytetarë do të ndihet i lirë që të votojë.

Në Graçanicë ambasadori Dell vizitoi edhe tre projekte të kësaj komune të financuara nga USAID dhe AED për nismën e ndryshimeve pozitive.

Dell: Udhëheqja e Kosovës të tregojë burrështetësi, të tregojë aftësi për t’u ngritur mbi interesat e ngushta partiake


Deri para 48 orëve të fundit do t’i jepja kësaj fushate gati notë të përkryer për mënyrën se si është zhvilluar. Mirëpo, incidentet e ndodhura në 48 orët e fundit janë shumë negative. Më shumë se e ardhmja e procesit të votimit, është në rrezik e ardhmja ndërkombëtare e Kosovës, ndaj udhëheqja duhet të tregojë burrështetësi, të tregojë aftësi për t’u ngritur mbi interesat e ngushta partiake, ka thënë në një intervistë për Radio Kosovën (RTK) , ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell....

Radio Kosova: Zotëri ambasador, jeni njohës i mirë i realitetit në Kosovë, cili është mendimi juaj për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë ?

Ambasadori Dell: Janë bërë 8 vite që kur isha për herë të fundit në Kosovë. Kjo më ka ndihmuar të ndërtoj një pikëpamje për gjendjen, pas mungesës 8 vjeçare dhe kthimit të sërishëm dhe t’i vëreja ndryshimet që kanë ndodhur. Përgjithësisht, do të thosha që përshtypjet e mia janë shumë pozitive për gjërat që po i shoh këtu. Jam kthyer në një vend që ka më pak tensione sesa në kohën kur u largova. Popullata më duket që ka më shumë besim për veten dhe për të ardhmen e saj, tani pas pavarësisë dhe më shumë e relaksuar në marrëdhëniet ndëretnike sesa në kohën e 10 viteve më parë, në periudhën menjëherë pas shkatërrimeve të luftës. Pra, në përgjithësi përshtypjet e mia janë pozitive. Ekonomia është duke vuajtur por mund të shohim shenja të progresit bile edhe të ndryshimeve aty. Përgjithësisht i jap Kosovës një notë të madhe për progresin e dukshëm që e ka bërë në 10 vite.

Radio Kosova: Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2009 përfundon sot, zotëri ambasador cili është vlerësimi juaj për këtë fushatë ?

Ambasadori Dell: Deri para 48 orëve të fundit do t’i jepja kësaj fushate gati notë të përkryer për mënyrën se si është zhvilluar. Jo vetëm që kandidatët janë fokusuar në çështjet që qytetarëve iu interesojnë të fokusohen, e që janë çështjet lokale, por në tërësi fushata është zhvilluar në një atmosferë të mirë, nuk janë shënuar incidente dhe të gjithëve do t’u jepja notë të lartë. Këtu, incidentet e ndodhura në 48 orët e fundit janë shumë negative. Besoj që është përgjegjësi e të gjithë liderëve politikë, por në veçanti e atyre të AAK e PDK të sigurohen që kjo dhunë spirale të eliminohet menjëherë. Lidershipi duhet ti bëjë thirrje anëtarëve të vet të zmbrapsen nga përfshirja e mëtejme në një qark të veprimeve e reaksioneve. Më shumë se sa e ardhmja e procesit të votimit që është në rrezik, është në rrezik e ardhmja ndërkombëtare e Kosovës. Kanë qenë zgjedhje të mira. Janë të parat që po organizohen nga Kosova, nga institucionet e saj. Në fund të fundit e ardhmja e Kosovës është shumë më e rëndësishme sesa suksesi, ose jo i ndonjë partie të caktuar në Kosovë. Kërkohet që udhëheqja të tregojë burrështetësi, që të tregojë se janë të aftë të ngritën mbi interesat e ngushta partiake dhe në vend të parë të vendosin interesat e Kosovës.

Radio Kosova: Zotëri Ambasador në kontaktet tuaja me qytetarë vazhdimisht keni ftuar serbët e Kosovës për të dalin në zgjedhjet lokale. A është ber çfarë ishte e mundur që qytetaret serbë të Kosovës t’i përgjigjen ftesës për të dalë në votime ?

Ambasadori Dell: Keni të drejtë. Kam dalë jashtë dhe kam biseduar me shumë njerëz të ndryshëm nëpër enklavat serbe, nëpër lokalitetet e ndryshme serbe. Përgjigja është e përzier. Është ndryshe mes enklavave dhe grupeve të ndryshme të serbëve. Besoj që në përgjithësi ajo që do të shohim do të jetë një pjesëmarrje efektive e komunitetit serb. A do të dalin shumica prej tyre në votime, ne nuk e parashikojmë atë. Por mendoj se do të shohim një pjesëmarrje efektive dhe të dukshme. Këtë e bazoj në bisedat që kam pasur me njerëzit, me të rinjtë. Njëjtë sikurse edhe të rinjtë shqiptarë të Kosovës edhe popullata serbe këtu është e interesuar ta drejtojë jetën e vet. Duan punë, duan shkollim. Janë të lodhur nga të qenit nën klimën e politikës së 10 viteve të fundit, që ua ka imponuar ta sakrifikojnë të ardhmen e vet për disa qëllime më të mëdha që ua ka imponuar Beogradi atyre në Kosovë. Kemi parë interesim shumë më të madh se niveli i pjesëmarrjes në zgjedhje ,dhe, tani do të shohim një pjesëmarrje që reflekton. Është fakt se një numër në rritje i tyre e shohin të ardhmen përmes pjesëmarrjes në institucionet e Kosovës dhe e shohin të ardhmen e tyre si pjesë të Kosovës shtet të pavarur.

Radio Kosova: Këto ditë ju kemi parë shpesh në përurimin e disa projekteve të financuara nga Shtetet e Bashkuara në mjedise të përziera etnike. SHBA-ja e ka mbështetur edhe ekonomikisht Kosovën. Cili është opinioni juaj për zhvillimet ekonomike këtu ?

Ambasadori Dell: Ky është një aspekt që fatkeqësisht mendoj se Kosova ka ngelur prapa. Janë disa arsye për këtë. Disa janë shumë të vështira për tu tejkaluar. P.sh., ju nuk keni qenë të bekuar të keni burime natyrore, përveç që keni një pasuri shumë, shumë të vlefshme natyrore, e ata janë njerëzit. Kështu, Kosova është e bekuar me popullatën e re, që është kreative, energjike, e etur për të ndërtuar një ekonomi të re. Ajo që mendoj se kërkohet këtu është të ndërrohet korniza rregullative e ekonomisë. Ajo që duhet bërë është hapja e ekonomisë. Të shfrytëzohet potenciali, të shfrytëzohet rinia, t’iu jepen mjetet në dorë, mjetet e nevojshme, për të ndërtuar një të ardhme ekonomike. Fatkeqësisht, trashëgimia që ju keni përmes shekujve në forma të ndryshme, duket që kontrollohet. Puna e qeverisë shihet si kontroll i ekonomisë. Në fakt, puna e qeverisë duhet të jetë t’i forcojë njerëzit, të ndërtojë ekonominë. Shpresoj që pas këtyre zgjedhjeve të jenë në gjendje të fillojnë të punojnë me qeverinë dhe të shohim më shumë përpjekje për të shfrytëzuar potencialin e njerëzve.

Radio Kosova: Në një numër raportesh të institucioneve ndërkombëtare, potencohen shumë mangësi në funksionimin e ligjit dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Vëreni zhvillime pozitive në luftimin e këtyre dukurive ?

Ambasadori Dell: Mendoj që ndryshimi i rëndësishëm është rritja e kundërshtimit nga njerëzit që janë lodhur nga këto. Sinqerisht, situata ka degjeneruar në 8 vitet e fundit dhe korrupsioni është shtrirë gjithnjë e më shumë. Ajo që po shohim tani është se kosovarët e zakonshëm janë lodhur nga kjo dhe po kërkojnë veprime më të mira nga vendi dhe liderët e tyre. Për mua kjo është një shenjë inkurajuese. Nuk mund të ndërtoni rend dhe ligj, nuk mund të bëni luftë kundër korrupsionit, përderisa nuk keni bazë solide nga njerëzit, të cilët insistojnë që kjo të ndalet dhe të cilët i mbajë liderët e tyre të përgjegjshëm, e sidomos përmes momentit të votimit. Pra, unë jam i inkurajuar kur shoh se po rriten kërkesat nga njerëzit që të marrë fund korrupsioni, i cili është bërë endemik këtu në dekadën e fundit.

Radio Kosova: Zotëri Ambasador na intereson mendimi juaj se në cilat shtylla do të duhej investuar më shumë punë dhe përkushtim për forcimin e institucioneve demokratike ?

Ambasadori Dell: Kosova është vend i ri. Shumë prej institucioneve të saj kërkohet të forcohen. Është diçka e natyrshme. Para 200 vitesh SHBA-ja ishte një vend i ri me institucione të reja dhe të brishta, dhe, u desh shumë kohë për të arritur në nivelin që e kemi sot. Kosova po e përjeton një projekt të ngjashëm. Kur flas për forcimin e institucioneve nuk mendoj vetëm në qeverinë. Ka hapësirë këtu për forcim të shoqërisë civile, forcim të rolit të partive politike, të cilat në fund të fundit garojnë mes vete për të marrë pushtetin dhe janë pjesë e procesit. Mediat janë zhvilluar shumë në 10 vitet e fundit, por ka hapësirë për forcim të mëtejmë. Në mënyrë të veçantë, rendi dhe ligji është aspekti që kërkon më shumë përpjekje nga të gjithë ne, nga Kosova dhe komuniteti ndërkombëtar për t’i kënaqur kërkesat në rritje të qytetarëve për drejtësi. Rendi dhe ligji është fjala e dëshiruar për drejtësi. Njerëzit duan të jetojnë në një shoqëri të drejtë. Demokracia nuk nënkupton vetëm votimin që ndodhë pas disa vitesh. Demokracia nënkupton një shoqëri që bazohet në ligj, ku të gjithë njerëzit jetojnë në një atmosferë të respektit të dyanshëm për njëri tjetrin dhe besimin se ankesat e tyre do të gëzojnë dëgjim të drejtë nga sistemi gjyqësor dhe autoritetet. Në tërësi, është një pako e çështjeve që ne duhet ti marrim në konsiderim. Është sfidë e madhe, por besoj se Kosova ka kapacitet të bëjë progres në të gjitha këto fusha. Shumë vite më herët, Uinston Çerçilli tha në mënyrë të famshme "Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave". Jam shumë i bindur se derisa Kosova i zhvillon institucionet e saj demokratike dhe ne do të shohim jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Me demokracinë do të vjen prosperiteti ekonomik, me demokracinë vjen drejtësia, më shumë respekt për rend dhe ligj, dhe me demokraci do të krijohet një harmoni ndëretnike, dhe, ne e dimë që çdo kosovar është i interesuar të jetojë në paqe me fqinjët e tij, pavarësisht përkatësisë.

Radio Kosova: Zotëri Ambasador Dell, si e shihni zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës ?

Ambasadori Dell: Mendoj që situata në veri gradualisht do të zgjidhet vetvetiu, përderisa autoriteti i institucioneve të Qeverisë së Kosovës po shtrihet atje në mënyrë paralele me zbehjen e strukturave paralele.

Radio Kosova: Në një rast kur ishit në një lokalitet të komunës së Gjakovës jeni shprehur se demokracia në SHBA fillon nga fshati dhe kulmon në Shtëpinë e Bardhë. Ju lutem na flisni pak më shumë për këtë dhe si do të duhej kuptuar kjo në Kosovë ?

Ambasadori Dell: Struktura e Amerikës pa dyshim se nuk mund të bartet këtu. Secili vend është unik. Secili vend i ka specifikat e veta. Ajo që është me rëndësi është ideja se qeverisja më e mirë është ajo që i ofrohet qytetarit. Kjo nënkupton ofrim në qytete, ofrim në fshat. Shtrirja e autoritetit, pushtetit, kontrollimi i financave dhe buxhetit nga autoritetet komunale është pa dyshim struktura e rregullt këtu. Në demokraci liderët duhet të japin llogari para qytetarëve. Ata janë më shumë në këtë nivel të llogaridhënies kur jetojnë në qytetin e njëjtë dhe i takojnë bashkëqytetarët e tyre në baza ditore. Mendoj që procesi i decentralizimit, që është në zemër të Planit të Ahtisarit për status, është rruga e duhur për Kosovën. Nuk do të përfitojnë vetëm banorët e komunitetit shumicë, që shpesh ashtu trajtohet, por do të përfitojnë të gjithë qytetarët pasi që i bën institucionet lokale ma të përgjegjshme ndaj njerëzve, vendosë më shumë kompetenca në duar të liderëve lokalë. Mendoj që ky është shtegu për të ecur përpara dhe mendoj se po bëjmë progres të duhur dhe mjaft përparim kemi parë edhe në vitet e fundit.

Radio Kosova: Këto ditë në Kosovë është hapur një debat për lirinë e shtypit në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj, në çfarë shkalle zhvillimore janë masmediat në Kosovë për ngritjen e të cilave ka dhënë një ndihmesë të madhe shteti që ju përfaqësoni ?

Ambasadori Dell: Një karakteristikë që më ka shqetësuar pas kthimit këtu, që ka të bëjë me mediat, është pavarësia e saj. Ju keni një mori mediash, sikurse edhe në çdo kryeqytet tjetër. Ka 5, 6 apo më shumë gazeta ditore dhe ato bëjnë më shumë sesa që Uashington DC ka. Kryesisht aty janë dy gazeta ditore. Ka një mori mediash rivale elektronike, radio e TV, që e bëjnë më të pasur mundësinë për të zgjedhur. Pothuajse çdo pikëpamje e shprehur mund të arrihet përmes mediave këtu. Dhe mendoj që mediat po bëjnë një punë shumë të mirë në arritjen e pikëpamjeve të ndryshme e të gjera të opinionit publik. E kam thënë publikisht më herët dhe po e përsëris tani, se mediat duhet të rriten gjithashtu. Është diçka e natyrshme, siç thashë para pak momentesh. Jeni një vend i ri dhe duhet ta pranojmë se do t’i keni disa dhimbje në rritje. E shoh një tendencë brengosëse në disa aspekte të medias, që kanë më shumë qasje spektakulare sesa serioze, në tendencën për të pasur vëmendjen në shitjen e gazetës, hapësirës në kohën e emetimit, ose në marketing, në vend se të përfshihen në hulumtim të thellë dhe serioz të ngjarjeve dhe të hyjnë nën sipërfaqen e tyre. Kjo nuk është lloj kritike, është vetëm një vëzhgim i gjendjes në të cilën gjendet media 10 vjet pas luftës dhe pranimi se rritje dhe zhvillim i tyre do të ndodhë në të ardhmen. Shpresoj që miqtë e mi në media nuk e marrin këtë me shumë emocione. Nuk është kritikë, është vetëm vëzhgim, është vlerësim se është arritur progres, por duhet ende punë.

Radio Kosova: Jeni në Radio Televizionin e Kosovës. Kishit dëshiruar që nga ky medium t’iu jepni ndonjë porosi gazetarëve të Kosovës dhe masmediave ku punojnë ata ?

Ambasadori Dell: Është i thjeshtë. Keni fuqi të madhe. Me fuqi të madhe vjen edhe përgjegjësia e madhe. Jeni një institucion kritik i shoqërisë kosovare dhe përgjegjësia e të gjithë gazetarëve është të sigurohen se njerëzit janë mirë të informuar, të sigurohen se të gjitha pikëpamjet janë përfshirë në debatin publik dhe të zbulojnë këto çështje me përgjegjësi, jo në mënyrë sensacionale por me përgjegjësi, me qëllim që popullata e informuar, elektorati i informuar mund të marrë vendimet më të mira të mundshme për vendin e vet.

Intervistoi: Lekë Musolli

ROMAN I RI NGA RUSHIT RAMABAJA

Image

















“Kangjelja e Damastionit” është titulli i ri i romanit të autorit Rushit Ramabaja. Në këtë roman, përmes ngjarjeve të një para-katundi të Damastionit, që pretendon të dalë mbretëri më vete, sintetizohet mjeshtërisht gjithë historia pellazge-ilire. Autori në këtë libër na sjell personazhe karizmatike, të cilat përçojnë te ne histori të jashtëzakonshme. Libri kushton 5 euro.

EDA ZARI ARRIN NË PRISHTINË

ImageXhaz këngëtarja e njohur shqiptare, Eda Zari, ka arritur në Prishtinë. Ajo do të performojë në mbrëmjen e fundit të Prishtina Jazz Festival-it nesër mbrëma në teatrin ODA të kryeqytetit. Ndryshe nga paraqitjet e saj në Prishtinë, kësaj radhe Zari do të performojë me muzikantë vendës, si Ilir Bajri – piano, Visar Kuqi – kontrabas dhe Nesim Maxhuni – perkusione. Biletat për koncertin e Eda Zarit janë shitur të gjitha, 1 javë përpara mbajtjes së koncertit. Zari do të japë një intervistë për emisionin Express, e cila do të transmetohet nesër në orën 18:00.

HASHIM THAÇI, KOSOVA NJË VEND DEMOKRATIK

“Kosova ka treguar edhe një herë se është një vend demokratik dhe se të dielën edhe një herë do të dëshmoj se është një shembull i organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë. Ai ka falënderuar të gjitha partitë për fushatën e qetë dhe KQZ-në për punën që e ka bërë në përgatitjen për zgjedhjet. Ndërkohë, në mbledhje, ekzekutivi ka shtyrë aprovimin e 7 propozimeve për votim, kurse i ka dhënë mbështetje propozim vendimit për koncesionimin dhe zhvillimin me investime private për hidrocentrale të vogla. Gjithashtu mbështetje ka marrë strategjia për rini, ajo për transport shumëmodal, si dhe janë ndarë 35 mijë euro për përgatitjen e dokumentarëve për 7 komunat e Kosovës.

KUJDES NESËR!

ImageLiderët ndërkombëtarë u bëjnë thirrje sërish popullit të Kosovës por edhe klasës politike që kenë kujdes shumë me zgjedhjet e së dielës dhe të kujdesen maksimalisht që ato të shkojnë mirë. Ambasadori amerikan Cristopher Dell, ka thënë se duke u nisur nga fakti që këto zgjedhje janë kruciale për vendin, liderët partiakë duhet tu bëjnë thirrje elektoratit që të dalin në zgjedhje dhe të ruajnë qetësinë. Shedi i ICO-së në Kosovë, Peter Feith u ka thënë vëzhguesve ndërkombëtar që të kenë sukses dhe të monitorojnë si duhet zgjedhjet nga se këto janë të rëndësishme për dy arsye. “Kërkojmë nga të gjithë liderët partiak që të dënojnë këto që kanë ndodhur dhe që të kërkojnë nga mbështetësit e tyre që të tërhiqen nga aksionet e mëtejme të ngjashme , ngase këto gjëra do të jenë vetëm një njollë në emër të Kosovës. Dhe e gjithë bota po shikon tashti, mënyra se si ky vend sillet gjatë 48 orëve është rëndësishme për reputacionin e Kosovës”, ka thënë Dell. “E para është se Kosova është në tranzicion i cili e dërgon vendin drejt integrimit të saj në BE andaj është e rëndësuishne si për Brukselin ashtu edhe për Prishtinën që këto zgjedhje të kuptohen se e ardhmja e këtij vendi është në Evropë. Dhe e dyta është tranzicioni në drejtim të një qeverie më të moderuar. Kjo do të bëhet me transferimin e kompetencave nga institucionet qendrore në ati komunale. Për këto dy arsye është kruciale që këto zgjedhje duhet të shkojnë mbarë”, ka thënë Feith. Ndërsa Darko Aleksov kryesues i Rrjetit Evropian të Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve ka thënë se rrjeti është i përgatitur mirë dhe në çdo komunë kanë kapacitete të mjaftueshme për të mbiqkyrur zgjedhjet dhe për të mos lejuar manipulime të ndryshme që mund të prishin rezultatin e zgjedhjeve.

KQZ: NUK KA PASUR SHKELJE

ImageKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta është shprehur se nuk ka pasur shkelje të ligjit dhe as të procedurave të prokurimit e të tenderit në kompanitë fituese që do të merren me transportin e materialit zgjedhor dhe personelit punues në Qendrën e Numërimit të Votave dhe kompaninë për shtypjen e fletëvotimeve. Xhemajl Peqani nga KQZ-ja ka thënë se kriter në tenderët për ofrimin e shërbimeve të lartpërmendura ka qenë ofertuesi ekonomik me çmimin më të ulët. Dhe sipas tij, kompanitë që janë shpallur fituese kanë ofruar realisht çmimin më të ulët, sepse kështu është kërkuar edhe me kontratën e tenderëve. Sipas KQZ-së, deri më tash gjithçka është bërë në mënyrë transparente dhe janë të bindur se procesi zgjedhor në përgjithësi do të shkojë në rregull. LDK-ja, AAK-ja dhe ORA patën ngritur shqetësimet e tyre për mundësinë e manipulimit të votave pikërisht në bazë të kompanive të kontraktuara nga KQZ-ja për shërbimet përkatëse që do t’i ofrojnë.

Kosovë-Serbi, edhe gripi i ndan


Autoritetet shëndetësore serbe në veri dhe në enklavat tjera në Kosovën qendrore, kanë shpallur epideminë e gripit, duke zbatuar kështu vendimin e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.



Numri i të infektuarve, apo të dyshuarve me gripin A/H1N1, ka shkuar në dhjetëra, por s’është i mjaftueshëm, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për ta quajtur gjendjen epidemiologjike. Megjithatë, në disa pjesë të Kosovës gripi i derrit është shpallur zyrtarisht epidemi.

Bëhet fjalë për veriun dhe enklavat serbe në Kosovën qendrore, ku po zbatohet vendimi i Ministrisë serbe të Shëndetësisë, e cila para dy ditësh shpalli epideminë e gripit.

“Secili vendim i Qeverisë së Serbisë zbatohet nga institucionet shëndetësore në veri dhe enklava”, thotë drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, Rada Trajkoviq.

Por, autoritetet kosovare thonë se numri i të prekurve me gripin A/H1N1 nuk ka arritur atë masë sa të shpallet epidemi. Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët që të mos bëjnë panik.

Zëdhënësi, Faik Hoti, thotë se meqë gripi është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shtetet veç e veç nuk kanë nevojë që të shpallin epidemi.

“Rastet e të infektuarve nuk e kanë arritur treshifrorin, kështu që nuk është ndonjë gjendje alarmante dhe institucionet po ndërmarrin të gjitha masat, që janë në pajtim me rekomandimet që i ka dhënë OBSH-ja”,
thotë Hoti.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga Skënder Syla, shef i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë.

“Numri i rasteve është relativisht i ulët. Institucionet shëndetësore të Kosovës, së bashku me ato arsimore, në mbështetje edhe të OBSH-së, po ndjekin situatën për së afërmi dhe varësisht nga zhvillimi i ngjarjes, do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm”
, konfirmon Syla.

Edhe pse thonë se ekziston një sistem unik i shëndetësisë në Kosovë, autoritetet kosovare nuk marrin raporte nga mjekët serbë të veriut, apo të enklavave serbe.

Si rrjedhojë, edhe numri i të infektuarve vazhdon të jetë diskutabil, meqë shifrat që dalin nga autoritetet serbe të Kosovës, merren me rezerva nga Prishtina zyrtare.

Megjithatë, Faik Hoti kërkon që kjo çështje të mos politizohet.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që situata rreth gripit sezonal dhe atij pandemik të mos politizohet. Nuk ka nevojë që të krijohen relacione të ndryshme politike, për një çështje që është shëndetësore”.

“Bota po ballafaqohet me një pandemi dhe në këtë aspekt sistemi shëndetësor i vendit është unik, pavarësisht se dikush nuk raporton. Ne e shohim shëndetësinë tonë si shëndetësi komplete në tërë territorin”,
thekson Hoti.

Zëdhënësi Hoti sqaron se autoritetet shëndetësore serbe nuk raportojnë në Ministri. Por, medikamente apo vaksina kërkojnë.

Rada Trajkoviq deri më tash nuk i ka raportuar Prishtinës. Megjithatë, dërgimi i një kontingjenti me medikamentin Tamiflu në Graçanicë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, duket se ia ka ndërruar mendjen.

“Është e nevojshme, që të bashkëpunohet me institucione epidemiologjike në Prishtinë. Për mua nuk është problem që të raportoj edhe në Prishtinë edhe në Beograd, ose në Mitrovicën e veriut, në institucionin epidemiologjik për shëndetësi”,
thotë Trajkoviq.

Ndryshe, një pjesë e stafit shëndetësor serb merr paga nga buxheti i Kosovës, por edhe nga ai i Serbisë. Për çështje të minoriteteve, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë këtë vit 700 mijë euro, por jo e tërë kjo shumë është shfrytëzuar.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmend që kontingjentin e vaksinave kundër gripit A/H1N1, që do të vijnë si donacion nga OBSH-ja, t’ua shpërndajë të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie. Ky kontingjent pritet të arrijë në dhjetor.


Daci ruan kreun, Haradinaj krijon distancë më Thaçin

Ish Kryetari e Kuvendit të Kosovës tash kryetar i Partisë LDD, Akademik prof.dr.Nexhat Daci arrin të ruajë kreun e renditjes në anketë të Agjencionit Floart-Press për ditën e sotme.

Numri një i LDD-së edhe pse jo me shumë vota distancë, vazhdon të jetë kryesues, duke lënë në vend të dytë liderin e opozitës AAK-së gjeneralin Ramush Haradinaj që u bë disa ditë që është afruar ndjeshëm me kreun e listës së kandidatëve për të fituar çmimin.

Në vend të tretë për sot vazhdon të jetë kryeministri i Kosovës , Dr.sci.Hashim Thaçi. Kryetari i komunës së Prishtinës , prof.dr.Isa Mustafa , mban vendin e katërt.

“Publicisti i Vitit” udhëhiqet edhe për sot nga gazetari i Express-it Jeton Musliu .

Në vend të dytë sërish ndodhet drejtuesi i TV Klan Kosova,gazetari Baton Haxhiu ,ndërsa vendin e tretë e mban shkrimtari dhe publicisti Flori Bruqi , cili ditën e djeshme ka marrë një numër të konsiderueshëm votash.

Bruqi rikthehet pas disa ditësh në vendin e tretë, duke u futur kështu në grupin e rivalëve të fort.

Sportistët ashtu si dhe ditët e mëparshme udhëhiqen nga Lorik Cana, që e ndjek sportisti vlonjat Ervin Skela.


KLASIFIKIMI POLITIKE

1. Akademik prof.dr.Nexhat Daci 290 Vota

2Gjeneral RAMUSH HARADINAJ 282 Vota

3.Dr.sci. Hashim Thaçi 270 Vota

4. prof.dr.Isa Mustafa 267 Vota

5.Behgjet Pacolli 237 Vota

6. prof.dr.Jakup Krasniqi,225 Vota

7. Gjeneral Agim Çeku,222 Vota

8. Nekibe Kelmendi,220 Vota

9. prof.dr.Fatmir Sejdiu, 217 Vota

10. Rasim Selmanaj,215 Vota

11.Bajrush Xhemajli,210 Vota

12.Dr.Ali Berisha,207 Vota

13.Fatmir Limaj,202 Vota

14.Sejdë Tolaj,200 Vota

15.Prof.dr.Berim Ramosaj,199 Vota

16.dr.Pal Lekaj,197 Vota

17.Mimoza Kusari,186 Vota

18.Rrahim Sadiku,O Vota

KLASIFIKIME PUBLICISTIKE

1. Gazetari i Ekspress-it Jeton Musliu, 299 vota

2.Gazetari i Klan Kosova Baton Haxhiu 297 vota

3.Publicisti i Agjencionit "Floart-Press" Flori Bruqi,296 Vota

4. RUDINA XHUNGA ,287 VOTA

5. EDLIRA GJONI ,283 VOTA

6. ANDI BUSHATI ,282 VOTA

7. MERO BAZE ,280 VOTA

8.Gazetari i Emisionit "Opinion" Blendi Fejziu,270 Vota

9. LUTFI DERVISHI,265 VOTA

10. ANDI BEJTJA,230 vota


KLASIFIKIMI ART

1. INVA MULA ,179 VOTA

2. AGRON LLAKAJ,163 VOTA

3. AURELA GAÇE ,156 VOTA

4. EMA ANDREA ;155 VOTA

5. ADI KRASTA,154VOTA


6. ROBERT NDRENIKA,150 VOTA

7. ARDIT GJEBREA,147 VOTA

8. AGIM BAJKO ,145 VOTA

9. ROLAND TREBICKA,140 VOTA

10.ADEM ZAPLLUZHA,138 VOTA

KLASIFIKIMI SPORT

1. LORIK CANA,219 VOTA

2. ERVIN SKELA ;199 VOTA

3. KRESHNIK QATO ,195VOTA

4. ERJON BOGDANI;185 VOTA

5. HAMDI SALIHI,179 VOTA

6. KLODIAN DURO,171 VOTA

7. JAHMIR HYKA,156 VOTA

8. KLODIANA SHALA,155 VOTA

9. ERKAND QERIMAJ,143 VOTA

Profesoret më të mirë në Universitetin e Prishtinës

1.Prof.dr.Isuf Dedushaj,Fakulteti i Mjekësisë,320 Vota

2.Prof.dr.Shyqri Galica,Fakulteti i Arteve Dramatike,319 Vota

3.Prof.dr.Abdyl Bunjaku,Fakulteti Teknik,dega e Makinerisë,318 vota

4.Prof.dr.Mirlind Bruçi,Fakulteti Teknik,dega e Makinerisë,317 vota

5.Prof.dr.Hysni Daka,Fakulteti i Mjekësisë,316 Vota

6.Prof.dr.Blerim Kamberi,Fakulteti i Stomatologjisë,315 Vota

7.Prof.dr.Mustafë Aliu,Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit,314 Vota

8.Prof.dr.Ajvaz Berisha,Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit,312Vota

9.Prof.dr.Hasim Rushiti,Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit,311Vota

10.Prof.dr.Berim Ramosaj,Fakulteti ekonomik,309 Vota

11.Dr.sci.Bedri Zahiti,Fakulteti i Mjekësisë,307 Vota

12.Prof.dr.Gani Bajraktari,Fakulteti i Mjekësisë,305 Vota

13.Prof.dr.Naser Ramadani,Fakulteti i Mjekësisë,303 Vota

14.Prof.dr.Abdyl Krasniqi,Fakulteti i Mjekësisë,302 Vota

15.Prof.dr.Gani Dragusha,Fakulteti i Mjekësisë,300 Vota

16.Prof.dr.Agim Vinca,Fakulteti Filologjikë,299 Vota

17.Prof.dr.Rrustem Asllanaj,298 Vota

18.Prof.dr.Bujar Turjaka,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,297 Vota

19.Prof.dr.Aziz Dujaka,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,295 Vota

20.Prof.dr.Shemsedin Vehapi,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,293 Vota

21.Mr.sc.prof.Ilir Gllareva,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,292Vota

22.Prof.dr.Sadik Krasniqi,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,290Vota

23.prof.dr.Musa Selimi,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,287Vota

24.Prof.dr.Naser Rashiti,Fakulteti i Kultërës Fizike dhe Sportit ,284Vota

25.Prof.dr.Ahmet Geci,Fakulteti Teknikë,280 Vota

26.Prof.dr.Ibrahim Behluli,Fakulteti i Mjekësisë,283 Vota

27.prof.dr.Mehmet Maxhuni ,Fakulteti i Mjekësisë,280 Vota

29.prof.dr.Dalip Limani,Fakulteti i Mjekësisë,280 Vota

30.Prof.dr.Mehmedali Azemi,Fakulteti i Mjekësisë,275 Vota.

NGA AGJENCIONI FLOART-PRESS


Kurat popullore që kurojnë sëmundjet e veshkave

Suplement

Si të mos rrezikoni gurët në veshka. Si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Si t’i kuroni ato me anë të frutave. Rrushi pastron veshkat. Lëngu i mollës shmang infeksionet. Këto dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët si dhe një paketë me receta e këshilla të mjekësisë popullore, do t’i gjeni në numrin e sotëm, në një suplement prej 5 faqesh.

Në shumicën e rasteve, sëmundjet e veshkave nuk japin kurrfarë simptomash. Të kërkosh nga njerëzit që në mënyrë masive të kontrollojnë shëndetin e veshkave të tyre, do të ishte e tepërt, por prapë, siç tregon studimi i botuar në revistën shkencore "Health Journal", ekzistojnë grupe njerëzish tek të cilët ekzaminimi do të ishte i arsyeshëm. Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave, mjekët nekrologë rekomandojnë për kryerjen e analizave për të gjithë ata persona të cilët janë mbi 30 vjeç. Kjo për vetë faktin se ata, janë më të predispozuar për t'u prekur nga sëmundjet e veshkave. Por cilat janë rekomandimet e mjekëve për të parandaluar shfaqjen e gurëve në veshka, për të mos pasur probleme në organizëm. “Tirana Observer” sjell një paketë këshillash e recetash për të luftuar formimin e gurëve dhe shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura popullore për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet e veshkave, shfaqjen e gurëve dhe evitimin e tyre. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit për të parandaluar e luftuar sëmundjet që shqetësojnë sot njerëzit, siç është një prej tyre shfaqja e gurëve në veshka. Si duhet të veprojmë, si dhe zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Rrushi pastron veshkat. Lëngu i mollës shmang infeksionet. Fruti i vishnjës largon shfaqjen e gurëve dhe copëton kristalet. Alkooli sjell probleme. Si të shmangni sëmundjet që prekin veshkat.
Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e veshkave, shfaqjen e gurëve dhe formimin e kristaleve. Si të përvetësoni aleatët e mirëqenies tuaj dhe të kuroni gurët në veshka.
Si të mos rrezikoni gurët në veshka. Si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Karakteristikat e tyre të veçanta, tipet e shfaqjes dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh, me një paketë me receta e këshilla të mjekësisë popullore. Do të gjeni udhëzimet më të dobishme për të parandaluar gurët në veshka.

Bimët që përdoren për sëmundjet e veshkave
Në veshka apo në fshikëzën e urinës mund të formohen gurë të llojeve dhe madhësive të ndryshme sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, ç'ka dhe lejon identifikimin e tyre. Nga simptomat kryesore të kësaj sëmundje, të cilat nuk shfaqen veçse kur guri i formuar lëviz nga vendi i tij apo zmadhohet, janë dhimbjet në veshka apo në kanalet urinare. Nga shkaqet kryesore për formimin e gurëve në veshka dhe në fshikëzën e urinës është shtimi i përqendrimit të kripërave dhe veçanërisht i kalciumit në organizëm. Formimi i gurëve në veshka shpesh herë ndodh edhe për shkaqe të trashëguara.

Ilaçi për gurët e veshkave dhe të fshikëzës së urinës

1. Të ziesh rrënjët e bimës (al Kussab) duke marrë një lugë nga rrënjët e bluara dhe të thata dhe t’i ziesh me një gotë e gjysmë ujë deri sa të mbesë vetëm një gotë, pastaj e pi. Këtë e përsërit tre herë në ditë dhe gurët do të treten dhe do të dalin me urinën.

2. Të ziesh rrënjët e bimës (al yenbut) në të njëjtën mënyrë si më sipër, dhe kjo vepron gjithashtu në tretjen e gurëve dhe në daljen e tyre jashtë me urinën.

3. Farat e majdanozit, selinosë dhe ammi visnaga, merr një lugë nga këto fara dhe e përzien me një gotë ujë dhe i zien, pastaj e lë të ftohet, e filtron dhe e pi, tre herë në ditë.

4. Lëngu i përfituar nga zierja e bimës (këmba e pëllumbit) apo quajtur ndryshe (veshët e gomarit) ndihmon gjithashtu në nxjerrjen e gurëve dhe të rërës nga veshkat.

5. I këshillojmë ata pacientë tek të cilët përsëritet formimi i gurëve në veshka, të përdorin një nga recetat e mësipërme dhe pasi t’i shërojë dhe gurët të dalin nga veshkat apo nga kanalet urinare, të përdorin vazhdimisht këtë kurë: një lugë uthull molle e përzien me një gotë ujë të vakët (as të ngrohtë dhe as të ftohtë) dhe të pihet dy herë në ditë, pas mëngjesit dhe pas darkës, dhe kjo gjë pengon riformimin e gurëve në veshka.

6. Kurse ata pacientë që kanë gurë me përbërje fosfati, i këshillojmë të përdorin bimën (Madder), duke zierë një lugë të mesme nga rrënjët e kësaj bime me një gotë ujë, pastaj lihet deri sa të ftohet dhe pihet, tre herë në ditë. Por kujtojmë këtu se bima Madder vjen me ngjyrë të kuqe dhe si rrjedhojë edhe urina do të anojë nga ngjyra e kuqe, prandaj kjo nuk duhet t’ju shqetësojë.

7. Dhe së fundmi, i këshillojmë pacientët me gurë në veshka që të konsumojnë sa më shumë rrepka dhe qepë, për efektin që kanë këto bimë në shtytjen e urinës dhe nxjerrjen e gurëve.

Gurët në veshka/ mollët

Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Lëngu i mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë

Rrushi pastron veshkat
I bardhë apo I kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Vishnja largon gurët në veshka

Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave. Vishnja kuron mëlçinë, pastron gjakun, lufton aneminë dhe tretet shpejt nga stomaku.
Si përgatitet çaji i vishnjës
Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi. Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti diurekte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.

Pini kafe se ajo i bën mirë veshkave
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka.

Rekomandime për pacientet me gurë në veshka

- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara dhe kripërat.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrnat duhet të jene vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supë me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe Ph.
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.

Si t’i parandalojmë dhe kurojmë sëmundjet e veshkave?

Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato të kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.
Kurimi
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
Parandalimi
Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës.

Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:
1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e
urinës
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
5- Djersitje e vazhdueshme.
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobësi
9- Urinë e turbullt me erë të keqe
10- Temperaturë

Tumoret në veshka, si dallohen ato
Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Ndërsa tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Prandaj është e nevojshme biopsia e veshkave deh nëse bëhet në kushte sterile, si ndërhyrje ajo është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”. Vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.

Testet për ekzaminimin e gurëve në veshka
Prania e gurëve në veshka e identifikohet nga rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithëve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar.

Gurët në veshka jo gjithmonë të trashëguar
Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

Një ilaç i ri kundër kancerit të veshkave
Njerëzit me kancer në veshka tashmë kanë shpresa për shërim. Kështu thuhet në hyrje të një studimi që shpall ilaçin e ri Sutent si shpëtimtar të pacientëve me kancer në veshka. Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ndërsa vetëm 10 për qind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit rreth 40 mijë amerikanë preken nga kjo sëmundje dhe rreth 13 mijë prej tyre vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t’i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standard me interferon.

Llojet e gurëve në veshka

Kristalet ne veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar.

Burrat më të rrezikuar
Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Rekomandime
- Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave.
- Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh.
- Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka.
- Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj.
- Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
- Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.
- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit).
- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame.
- Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili.
- Lëvizni sa më shumë të mundeni.
- Një herë në tre muaj bëni ECHO.
- Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph).
- Bëni banja me ujë të ngrohtë.
- Mos pini alkool dhe duhan.
- Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Uthulla e mollës
Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.

Abuzimi me alkoolin ndikon në dhembjen e veshkave
Alkooli ndikon negativisht të njerëzit që vuajnë nga veshkat për faktin se ai është toksik për parenkimën rënave (të veshkës) dhe qelizave të veshkës, duke ngushtuar njëkohësisht qelizat e gjakut që gjenden në të dhe duke dobësuar punën e veshkës. Por një nga shkaktarët e dhembjeve në veshka është edhe shtatzënia. Nga studimet e bëra deri tani të rreth 60-65 për qind e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhembjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24-t deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Dhembja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureterëve nën veprimin hormonal.

Roli i lëngjeve për gurët në veshka
Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.

Çaji i koprës
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.

Dardha
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.

Ja si mund të qetësosh dhimbjen e veshkave

Pengesat mekanike, prania e gurëve në veshka, abuzimi me alkoolin, por dhe shtatzënia janë disa nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjeve në veshka. Por çfarë mund të bëni në rast se keni kriza veshkash, çfarë qetësuesish mund të përdorni? Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjetikë të lehtë dhe antiperistatikë me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Sidoqoftë, është e këshillueshme që pas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dezinfëktantë përreth një javë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj; por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolikë renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analizat e urinës, si dhe në krye të tre muajve të bëjnë një ekografi.

Nga se shkaktohet dhimbja e veshkave?
Dhimbja e veshkave, ose siç njihet kolika renale, shkaktohet nga moszbrazja e urinës nga veshkat, si pasojë e një pengese mekanike që shoqërohet me dilatacion (zgjerim) të sistemit kolektor pyelokacien, (sistemi i rrjedhjes) për shkak të mbylljes urinare që mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme, e gjeneralizuar ose lokale.

Çfarë ndodh nëse dhimbja zgjat në kohë?
Zgjatja e dhimbjes së veshkave do të çojë në ndryshime mekanike, dobësim të parenkimës renale (tuli i veshkës) dhe fryrje të veshkave, e cila kalon në tre faza. Faza e parë është fryrja e veshkës së shkallës së parë, që shoqërohet me stazën e pakët në kalicë (dhomëza). Shkalla e dytë shoqërohet me stazë të moderuar, me zgjerim të sinusit pilokalicien, por pa prekur korteksin renal. Shkalla e tretë ose e rëndë shoqërohet me zgjerim të gjeneralizuar dhe me komprimim (shtypje) dhe hollim të korteksit renal.

Si shfaqen dhimbjet?
Pacienti në fillim ndien dhimbje të forta në zonën e belit, ku është patologjia ose pengesa që sa vjen dhe shtohet, e cila lidhet me ndonjë sforco fizike, ngarkesë me lëngje, abuzim me pije alkoolike, ose një udhëtim i lodhshëm në rrugë të keqe.Dhimbja përhapet poshtë drejt pelvisit dhe organet gjentiale te meshkujt. Pacienti në këtë rast, përveç dhimbjes, ankon për ndjenjë të vjelli dhe të vjella. Nuk qëndron dot shtirë, bën lëvizje, ka ndjenjën e të urinuarit, por nuk urinon dot. Gjatë kohës që lehtësohet dhimbja, pacienti urinon sasi të pakët dhe me gjak, e shoqëruar me djegie të urinës. Analizat e urinës në këtë rast tregojnë praninë e eritrociteve me shumicë dhe albuminës në urinë. Këtu duhet të theksojmë se, nga praktika e punës sime disavjeçare me shumë fëmijë të moshave nga 4-10 vjeç, kam konstatuar se këta pacientë ekzaminohen me shumë vonesë, dhe pasi konstatohet elkalkuloze e rrugëve urinare, kjo ka dhënë tashmë dëmtime të mëdha në veshkë. Arsyet e këtij mosekzaminimi në kohë shpesh lidhen me nënvleftësimin nga ana e prindërve, por edhe nga mjekët e zonave, të cilët dhimbjet e barkut te fëmijët i mjekojnë për askaridoze, ose për infeksione të thjeshta urinare, pa u bërë një ekzaminim më të thellë.

Si ndikon abuzimi me alkoolin në shfaqjen e dhimbjeve të veshkave?
Alkooli, i cili është toksik për parenkimën renale dhe qelizën e veshkës, bën ngushtimin e enëve të gjakut në veshkë dhe dobëson punën e veshkës.

Si ndikon shtatzënia në shfaqjen e këtyre problemeve?
Nga studimet e bëra deri tani te rreth 60-65% e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhimbjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24 deri në javën e 28. Dhimbja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureteve nën veprimin hormonal.

Si bëhet trajtimi i kolikës renale?
Para se të trajtohet një kolikë renale, duhet që më parë të vendoset diagnoza e saktë e sëmundjes dhe të bëhet diferencimi i saj nga një patologji akute. Për këtë, në kushtet e urgjencës, duhet bërë analiza e urinës, ECHO e aparatit urinar dhe rografi e këtij aparati. Mbasi bëhen të gjitha këto, vendoset diagnoza dhe pastaj trajtimi. Pasi pacienti të qetësohet, në kushtet ambulatore bëhen ekzaminime komplekse, urografi intraverose IV.
Kështu, pasi është bërë vlerësimi paraprak, vizitat te mjeku specialist, për ta përjashtuar nga patologjitë akute të organeve të tjera, pacientit i matet fillimisht tensioni, vlerësohet gjendja e përgjithshme dhe atëherë vendoset gama e qetësuesve që do t’i aplikohet. Fillimisht përdoren analgjezikët e lehtë dhe anisperistatikë me efekt jo të fortë, i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohen bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët etj.

Pse banja me ujë të vakët?
Uji i ngrohtë çliron spazmat (ngushtimet) e rrugëve urinare. Por dua të theksoj se banjat me ujë të ngrohtë duhet të jenë të përgjithshme, jo lokale. Gjatë kësaj kohe, pacienti duhet mbajtur nën kontroll duke i matur tensionin, ecurinë e gjendjes së barkut, për të përjashtuar ndonjë patologji të ndonjë organi tjetër dhe në të njëjtën kohë kontrollohet edhe sasia e urinës. Kjo pasi pacienti mund të mos urinojë, për shkak të bllokimit të rrugëve urinare, duke u futur kështu në anuri (në mosurinim).

Çfarë qetësuesish mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet?
Fillimisht përdoren Voltaren ampulë ose supost, të kombinuar me Buskopan ampule, Papaverinë Im. N.q.s me këto nuk qetësohet, përdoret Tromadol inframuskular. Por nëse pacienti nuk ka të vjella, mund t’i injektohet një ampulë Primiperan im.
Është e rekomandueshme që mbas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dhe disifektantë urinare për 5-7 ditë si p.sh: Nitrofurantoil, Baktrinë, Forenid (tableta). Rekomandohen ushqime të lehta, supë me zarzavate, lëngje frutash dhe çaj. Rekomandohet që pacienti të lëvizë. Çdo person që kalon kolinë renale duhet të dijë që të paktën një herë në 3 muaj, duhet të bëjë ECHO dhe çdo 10 ditë analiza të urinës dhe Ph.

Kurimi me lazer
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90 për qind e gurëve kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen nëpërmjet mjekimeve. Por gurët me përbërje kalciumi, që janë dhe tipi më i zakonshëm i gurëve në veshka, nuk mund të shpërbëhen. Sipas mjekëve, gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për heqjen e gurëve kur kjo bëhet e domosdoshme. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik te fshikëza apo te veshka për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazer apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejt në veshkë përmes një çarjeje të vogël te pacienti për ta nxjerrë gurin të tërë ose për ta thyer në fragmente të vogla kur duhet. Metoda më e re për të hequr gurët quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Me këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

Shqipëria, e 5-ta në Evropë për numrin e divorceve

Raporti i CIA-s

Divorcet e regjistruara nëpër gjykatat tona, tronditin agjencitë botërorë të statistikave. Agjencia prestigjioze “Nation Master”, duke marrë të dhëna nga CIA World Fact Book, e ka renditur Shqipërinë të 14-ën në botë për numrin e divorceve.Por duke shkuar më tej, sipas statistikave, Shqipëria është e 5-ta në Evropë për numrin e divorceve dhe e para në Ballkan. Sipas raportit, rezultojnë të divorcuar 0.83 persona në një mijë vetë.

Divorcet e regjistruara nëpër gjykatat tona trondisin agjensitë prestigjioze në botë të cilat merren me klasifikimin e vendeve për sa i përket fenomenit, që rregullohet me ligj, të divorcit. Ndërkohë që shifrat vendin tonë e rendisin në pozicionin e 14, bëhet e ditur se Shqipëria ka numrin më të madh të divorceve në të gjithë Ballkanin, madje shkohet më tej në hartën e “Nation Master” kur konstatohet se nga të gjitha vendet e rajonit listohet vetëm Shqipëria dhe diku nga fundi zënë vend Greqia dhe Turqia, por në shifra fort herë më të ulëta se ne.


Edhe pse nga ana e lajmëtarëve të gjykatave tona, rrallë paraqiten shifra të betejave të çifteve shqiptare për t`i dhënë fund martesave të tyre nëpër sallat e gjykatave, është “Nation Master”, që na tregon në tabelë vendosjen me statistika të divorceve në Shqipëri duke saktësuar se në 1000 vetë divorcohen 0, 83 persona.


Statistikat e kësaj agjencie tregojnë se në krye të listës mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa bie në sy fakti që Shqipëria ka para në këtë listë si shtete evropiane vetëm Rusinë Finlandën dhe Portugalinë, ndërkohë që nga vendet e fundit bien në sy Danimarka me Italinë.

Burime të gazetës saktësojnë se realisht në gjykatat e rretheve e sidomos në atë të Tiranës çështjet për divorcin janë shtuar nga viti në vit dhe sidomos në rrethet e mëdha ku në krye sërish mbetet Tirana, e kjo jo vetëm për numrin e madh të popullsisë, por edhe për një sërë faktorësh të tjerë.


Por, si ka lëvizur problemi i divorcit në vendin tonë?


Nga statistikat e shkëputura shumë kohë më parë është saktësuar se divorci më shumë se sa një fakt gjyqësor tashmë duket se është përfshirë në një fenomen tronditës të shoqërisë shqiptare.

Ky fakt, që na rendit të 14 në botë, ka marrë një përgjigje realisht në muajin gusht të këtij viti, kur në disa gjykata të rretheve të vendit numri i padive dhe i kërkesave për divorc thuajse u kthye në një bum.


Referuar të dhënave shqetësuese që u transmetuan nga regjistruesit e gjykatave u mësua se një nga faktet që e rriti numrin e kërkesave ishte edhe muaji pushim i gjykatësve, por në të vërtetë fluksi solli në vëmendjen e studiuesve një nga shkaqet më reale ku starton problemi i divorcit.

Një përqindje e madhe e kërkesa-padive kishte protagoniste bashkëshortë që vinin nga jashtë. Ndonëse ky shkak nuk është i pa hasur edhe më parë në dosjet që mbushin sirtarët e gjykatave por me sa duket problemi vjen në rritje çdo ditë e më tepër.


Kështu u tha se nga regjistrimet e kryera në një periudhë thuajse 9 mujore në vendin tonë mësohet se numri duke u krahasuar me një vit më parë është shumë herë më i madh se viti i kaluar, ndërsa krahasuar me vitet e tjera rritja e këtij viti është thuajse alarmante.
Shkaqet e evidentuara në Gjykata


Motivi më i shpeshtë, linçuar në kërkesë-padinë e divorceve që bëjnë çiftet mësohet se ndryshon nëpër rrethe. Kategoritë e arsyeve të divorceve janë të shumta por veçohen kryesisht arsyet që çojnë zakonisht çiftet që njëri prej bashkëshortëve, e në rastin tonë bashkëshortit, të jetë emigrant.

Ndonëse ende nuk është saktësuar përqindja në lidhje me personin që kryen padinë, por emigrantët mësohet se muajve të verës kanë kryer edhe përqindjen më të madhe të kërkesave për divorc.

Mësohet se shkaku kryesor bëhet tradhtia bashkëshortore, ndërsa në pjesën më të madhe të dosjeve që mbartin edhe motivet që gjelozia është kryesorja. Kushtet ekonomike nga njëra anë dhe pavarësia ekonomike nga ana tjetër, që kjo e fundit bën që të evidentohen edhe kërkesat e grave për të zgjidhur martesën.


Shifrat e divorceve nga 2004-a.


Në vitin 2004 janë regjistruar gjithsej 4577 çështje familjare në të gjitha gjykatat e shkallës së parë. Nga totali i këtyre çështjeve familjare 3670 kanë qenë zgjidhje martese.

Në vitin 2005 janë regjistruar gjithsej 5526 çështje familjare, nga të cilat 4633 kanë qenë zgjidhje martese, pra në vitin 2005 janë shqyrtuar 963 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2004. Në vitin 2006 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 5742.


Nga ky numër 4727 janë zgjidhje martese, pra 94 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2005 dhe 1057 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2004. Në vitin 2007 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 6658.

Nga ky numër 5335 janë zgjidhje martese, pra 808 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2006 dhe 902 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2005.

Në vitin 2008 numri i çështjeve familjare të regjistruara gjithsej është 8082. Nga ky numër 6109 janë zgjidhje martese, pra 774 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2007 dhe 1382 zgjidhje martese më shumë se sa në vitin 2006.

Nga 6109 çështjet e regjistruara, 5089 kanë përfunduar dhe 1020 janë ende pa përfunduar. Nga çështjet e përfunduara 2122 janë me kërkesën e bashkëshortit, 3155 me kërkesën e bashkëshortes dhe 832 me kërkesë të përbashkët.

Specialistët kanë arritur në konkluzionin se numri i zgjidhjeve të martesës të shqyrtuara nga gjykatat ka ardhur në rritje në krahasim me vitet e mëparshme.

Withers: Gjeni kompromis dhe zgjidhni ngërçin politik

Ambasadori amerikan takon Kryetaren e Kuventi, Jozefina Topalli

Ambasadori amerikan John Withers, në një takim të zhvilluar dje me kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, i ka bërë thirrje klasave politike të zgjidhin ngërçin që është krijuar midis tyre, si dhe ka ftuar opozitën të ndërpresë bojkotin. Gjatë një prononcimi për median jashtë selisë së Kuvendit, Widhers tha se zgjidhja e krizës duhet të vijë nga vet klasa politike. “Pozicioni ynë i qartë është se më e mira do të ishte nëse mes liderëve politikë të kishte dialog që të arriheshin disa kompromise. Mendoj se të gjithë e ndjejmë se mosprezenca e opozitës në Parlament nuk është e mirë për vendin dhe ne duam ta shohim të zgjidhur këtë çështje. I takon vetë liderëve politikë të zgjidhin këtë çështje që gjërat të marrin rrjedhën e duhur”, ka theksuar ambasadori amerikan. Takimi zhvillohet në një situatë politike ku Partia Socialiste vazhdon të mos hyjë në Parlament, pavarësisht thirrjes së ndërkombëtareve për të ndërprerë bojkotin. I njëjti mesazh u dha para dy ditësh edhe nga Komisioneri për Zgjerimin i BE-se, Oli Rehn. Nga ana tjetër, po dje, deputetët socialistë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe i kanë bërë thirrje kolegëve që të rishohin vendimin për bojkotin në Kuvend, për të qenë prezent në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 me rastin e marrjes se vendimit të KE-së lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

***************************************************************************
Vendimi i Qeverisë, kryeministri Sali Berisha sqaron skemën e kompensimit

“Ish-pronarët do kompensohen me vlerën aktuale të tregut”
Të gjithë ish- pronarët do të kompensohen me vlerën aktuale të tregut. Këshilli i ministrave ka miratuar dje projektligjin për caktimin e fondit të kompensimit të pronarëve, sipas të cilit ish pronarët, të cilët u janë shpronësuar trojet padrejtësisht, do të mund ti marrin ato me vlerën aktuale të shitjes së tokave në treg. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar rivalit të tij politik, Edi Rama që të sjellë në Sekretarinë Teknike planin e rregullues të Tiranës, që të miratohet sa më shpejt nga Qeveria.
Kompensimi
Qeveria prezantoi dje skemën se si do të kompensohen ish pronarët të cilëve u janë shpronësuar padrejtësisht trojet e tyre. Kryeministri Sali Berisha theksoi se kompensimi do të behët në bazë të vlerës aktuale të tregut. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit, por edhe parimet programatike të qëndrimeve tona ndaj çështjes së pronës, kemi përzgjedhur formën më të ndershme, më të kushtueshme dhe më të vështirë të kompensimit, që është ajo me vlerën e tregut. Kjo është një faturë shumë e madhe, e cila ka dinamizmin e saj nga viti në vit, sepse i tillë është dinamizmi i vlerës së tregut,” u shpreh kryeministri. Shefi i qeverisë e konsideroi këtë hap një detyrim kushtetues dhe moral të maxhorancës ndaj pronarëve, të cilëve në mënyrën më të padrejtë e më klasore u shpronësuan. “Me këtë ligj hapen shtigje dhe mundësi të reja për fondin e kompensimit të pronarëve, qoftë fizik apo qoftë monetar”, theksoi Berisha . Për krijimin e fondit monetar të kompensimit, shefi i qeverisë bëri të ditur se do të përdoren edhe të ardhurat nga privatizimet dhe ankandet e aseteve shtetërore.
Plani rregullues
Kryeministri Berisha theksoi dje se qeveria duhet të ketë të drejtën e shitjeve të trojeve. “Në një mbledhje të shkuar ju njoha me qendrën e Tiranës. Ligji i vitit 1994 ia ndalon qeverisë të shesë toka, por ky ligj e ndalon për shkak të kompensimit të pronarëve. Pra, ligji është në funksion pikërisht të procesit të kompensimit të pronarëve, çka do të thotë që me një amendim të lehtë të tij, për ta qartësuar, Këshilli i Ministrave duhet të autorizohet të përdorë trojet në mënyrën më eficente për kompensimin e pronarëve. P.sh për qendrën e Tiranës. Ankandi duhet të jetë për metër katror ndërtimi, sepse kështu arrihet vlera më maksimale, natyrisht në përputhje me urbanistikën e qytetit, u shpreh Berisha. Gjithashtu, kryeministri ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PS-së, Edi Rama për planin rregullues të kryeqytetit. “E ftoj zotin Rama që del në konferencë shtypi dhe që, pasi e ka mbajtur një vit planin, ta sjellë sa më shpejt në Sekretarinë Teknike dhe do t’ia miratojmë, në mënyrë që të mos krijojmë alibia të kota. Pasi e mbajti planin e rregullimit një vit e gjysmë, e miratoi para dy javësh, tani del e thotë po e bllokon KRRTRSH-ja. Në përputhje me planin urbanistik, ne duhet të gjejmë mënyrën e fitimit maksimal dhe kjo e tëra do të shkojë në fondin e kompensimit të pronarëve. Por si ky rast mund të ketë edhe raste të tjera analoge, për të cilat qeveria duhet të autorizohet me ligj, të procedojë. Krahas këtyre fondeve, të ardhurat e ankandeve të pronave të tjera, sipërmarrjeve, vlerave apo aseteve shtetërore, ky ligj i adreson gjithashtu në fondin monetar të kompensimit të pronarëve”, përfundoi kreu i qeverisë.


Naser Aliu:Homo - Sapiensi dhe Homoseksualizmi

Rekapitullim – kush hynë në Evropë?

Evropa si bartëse e civilizimit dhe kulturës futet në vendet tjera. Ballkani, sot, nuk është prodhues i civilizimit, por konsumues, mirëpo homo sapiensi ka vështirësi ta pranojë botën, që është në kundërshtim me bindjet e tija tradicionale, mijëvjeçare. Sipas tij botë morale është vetëm ajo që njehë ai. Nuk pranon atë që ekziston botërisht, me shekuj, edhe pse e dinë se nuk është një paraqitje sporadike. Sipas tij homoseksuali duhet ta dashurojë një grua. Ky pretendim është i njëjtë, si, kur kërkohet nga heteroseksuali të dashurojë një burrë. Sipas tij vlerë kanë vetëm njerëzit që riprodhohen, vetëm ata që kryejnë detyrat e evolucionit, kontributi në shoqëri nuk është me rëndësi. Ai din shumë mirë, sigurisht njeh njerëz të tillë, që do të kishte qenë më mirë të mos ishin riprodhuar fare.

Natyra nuk funksionon sipas rregullave të shumicës

Sipas botëkuptimit të tij natyra prodhon vetëm përsosmëri: as nuk linden fëmijë me sëmundje, as siamez me dy koka, as bineq të ngjitur, as gra me organe gjenitale mashkullore, por me gjinj; as me dymbëdhjetë e më shumë gishta në dorë apo në këmbë, as të verbër, as të shurdhër, as me të meta fizike e psikike, as imbecil, por linden vetëm burra dhe vetëm gra!!! Sipas homofobit natyra ka parashikuar orientimin seksual kategorik. Kjo, mirëpo, nuk është e vërtetë, sepse homoseksualizmi ekziston edhe te kafshët e padjallëzuara!

Homo sapiensi me qëndrim homofob ka, mirëpo, vetëm një problem të madh perceptimi: ai kërkon nga natyra perfeksion vetëm te orientimi seksual. Teket tjera të qelizave dhe gjeneve nuk janë të rëndësishme. Sipas shkencës çdo njeri ka 100-200 defekte gjenetike, mutacione. Kjo është arsyeja pse nuk jemi të përsosur dhe pse me ligj nuk mund të penalizohet preferencat seksuale në mes të rriturve…dhe jemi ashtu si jemi me shumë gjini dhe ka ardhur koha ta pranojmë realitetin!

Homofobi është pajtuar me deformimet fizike që mund të shkaktojë natyra dhe nuk revoltohet, respektivisht nuk mund t´i ndalë, ndoshta fajëson të pafajshmin: Zotin, por në anën tjetër, në aspektin shpirtëror, mendon se preferenca seksuale e njeriut mund të mbikëqyret ose me ligj ose të ndryshohet me dhunë! Ai qysh si fëmijë ka parë dhe mësuar se dhuna nënshtron, dreson, sipas tij riedukon njeriun dhe mendon se kështu zgjidhen problemet e jetës.

Ka mijëra vjet që ky problem nuk u zgjodh as nga religjioni, as nga politika! Sepse në fakt nuk ishte problem, por shumica konsideron perversion çdo gjë që nuk është sipas shijes, normës së saj.

Ai është i bindur se njeriu me dëshirë përcakton preferencën seksuale, e nuk lindet me të ose nuk shpërthen më vonë, në moshë të pubertetit për shembull. Thua se kur ai kishte katër vjet, pesë apo gjashtë dinte se çfarë preferencë seksuale kishte!!!

Homofobi ka edhe një problemë tjetër të madh: orientimin objektiv dhe pranimin e realitetit:

ai është i bindur se njerëzit devijojnë. Me dëshirë! Ai donë t´i tregojë tjetrit se si duhet të jetojë, përndryshe ai pezmatohet, revoltohet dhe bëhet i rrezikshëm! Homofobi thotë me mburrje, në vend se të skuqet nga turpi: “nuk jam i gatshëm ta toleroj jetën tënde sipas dëshirës tënde! Trupi jot është edhe imi!” Kush është këtu homoseksual, ai i vërteti apo ky që dëshiron të posedoj dhe të kontrollojë trupin e tjetrit!? E liria individuale? Në shoqëri jo moderne vlen vetëm për shumicën! Shoqëria moderne dëshmohet me trajtimin e pakicave, të çdo lloji: kombëtar, fetar apo të orientimit seksual…

Ngjasimet

Kur djali i përngjan nënës fizikisht, nuk konsiderohet perversion. As kur bija i përngjan t´atit. Edhe nëse ata marrin shijen e prindit të gjinisë së njëjtë, nuk është perversion, por nëse natyra siç nuk na pëlqen neve, shumicës, transferon preferencën seksuale të nënës te djali apo t’ atit te bija, atëherë këtë përfundon racionaliteti i homo-sapiensit! Ai pranon se natyra mund të devijojë njeriun vetëm fizikisht, por sipas tij, natyra nuk shkakton kurrë një ndryshim te preferenca seksuale! Natyra apo Zoti gabon vetëm fizikisht, por jo shpirtërisht!

Sipas tij është tragjike dhe amorale nëse dikush flenë me atë që dëshiron, të moshës madhore, kuptohet, e jo me atë që dëshiron patrioti imagjinar. Edhe sulltanët kanë pasur hareme me djem, mirëpo kjo nuk ishte homoseksualizëm, por pedofili, e cila duhet luftuar në mënyrë konsekuente. Në Arabinë Saudite martohet plaku 80 vj. me një vogëlushe 10 vjeçe se me ligjet e këtij shteti nuk parashihet mosha minimale për martesë, pra pedofilia lejohet, por edhe atje ndalohet homoseksualiteti. Shkurt e shqip, ndalohet dashuria ne mes të rriturve të së njëjtës gjini, por jo me fëmijët! E Vatikani? Një ditë do të kemi një papë homoseksual, siç është normale të ketë edhe priftërinj homoseksual…

Nëse moralisht kjo botë nuk është e çmendur, atëherë është e perverse tej për tej, prej vendi në vend, prej shteti në shtet, sepse perverse konsiderohen veprat e tjetrit, jo të vetat!

A jemi gati ne ta pranojmë homoseksualizmin?

Nëse shtrohet pyetja në këtë mënyrë, atëherë kjo tregon se ne jemi të egër!

Nuk është me rëndësi a jemi ne gati të pranojmë atë që ekziston në ilegalitet, ( ku e kemi dëbuar ne me paragjykimet ataviste) sepse në këtë rast do të flitej për primitivizmin dhe mostolerancën tonë, por pyetja kryesore është, në mjedisin tonë, ballkanik, a janë të gatshëm bashkëqytetarët tanë homoseksual ta jetojnë jetën pa komplekse dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri?

Nëse ata kanë frikë të madhe, dëshmon për agresivitetin tonë dhe tregon se ne shumë pak kemi lëvizur nga vendi!

Vendnumërimi

Ne punojmë me kompjuter, ngasim makina, fluturojmë me aeroplan, përdorim mikroskop, studiojmë teket e gjeneve dhe qelizave, por të gjykuarit duhet ta ruajmë ashtu siç e kemi mësuar nga analfabetët, kur mjet i vetëm i komunikacionit ishte gomari! Pra, homo sapiensi shfrytëzon çdo komoditet të kohës moderne, por me xhelozi ruan botëkuptime primitive, madje me këto edhe krenohet dhe e vështron si detyre patriotike! E kush e autorizoi?

Emancipimi dhe autorizimi

Kuvendet shqiptare janë të autorizuara për emancipimin e kombit. Shteti shqiptar nuk ka për detyrë t´u tregojë njerëzve se ç´ka duhet t´u pëlqejë atyre, por pakicës t´i garantojë të drejtën individuale dhe lirinë e ekzistencës.

Niveli i civilizimit sot tregohet me kushtetutë. A jemi gati ta pranojmë atë që ekziston apo të jetojmë në hipokrizi? A jemi gati të tolerojmë atë që nuk është si ne? Demokracia për shumicën dhe përjashtime i pakicës, nuk është demokraci, por diskriminim! Kombi shqiptar ka përvojë dhe din sa i keq është diskriminimi!

Hipokrizia

Ne nuk mund të bëhemi hipokrit dhe ta ndalojmë vetëm “perversionin”, por duhet t´i ndalojmë edhe ata që ishin të tillë dhe “helmojnë” rininë tonë. Si mund të kuptohet intelektuali që krenohet me homoseksualët, biseksualët e lesbiket e vdekura?

Ai lexon dhe jep mësime e krenohet me këta homoseksualët, biseksual apo lesbike, si: Leka i Madh, Julius Gaius Cesar, Aristoteli, Sokrati, Platoni, Demosteni , Luigji i XIII Francë, Lord Byron dhe Ali Pashë Tepelena, Frederiku i Madh, Frederiku i II, Haroun Al Rashid, kalif i Bagdadit (750- 800), Khair ed-Din, vdiq në Algjeri në vitin 1546 , Omar Kajami Persi, vdiq më 1122… Elisabeta I e Anglisë, Atatyrk e shumë të tjerë…

Homofobi dëgjon muzikë kënduar nga homoseksualët, lesbiket apo biseksualët apo shikon filma të aktorëve homoseksual, biseksual apo lesbike, si psh:

David Bowie, James Dean, Marlene Dietrich, Cary Grant, Rock Hudson, Peter Çajkovski, Frédéric Chopin, Franz Schubert, Richard Wagner, Johannes Brahms, George Michael, Edith Piaf, Madona, Samantha Fox, Elton John, Greta Garbo, Jodie Foster, Gianna Nannini…e shumë të tjerë…

Homo sapiensi lexon librat, krenohet me autoritetet homoseksuale e biseksuale, citon ata dhe mburret se i ka lexuar: Ai mburret me këta homoseksual, lesbike apo biseksual, si psh.: Safo, poete greke 600 vjet para Krishtit, Madame de Stael, Françoise Sagan, Simone de Beauvoir, Johan W. von Goethe, Miguel de Cervantes, Wilhelm von Humboldt, Leonardo da Vinci, Voltaire , Frederico Garcia Lorca, Thomas Mann, Michelangelo, Botticelli, Eugène Delacroix, Honoré de Balzac ,Salvador Dali, Francis Bacon, Louis Aragon, Jules Verne, François Mauriac, Arthur Rimbaud, Bertolt Brecht, Tenessee Williams, Michel Foucault, Paul Verlaine , Gustave Flaubert, Francis Bacon, Roland Barthes, Oscar Wilde, Thomas Mann, Marcel Proust, Jean-Jacque Rousseau, Jean-Paul Sartre, Oscar Wilde, Shakespeare, James Cook, Buffalo Bill… Cornelia Scheel, bija e ish presidentit gjerman e shumë të tjerë…

Hipokrizia e homofobit nuk përfundon këtu: ai vishet edhe me rrobe, natyrisht nëse ka mundësi, të qepura nga homoseksualët, si : Wolfgang Joop, Giorgio Armani, Yves Saint-Laurent, Jean-Paul Gaultier, Dolce & Gabanna, Calvin Klein etj.etj.etj…

Homofobi, që vuan nga hipokrizia radikale, sillet si paraardhësi i homo sapiensit: si homo erectus. Pra si intelektual i kalibrit të madh çmon, respekton, adhuron, mrekullohet dhe çmendet me veprat e homoseksualëve e biseksualëve të vdekur apo me homoseksualët e biseksualët e kombeve tjera, por i urren deri në vdekje homoseksualet e gjallë në kombin e vet dhe, kjo quhet hipokrizi radikale, e pafytyrë!

Kush ka këtu probleme dhe për çfarë devijimi të homo sapiensit mund të flitet, kur ai dashuron, adhuron të vdekurit? A mund të konsiderohet kjo nekrofili?

Si të zhduken homoseksualizmi?

Homoseksualët mund të zhduken, nëse meshkujt lindin djem dhe gratë lindin vajza, pa u pas përzier kromozomet e tyre, derisa fekondimi ndodh në këtë mënyrë klasike, do të ketë edhe befasi dhe përzierje të tilla gjinore! Çdo njeri le ta “kultivojë kopshtin e vet”, ky është stacioni i civilizimit të sotëm…Ne nuk mund ta ndryshojmë Evropën, por Evropa na ndryshon neve…

Aty ku akoma mendojnë se fuqia e intelektit është në “drejtpërdorimin” e organeve gjenitale, emrat e autoriteteve të lartpërmendur flasin për diçka tjetër dhe shtrohet pyetja: pse Zoti apo natyra stolis, shpërblen me inteligjencë gjeniale pikërisht ata që nuk janë si ne shumica?

Sepse gjenet dhe qelizat nuk funksionojnë sipas dëshirës së mazhorancës!

Për personalitetet tjera homoseksuale, biseksuale dhe lesbike mund të konsultohet libri i: Michel Larivière : Dictionnaire des homosexuels et bisexuels célèbres (éditions Delétraz)


Olli Rehn: Opozita të heqë dorë nga bojkoti


image

BRUKSEL - Komisioni i BE-së, për Zgjerim, Olli Rehn ka kërkuar që Shqipëria të gjejë konsensusin politik dhe i ka bërë apel opozitës të heqë dorë nga bojkoti, pasi kjo është shumë e rëndësishme tani që BE nis të diskutojë për statusin e Shqipërisë.

Ai ka dalë në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Ilir Meta i cili gjendet në Bruksel. Rehn ndër të tjera ka folur për dhunën e ushtruar ndaj Mero Bazes, duke u shprehur se "inkurajova z.Meta që të shteti të mbrojë fjalën e lirë".

Fjala e Rehn

Shqipëria ka bërë përparim me zgjedhjet disa nga kriteret janë plotësuar por ka ende disa probleme të identifikuara. Ajo që mbetet për të bërë përparim është sistemi gjyqësor. Inkurajova z.Meta për të bërë përpjekje për të përmirësuar reformën në drejtësi dhe inkurajova mbrojtjen e medias dhe fjalës së lirë duke pasur parasysh sulmin e fundit ndaj Bazes.

Dua të them diçka kryesisht për atë çfarë KE kërkon: Reforma dhe Konsensus politik. Kam diskutuar me z. Meta edhe për bojkotin e opozitës, gjithashtu i bëj apel opozitës japë fund bojkotit sepse është jashtë standardeve. Debati duhet bërë në Kuvend. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që BE fillon të diskutojë për aplikimin e Shqipërisë në BE. Destabiliteti demokratik dhe bojkoti i parlamentit nuk bëjnë pjesë në parimet e BE-së.

Meta: Kërkesat e opozitës, mos cenojnë pavarësinë e gjyqësorit

Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka garantuar komisonerin Rehn se qeveria shqiptare do të thellojë procesin e reformave në vend. "Qeveria shqiptare është e vendosur dhe e përkushtuar për të bërë me të mirën dhe është e angazhuar për të punuar afër me opozitën. Kemi shprehur vullnetin e fortë për këtë çështje. Presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj në mënyrë serioze.

Qeveria dhe mazhoranca kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar, por këto shqetësime të opozitës të mos shkelin pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e marra nga gjykatat"- tha ai. Më tej ai ka shtuar se qeveria është e vetëdijshme për fushat ku ky progres duhet të jetë më i prekshëm, pasi qeveria sipas tij është e përkushtuar për të arritur të gjithë kushtet për liberalizimin e vizave.

Sa për incidentin me gazetarin Mero Baze, Ilir Meta ka theksuar se "personat e përfshirë në incidentin e fundit me Mero Bazen janë në arrest. Institucionet në vend janë distancuar seriozisht jo vetëm nga ky incident, por nga çdo incident dhune që kërcënon standardet e lirisë së medieve në vend".

Akil Mark Koci dhe të tjerët

(Përgatiti për shtyp Ndue Ukaj)

Prishtinë, 2009

Redaktor: Ndue Ukaj

Hyrje

Libri “Akil Mark Koci dhe të tjerët” synon të përfshijë një pjesë të korpusit të teksteve kritike, përsiatjeve dhe përjetimeve të ndryshëm, nga autorë shqiptarë dhe të huaj, lidhur me krijimtarinë muzikore, pastaj atë studimore të Akil Kocit. Këto tekste, të përmbledhura në këtë libër, janë një dëshmi e fuqishme se Koci ka qenë dhe është një protagonist i rëndësishëm, në jetë kulturore shqiptare, nëpër disa dekada, madje, duke qenë shpeshherë, shënjues i saj. Këto tekste të përmbledhura në këtë libër, e kanë shoqëruar krijimtarinë muzikore të Akil Kocit nëpër kohë e periudhat e zhvillimit të saj. Ndërkaq në anën tjetër, kemi tekstet e shumta të aspekteve diskursive, të cilat interpretojnë përsiatjet, interpretimet, studimet e Kocit për muzikën, në të cilat fusha, Koci del mjaft i frytshëm.

Ky libër, i cili vjen para lexuesit shqiptar, pas një jetë të bujshme muzikore të kompozitorit dhe interpretuesit të muzikës Akil Kocit, synon të paraqes fenomene, dukuri kulturore dhe estetike, që kanë karakterizuar kohët dhe zhvillimin e muzikës në Kosovë dhe me gjerë, pjesë e pandashme e të cilave ka qenë krijimtaria artistike muzikore e kompozitorit Akil Koci. Nëse shihen këto tekste në tërësi, mund të vërehet se aty sintetizohet një aspekt i rëndësishëm që lidhet me jetën dhe veprimtarinë e bujshme artistike të kolosit të muzikës shqiptare, Akil Kocit. Si i tillë, ky libër përcjell krijimtarinë muzikore të autorit nëpër gjitha fazat e rëndësishme krijuese, duke paraqitur pikëpamje të shumëfishta nga autorë të huaj dhe shqiptarë, lidhur me muzikën që ka kultivuar Koci, me baletin e parë, “Sokoli i Mirusha”, por, me një theksim të veçantë edhe në tekstet diskursive të Kocit, të cilat, si të tilla, përbëjnë një literaturë të rëndësishme në kulturën e studimeve muzikologjike shqiptare. Kësisoj, këto tekste të përmbledhura në këtë libër, bëhen shenjë e kohës dhe tendencave artistike të saj, duke vënë në pah, gjitha tiparet e karakteristikat krijimtarisë estetike e artistike të Kocit, por edhe reflektimet e shtypit, kritikës profesioniste për veprimtarinë e tij.

Akil Koci i njohur si kompozitor, interpretues i muzikës e publicist, shfaqet para lexuesit shqiptar tanimë nga prizmi i atyre që e kanë gjykuar veprimtarinë e tij, atyre që kanë përcjell muzikën e tij, atyre që kanë përcjell shkrimet e shumta diskursive të tij, për fenomene muzikore, kombëtare e universale. Prandaj, kjo mendoj se është një mundësi e jashtëzakonisht e mirë, që lexuesi të vë raporte krahasimtare dhe të kuptoi si u zhvillua kultura muzikore në Kosovë. Dhe mbi të gjitha, të kuptoj fenomenin Akil Koci.

Ndue Ukaj

Në vend të parathënies

Nëse e kemi të qartë se vlera estetike e një vepre arti, nuk është substanca, por cilësia, atëherë s’ kemi se si mos shfaqim bindjen tonë, se ky interesim ose mendim shtrihej në mendimin filozofiko-estetik dhe në kulturë, siç ndodh në të shumtën e rasteve, prandaj synimi i im është që shkrimet dhe analizat që i behën veprave të mija të qëndrojnë në ambivalenten e vlerësimeve. Në librin më të ri që po paraqes me titull "Akil Koci dhe të tjerët", edhe pse nuk i kam dhënë fund impenjimit tim në aktivitete muzikore dhe krijimtari artistike, sepse punoj pavarësisht nga mosha e ime e tretë, ka emërtim. Kjo ide për t’ i përmbledh të gjitha ato vlerësime në një vend për veprat e mija qofshin kompozime, muzikologjike, etnomuzikologjike, apo edhe estetike, është ide e Akademik Kopi Kyçykut si dhe i ca kolegëve, miqve dhe dashamirëve të shkrimeve të mija, të cilët pasi i kanë lexuar këto shkrime, më thënë se një koncept të tillë me përmbledhje të shkrimeve për krijimtarinë dhe aktivitetin tënd krijues, do të paraqesin si kredo universale, prandaj mirë është që të i përmbledhë dhe të botohen në një libër me titull "Akil Koci dhe të tjerët". Kjo për faktin se mendimet e kompozitorëve, estetëve, muzikologëve dhe gazetarëve, sikur e plotësojnë atë krijimtari time modeste dhe të gjithanshme, e cila, procedon hap pas hapi opinione të përafërta, së pari, si kërkime dhe rezultate të arritura dhe pastaj si koncepte krejtësisht empirike. E gjithë kjo për të qenë në funksion të ndërlidhjes së dy kohëve kulturore e muzikore, pra që tani të përplotësohet tërë ajo krijimtari e kohëve të fundit, me atë të krijuara 50 vite më parë, si rezultat i të arriturave, që vjen nga përvoja e madhe e ime dhe e aftësisë. Për të më njohur mua më për së afërmi me artin e tingullit dhe krijimtarinë time muzikologjike dhe estetike, gjithsesi duhet prezantuar edhe thëniet, mendimet e ndryshme, qofshin edhe subjektive, sepse në këtë mënyrë shihet interesimi për veprimtarinë time të gjatë.

Edhepse e kam përqafuar këtë ide te disa është paraqitur habia që paraqet në vete një problem të shtruar nga metodat e kritikës, në rrafshin e dijës, talentit e përderisa ata shkruajnë bazuar me tiparet e një mënyrë të menduarit, të tjerët shprehin habinë e tyre për punën time dhe për shkrimet e autorëve që do të i prezantojë shkrimet e tyre për mua, në këtë libër.

Për të i sqaruar këto kritika "parimore", të ca kolegëve të mi, për habinë që ata e shprehin, do të citoi filozofen e njohur franceze, Jeanne Hersch, autoren e librit "Habia filozoike", e cila mes tjerash thotë:...." Dhe me gjithë atë, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë qenie njerëzore që do habiten.....veprat janë mbushura me një habi metafizike dhe filozofike,e ngjashme me atë të fëmijëve, si thotë Bibla, duhet të bëhemi të tillë, për ta kuptuar përse behët fjalë".

Me gjithë atë, unë do ta citoj edhe një sentencë të filozofit të madh Gjerman Kantit, i cili ndër të tjera shkruan: "ai transformon me të vërtetë, rrënjësisht dhe thellësisht horizontet dhe konceptet e mendimit filozofik", duke shtuar përpos tjerash, "...është e pamundur të krijosh një shkencë që do të jetë e sigurt mbi diçka, kaq të pa sigurt siç është zakoni". Tek ne është zakon për tu habitur dhe si dukët, këto observime empirike, nuk i kanë kuptuar kolegët e mijë, duke më shtruar shumë pyetje, qe nga shkrimi i artikujve të shumtë e deri te botimi i katër librave gjatë një viti, duke mos ditur se përvoja e ime 50 vjeçare krijuese, e veprave muzikore dhe i shumë shkrimeve muzikologjie, në veçanti sidomos puna e ime si profesor në Fakultetin e Arteve, ku kam ligjëruar lëndën "Njohurin e Literaturës muzikore", ka ardhur tani në shprehje. Kjo për faktin sepse është akumuluar tërë ajo përvojë dhe dituri, e cila ma ka motivuar dhe përkundrazi nuk më ka paraqitur kurrfarë problemi që të shkruaj me ketë intensitet, me të cilin tani shkruaj.

Krijimtaria dhe arti i im krijues, siç thonë kritikët dhe estetët është e bazuar dhe e vendosur në universin muzikor, e cila konceptohet në një filozofi të artit, pra kjo antinomi, sikur paraqet dy drejtime të theksuarit e krijimtarisë sime reale, dhe ato që bënë fjalë për stadin e paaftësisë time për të krijuar vepra, dhe gjithashtu ato mendime të tjera qofshin edhe nihiliste, që paraqesin për të dytët diçka si të pamundur, paradoksale.

Rrjedhoja logjike e kësaj mënyre e të menduarit që kundërvë me shpjegimet e njeri tjetrit është shkakësore për atë që Hajdegeri e kërkon "qenieje që është", që paraqet gjënë më autentike dhe ai habitet". Përse ka diçka dhe nuk ka asgjë". Pra, për derisa thonë se ka në krijimtarinë time "diçka" të tjerët thonë se nuk "asgjë". Pra, kemi te të parët, sipas Kantit një "Kritikë të arsyes së kulluar që nxjerrë në dritë parakushtet e përgjithshme subjektive të çdo përvoje dhe të çdo shkence", kurse te të dytët, sikur mohojnë atë thënie të Shën Agustinit: "Duaj dhe bëj atë që dëshiron", në të kundërtën Kanti thotë "njeriu është i pa aftë të bëjë mirë, duke u nisur nga dashuria". Edhe Filozofi tjetër i njohur, Georg Ëilhelm Frederik Hegel (1770-1831), i cili me sistemin e vet të fundit mahniti përkah madhështia e tij gjigante, ndërton triadën e tij të famshme që përmban tezën, antitezën dhe sintezën, interpretime këto që sipas tij ndërlidhen me atë se Qenia është teza, mosqenia antiteza, kurse sinteza është mohim i dyfishtë që vjen si mohim i një mohimi.

E tëra kjo përputhet plotësisht me atë shpjegimet tona dhe të kolegëve të mijë. Më gjithë atë, ne do të i lëmë anash këto mendime të të dy palëve dhe t’i kthemi librit, të cilin po e paraqes. Në fillim, më është duk titulli i librit si mjaft pretencioz, mirëpo, esetë, studimet dhe së fundi qasjet shkencore të prezantuara përmes këtyre shkrimeve sikur endezohen dhe paraqiten si përmbledhje në një vend-libër e jo të jenë të shkapërderdhura si materiale nëpër gazeta ku janë botuar dikur si jashtëkohore metafizike.

Pra, shkrimet që po i paraqes sikur ngjizen si preokupim tematik se të gjitha bëjnë fjalë për shkrimet për muzikën që kohëve të fundit kam shkruar nëpër shumë revista dhe gazeta duke i përmbledhur në katër librat e botuara.

Cila është natyra e këtyre shkrimeve ose më mirë të themi, ku është qëllimi i botimit të këtij libri me shkrimet të eseistëve dhe shkencëtarëve, kompozitorëve, dirigjenteve, profesorëve dhe doktorëve të shkencës të artit, siç janë kompozitori dhe profesori Aleksandër Peçi, Profesor Dr. Eno Koço, dirigjent i njohur, Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog, Petar Bingullac, profesor i njohur Beogradas, eseistët Prend Buzhala, Ndue Ukaj ......të cilët, kanë shkruar për veprimtarinë time? Thënë troç, kam bërë përzgjedhje të atyre shkrimeve, për të cilat kam menduar se përputhen për mrekulli me atë formulë të rëndësishme të Kantit, të cilat po i citoj: "Ti mundesh, sepse t 'i duhet ta bësh", pra e kam bërë dhe e cila përputhet me ato pika të orientimit ku jam munduar të paraqes, disa çështje thelbësore, në shkrimet e mija dhe autorët të cilët i kam zgjedhur me tekstet e tyre e tyre, e që, mjerisht, muzikologët tanë ose nuk dinë apo nuk donë të dinë dhe të shkruajnë për to. Madje, sidomos i habit fakti që duke shkruar për këto kërkime të mija empirike, në kuadrin e procesit krijues, nuk bëjnë fjalë ama asnjëherë dhe habiten për shkrimet e mija të fundit duke në thënë: “mirë është që po boton libra, por duhet të kesh kujdese për kualitetin e këtyre shkrimeve", ndërkaq përgjigja e ime ishte: "se unë nuk kam nevojë për mësimet tua, por shkruaj t’iu mësoj ty dhe kolegët e mi se si shkruhen artikujt dhe librat, pra me këtë kam dashur ta zhveshi nga arroganca këtë koleg timin. Pra, me qëllim thash se kjo habi është vërtetët thelbësore, sepse po ai koleg i thotë njërit prej përpiluesve të tekstit për njërin prej librave të mija, me të cilin kisha punuar në te mbi 15 vite, kështu, në prezencën time: "Kishe shkruar mirë, por pak si e ke tepruar", ndërkaq autori i njërit prej teksteve iu përgjigjur "Po, i dashur kam pasur material të mirë dhe të bollshëm, prandaj edhe kam shkruar ashtu siç thua ti".

Në kohërat e lashta shkolla Joniane dhe Eleate dhe Herakliti, gjithmonë kanë shtruar probleme për kohën që ikën, ku pos tjerash kanë shkruar problemet e rrjedhës kohore të së përkohshmes dhe të afërshmës, mes shumë problemeve edhe për kohën, siç e thamë, për kohën e ikur që hedhin dhe studiojnë ato probleme, për të cilat duhet bërë fjalë dhe theksojnë se: “...Ai që kundërshton vetën, dhunon parimin e identitetit, parimin e moskontradiksionit".

Nëse e marrim atë si element do të vërejmë se shkrimet pasurojnë dijen, fisnikërojnë shpirtin, nëse paraqiten vlerat artistike, atëherë, pse mos të shkruaj dhe mos të i paraqes shkrimet e të tjerëve për krijimtarinë time, sepse shkrimet e mija i përkasin nivelit artistik të të gjitha shtresave dhe jam munduar që përmes tyre të hidhem në gjurmimin e krijimtarisë së krijuesve që paraqesin figura të shquara të botës tonë kulturore artistike dhe shkencore.

"As një artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se,të tjerët,janë prapa kësaj kohe" - Marta Grehem.
AKIL KOCI

Kur Dielli filloi të Lind nga Perëndimi

Prof. Aleksander Peçi

Disa mendime në formën e parathënies për baletin Sokoli e Mirusha të mikut e kolegut tim, iniciuesi i muzikës bashkëkohore në Kosovë kompozitori Akil Koci.
Duke u përpjekur që të hedh disa mendime në formën e parathënies për baletin Sokoli e Mirusha të cilën ma kërkoi Autori i tij miku dhe kolegu tim, iniciuesi i muzikës bashkëkohore në Kosovë kompozitori Akil Koci, një figurë e rëndësishme e lirisë së mendimit perëndimor kompozicional ne Kosovë, po me vjen nder mend një varg me dimensione Diellore nga Eposi ynë i veriut :

Heeej… Ç' asht njaj Djell

që shumë shkëlqen

e pak po nxeh !!

Nuk kam për qëllim që të nis një rrugëtim parade interpretimesh të shumta që gjithkush mund ti japi këtij vargu, por veç se e risolla këtë varg për ti dhënë tonalitet botëkuptimor e historik asaj çka historia e Lindjes historia e botës lindore , që universalisht ndiqte rrugën e Lindjen Natyrale të Diellit konkludoi si një Histori e këtij « Dielli Lindor » i cili shumë shkëlqente e pak po xehte.

Duke e shtrirë diagonalshëm këtë raport Lindje - Perëndim deri në antikitetin romak, do të thosha se Perandori nga Iliria Kostantini i Madh i dha Shqiponjës (simbolit tonë qe ai ja solli Romës ) rrugëtimin në drejtim të kundërt me Diellin dhe kështu nga Roma e transferoi në Bisant pra drejt Lindjes. Pra, nga Perëndimi atij lëmshi të zjarrtë që ish bërë lëmsh e që pak po nxehte, i shkoi fluturimshëm mbi krahët e Shqiponjës për me i dhanë më shumë nxehtësi në Lindje qytetërimit Romak, që e përkthyer me konceptet e sotme pra Qytetërimit Perëndimor. E unë që ndonjëherë me pëlqen të bëj dhe poetin i mësuar me formën e variacionit në Muzikë qysh në infantilitetin tim muzikor, perëndishëm do varioja duke thënë :

Heeej…Ç' asht njaj Perendim Djell

që shumë a pak shkëlqen

e tepër boll po nxeh !!

Do të duhet një kapërcim virtual i kohës me hapa mijvjeçarësh nga Kostantini e deri në proceset historike Europiane të 30 - 40 vitëve të fundit për të dhënë të njejtën ide.

Ashtu si ai Dielli kur lind që prek fillimisht Australine Kinën Azinë e me pas neve Europën, tashmë si një metafore inveres i kësaj, nga Perëndimi po vinte një histori e re për Lindjen. Ishte ngrohtësia e Lirisë e cila tash tepër boll po nxehte zona që Dielli Lindor i shumë i shkëlqente e pak po i nxehte. E tillë ishte Kosova e viteve 70 dhe Shqipëria e viteve 90 .Më duket kjo vërtet si një bajno Dielli Perëndimore jo thjesht mbi lëkurën e muzikës elitare në Kosovën e viteve 70 - 80 dhe asaj elitare ne Shqipërinë e viteve 90. Ish si një përhapje valore e atij Diell Qytetërimi Perëndimor i cili në muzikë shprehej si një asimilim i qytetërimit modern, në thelb në mënyrën e të menduarit kompozicional, në Lirinë e formës, në estetikën muzikore,në asimilimin e akseve kryesore të shekullit të20-të Atonaliteti, Serializmi, Polimodaliteti, Aleatoire, Minimalizmi, Muzika spektrale, Elektroakustika etj, në gjuhën mjetet teknikat stilet.( për të mos qenë kategorik dhe absoluticionist më lejoni të hap këtë parantesë dhe si një lojtar shahu që luan njëkohësisht gurët e vet dhe të kundërshtarit të polemizoj edhe me vetën)

Rrugëtimi i qytetërimit lindor të popujve drejt Amerikës, Rrugëtimi i Stravinski, Rahmaninov, Horovich Dvorzhak, Bartok tregoi se koncentruan një energji të re që shumë shkëlqente e shumë po nxehte në Kontinentin e ri i cili gjeografikisht gjendej në Perëndim Energji q Kontinenti i ri do t’ia risillte më pas siç dhe ndodhi të shumëfishuar vendeve të origjinës. Ç'është ky transfer Energjie që kur zbehët në Lindje ndjen nevojën ta nxehi lëmshi i zjarrtë i Perëndimit dhe e kundërta kur zbehët në Perëndim i vjen ta ngrohi lëmshi i zjarrtë i Lindjes. Diçka fenomenale ndodh këtu si në ligjet e enëve kapilare të fizikës apo të marrëdhënieve të Tokës së tharë që kërkon shi dhe të Qiellit të therë që kërkon ujë. )

Por le të kthehemi tek ajo bajno Dielli Perëndimore jo thjesht mbi lëkurën e muzikës elitare në Kosovën e vitëve 70 - 80 ( këtu nuk e kemi për objekt tematikë të flasim për muzikën elitare në Shqipërinë e viteve 70 - 90,)e padyshim që kjo banjo dielli perëndimore do ti rrezatonte lekurën kompozicionale edhe të iniciuesit të muzikës bashkëkohore në Kosovë kompozitorit Akil Koci, një figurë e rëndësishme e lirisë së mendimit Perëndimor kompozicional në Kosovë, i cili duke jetuar në Jugosllavinë e Titos ku gjithsesi Liria nuk ish e pranguar si në Shqipërinë e Hoxhës, vakancat Artistike i kalonte sa në Beograd Zagreb Opati e sa në Gjermani Varshavë e Europë etj...

Për të parë preferencën moderne në mënyrat e të menduarit kompozicional në të gjykuar e shkruar muzikë njeriut shikoji veshjen. Atëherë në atë natë Maji të 79 unë isha nja djalë 27 vjeçar ( kisha mbaruar partituren e baletit Kecat e Ujku ) ku sapo dola nga premiera e një suite timen për piano aty perpara TOB ( Dekada e Majit) më afrohet një burrë simpatik, elegant, me një pallto hedhur supeve, maxi moderne, dopiopet në një ngjyre kremi që anonte nga e bardha: Jam Akil Koci me tha urime veçanërisht për kohën e tretë të suitës. Një model të tillë palltoje por grixho në të zezë un e kisha veshur në klimën liberale të Tiranës së vitit 71- Festivalin e 11 kur në atë kohë në Tiranë dy persona kishin veshur të tilla modele ekstravagante për kohën : Piktori Ali Hoseku dhe unë. Jakat e ngritura dopiopet "fluturuan" së bashku me ritmet e ngritura pas këtij festivali i cili i solli Shqipërisë një oxigjen europiano perëndimor .Ja pra kështu e kam njohur Akilin në atë takim 30 vjet më parë i cili mu rievokua tani që po shkruaj këtë parathënie.

Por jo vetëm veshja e Akil Koci e cila në gjykimin tim shpreh në përgjithësi tek njeriu një titull jo thjesht se jashtmi të aparencës por është një brendi të identitetit, të mendimeve , i të jetuarit në kohë, por edhe titujt e disa prej veprave të Kompozitorit Akil Koci mendoj se bëjnë atë kohezion të nevojshëm midis brendisë ideore titullit dhe brendisë kompozicionale.

"Filigranet I-II","Ab aeterno-ja",orkestrale (1973), kuarteti harkor "Meditimet për katër", Kuinteti frymor"Rhytmus", "Pentalfa", për përbërje komore (1974), "Sirigmofonia", orkestrale (1975), "Dono", trio (për trio të pianos,(1976), "Klarineti fenomenal", për klarinet dhe piano,"Superstrukturat",- për përbërje komore (1974), vepër korale "Pa titull", -"Sokoli e Mirusha" (1976). Tituj të tillë si Pentadentre polymodale ( prezantuar ne Amsterdam 1992 ), apo OISOSFONIA ( Ëorld premiere Bienale di Venezia 2004) apo Etera tondo sipas Paradiso të Dante Alighieri ( premierë italiane në Santa Cecilia 2008) në krijimtarinë time do të vinin vetëm pas viteve 90. Ja pra jo pa qëllim zgjodha atë strukture metafore lidhur me rrugën që përshkon Dielli ne sens normal nga Lindja në Perëndim por dhe në sens invers si aspekt Qytetërimor nga Perendimi në lindje. Edhe kur i dedikova gruas time Ana në 79 koncertin No 1 për piano orkestër i cili ish një frymëzim lirik, refleks i kësaj kohe të dashurisë me Ana, duke i dhënë oksigjenin e një të riu të dashururar raporteve Muzika dhe Dashuria, organizatorët do ta pagëzonin me lloj lloj titujsh qesharake si ky " Dritë e bëmë Shqipërinë "dhe mbi atë rezatim Perëndimor të këtij koncerti No 1 për piano disa " koka lindore" që sikletoseshin nga dizonancat, do te hidhnin një baltë lindore.

Pra Muzika e Akil me vokacionin e tij perëndimor duhet parë së pari në kontekst të Lirisë së asokohshme shoqërore, të lirisë individuale të artistit që jetonte në Jugosllavinë e Titos të hapur ndaj Perëndimit si ideologji, ekonomi, kulturë. Por në se tek ne ishin vitet 90 që do ta sillnin at Perëndim Diell me piskamën :

Heeej…Ç' asht njaj Perendim Djell

që shumë a pak shkeëlqen

e tepër boll po nxeh !!

në Jugosllavinë e Milosheviq të post 90 diçka e tmerrshme do të ndodhte të cilën Akili e shpreh me një dhimbje të natyrshme ndodhinë kur serbet i plaçkiten shtëpinë: Kjo më së mirë shihet në vandalizmin e bërë në Portretin tim, i cili portreti ishte prerë me bajonetë në shumë vende të kësaj pikture, sidomos në pjesët e fytyrës sime.... Thotë akili ne një nga kujtimet e tij:
Por le te hyjmë te Baleti Sokoli e Mirusha me muzikë të Akil Koci e libret të Nuredin Loxha. Në këto momente që po hedh këto impresione mungesa e partiturës si dhe mungesa e një DVD për ta parë Baletin, për të qenë i sinqertë e bën disi të vështirë studimin njohjen e objektit për të cilin po flas mbasi më mungojnë sytë për të parë shkëlqimin e tij. Më duket vetja si ai i verbëri që në mungesë të syve kam mprehur së tepërmi veshin ( të qenurit vesh - mprehtë është një nga kënaqësitë më divertive të muzikantit ) prandaj çka vijnë në vijim janë konsiderata vlerësuese nëpërmjet këtij ndigjimi profesional dhe perceptimi emocional që e bën ndigjuesin të mendoje për ketë Kompozicion të baletit Sokoli e Mirusha të Akil Kocit.

Baleti Sokoli e Mirusha historikisht vendos një gur të parë të baletit në Kosovë. E këndveshtruar historikisht kështu Akili me vullnetin punën e palodhur që e karakterizon, pasionin kulturën, vokacionin perëndimor,hapi faqen e parë në historinë e muzikës elitare në Kosovë me ketë balet të parë të tij.Kjo faqe u hap pas afro 17 vjet me vonë se sa baleti i parë Nacional shqiptar " Halili e Hajria " i kompozitorit Tish Daija.Pa folur për dallimet stilistike, gjuhësore,mentalitetet komozicionale, për përmbajtjet e libreteve sepse nuk jemi duke folur për to, do të dalloja vetëm 2 veçori mes tyre : Hapësirën sonore shqiptare të Baletit tonë të parë " Halili e Hajria” e përshëndeste Dielli i Lindjes, ndërsa Hapësirën sonore të baletit Sokoli e Mirusha e përshëndeste Dielli i Perëndimit.

Mbasi e përfundova në një MP3 me kufje ndigjimin e parë të baletit të Akil Koci filluan që impresionet paraprake të më konkretizohen e do te thosha se :

Së pari, nja nga drejtimet e privilegjuara të Akil ishte një Aleatoire here indeterminé dhe herë determiné.i cili i jepte stofit orkestral befasi thurje të dendur të dizenjos sonore zhdervjelltësi të plastikës ritmike, superposicion të këtyre strukturave që nëpërmjet repeticionit i jepnim formës pamjen e blloqeve disi fragmentare e statike, apo siç e shpreh autori. Ne muzikën e baletit ka situata te paritura gulçuese,improvizuese e degresive, ku përparësi marrin ekstreme akustike të timbreve të veçanta dhe shumëllojshmëria e të shprehurit iluziv e fantazist -

Duke vijuar unë mendoj se mes tyre alternohen koloristika të pasura të instrumenteve solistike ku Autori duke punuar me parametrin e lartësisë së tingullit çfrytëzon ekstremet e ambituzit të tyre (shtrirja nga nota më fundore deri tek ato më të mprehtat )

Së dyti, drejtimi që përzgjedh autori është ai i muzikës repetitive, një drejtim i njohur ky në botë i cili nuk evoluon si pasojë e zhvillimeve, gjenerimeve, riprodhimeve embrionalo motivike me mjetet e variacionit sinfonizmit kontrapunktit, por e prirë perceptimin emocional të muzikës nëpërmjet Statizmit repetitiv.

Së treti. Drejtimi që autori përzgjedh në laboratorin e tij është Monodika e një etnosi të Malsisë ( kryesisht në aktin e dytë )kjo ndoshta me arsyen për të pikturuar personazhet dhe ambientet në të cilat ata jetojnë e veprojnë. Veçse ky refleks monodik nga Etnosi përveç se një variacioni timbral duke kaluar nga një instrument tek tjetri ka mbetur i xhveshur dhe i pambështetur nga elaborimi i teknikave kompozicionale. Unë kam mendimin se kur rrushin e merë për ta zierë e prodhuar raki duhet që në laborator me e zje fort 1 herë 2 herë që më së fundmi me produktin e ri të dehësh tjetrin.

Së katerti. Autori preferon kompozicionin citat ( tema e sinfonise no 5 Bethoven i mbivendosur me motivin folklorik me cule e daulle ) i cili duke qenë se transmetohet nëpërmjet manjetofonit edhe ky mbetet brenda Statizmit repetitiv.

Aresyen unë e kuptoj se është motivi emblematik Bethovenian i fatit që ndjek personazhet drejt fatit të tyre tragjik. Edhe Lutosllavski e hap simfoninë e tij 3 me një citacion vetëm ritmik të kësaj embleme fataliteti Bethovenian por ndërsa tek Lutosllavski raportet citacion - creation janë të tilla sa kreacioni prodhon një ekuilibër të ri, një binom të ri, një eveniment krejt të ri sonor, apo dhe si dhe tek sinfonia e Berio citacioni nga Mahler e deri tek Stravinski krijon nëpërmjet gjuhës unikale të kompozicionit një unitet të ri një gjuhë të re një identitet të ri i cili vjen si një rezultante shumatore e identiteve egzistuese historike,kjo është krejt tjetër gjë,nga ajo çka ndodh tek Koci. Aty ky raport citacion - creation ne ato pak sekuenca qe gjithsesi nuk përbëjnë thelbin e baletit ( janë thjesht episodike) pra ky raport thjeshtëzohet disi duke e ulur kompozicionin në nivelet e natyralizmit,

Së pasti, shoh një përdorim mjaft të pasur të koloristikës së instrumenteve perkusive :

Large Gong, Tam, tam, Templ, Blocks,Tambourine, Triangle, Ëood Bloks, Piano, Harfa, vërtet që të befasonte ky përdorim i zhdërvjelltë i tyre mbetet një nga kollonat vërtebrore e mjaft interesante të shtyllës kurrizore të veprës, të skeletit të saj ritmik i cili mua me lumturon me ato contraste fantastike timbrale në këtë familje kaq të pasur me instrumenta përkusioni që Kosova e ka patur që në vitet 70.

Së gjashti, forma që ka zgjedh autori më len përshtypjen e një Mozaiku ku grimcat sonore repetizohen e u japin formë mikrobloqeve e mikroseksioneve ashtu si guriçkat që formojnë një Mozaik, spaciot vibrante nëpërmjet kompleksitetit të tremolove e kompleksitetit te flazhioleteve, klusterave,disa piskamave të bukura në stakato të zërave njerëzore, ai caos interesant që vjen nga mbivendosja e shtresave sonore, glisime apo sulponticielo të harqeve, aksentuime akordike të shkurta te ottoni ( tunxhi) etj etj ..të gjitha këto, së bashku me 4 teknikat bazë që privilegjon autori : Aleatoire, repetitive, elaborim i folkorit dhe muzika citat i japin strukturës së veprës panoramën e një Kompozicioni Mosaical. Kjo është preferenca e autorit dhe Ai duhet respektuar në preferencën e vet.

Së shtati, një nga emocionet interesante krahas asaj të gjuhës së avancuar të Akil Koci si iniciues i muzikës contemporane në rrafshin mbarë shqiptar, është ai i një orkestracioni me kontraste ku familjet apo grupet orkestrale megjithëse hyjnë paksa në një koncept chamber dhe me pak si totalitet, si peshë, si vëllim orkestral. Por një nga emocionet me shokuese është aftësia e instrumentistëve të Kosovës për ti u përgjigjur partiturës me profesionalizim,shije moderne, sonoritet interesant në Nivelet e produksionit te tingullit.Kjo ishte për mua vërtet një befasi kur mendon se që në vitet 75 - 80 instrumentistët e Kosovës po fillonin të kultivonin një shije të tillë bashkëkohore muzikore për ti u përgjigj partiturës së Akil Kocit. Dëshiroj në këto radhe]ë për instrumentistët që kanë luajtur në këtë vepër të formuloj për ta komplimentet e mira më të sinqerta e më të përzemërta.

Me dëshirën e mirë për ta mirëkuptuar autorin i cili nuk operon me tema të natyrës së gjatë të tipeve romantike, por në pikëpamje strukturore Motivizmi i baletit mbahet me materiale të shkurtra mozaikale, dhe unë e respektoj ketë preferencë të Autorit e cila është dhe një nga prirjet kryesore të motivizmit apo Strukturalizmit të shek XX me gjithë që në gjykimin tim gjetjet mikrostrukturore pra të vogla mosaikale do të duhet të formezohen e të formëzojne një makro formë një makrostrukture unikale, dua të ndalem në marrëdhënien e lindjes se fortë të dashurisë Sokoli - Mirusha me teknikën Aleatoire ( të cilën duke qenë se pa e parë DVD siç e thashë dhe më lart jam i verbër).

Në se francezi e shpjegon Aleatoir = par hasard, pra nëpërmjet rastit apo të bësh muzikë me mjete të rastit apo me mjete të rastësishme, rethanore, e cila qëndron bukur në vetvete ashtu me atë lirshmëri e zhdërvjelltësi që e perdor Akili dhe unë e perceptoj me emocion kur e ndigjoj si muzikë ( pra në ketë sens e shkëputur nga subjekti nuk kam absolutisht asnjë vërejtje,për veshin tim ajo është mjaft moderne dhe e këndshme ) por e vendosur kjo teknikë " par hasard" e aleatoir si mjet për të shprehur linjën e fuqishme të dashurisë e cila nuk është " par hasard" dashuri e Sokol e Mirusha nuk është " par hasard"nuk është rastësore, dhe të paktën kështu e imagjinoj edhe pa e pa baletin, e kështu duhej të ishte edhe tek Sokoli e Mirusha (kujtoni Romeo Zhulieta te Prokofjev apo Çajkovski) pra me ndjesi të thella e të fuqishme përderisa shkojnë drejt vdekjes, them se lenë shteg diskutimi. Në se unë e kam kuptuar drejt se janë disa arpexhiatura harpe me të cilat autori bart muzikalisht ketë linje dashurie mendoj se është e pamjatueshme. Nuk dua të jap receta sepse gjithë secili zgjedh preferencën e vet, por shembujt që na ka dhënë literatura muzikore botërore midis raportit Muzika dhe Dashuria (qe asnjë art tjetër s´mund ta shprehi kaq bukur sa muzika ) Tristani e Izolta Ëagner, adagio e sinf. 5 Mahler, Romeo e Zhulieta e Prokofjev e Çajkovski, mjaft momente të Shuman List Chopin, janë shembuj që e ndihmojnë arsyetimin tim.

Për ta përforcuar më tej ketë ide do të citoj Schpenhauer :

"Muzika vepron shpesh mbi ne duke na ngritur shpirtërisht duke na bërë të ndjejmë se ajo flet për një botë më të mirë se e jona. Sipas kësaj metafizike të vetën muzika nuk bën tjetër veçse përkëdhel dashurinë duke paraqitur thelbin e saj……Muzika behet lënda në të cilën të gjitha luhatjet e zemrës njerëzore domethënë të dëshirës që përfundojnë gjithmonë në plotësimin ose mosplotësimin e tyre sipas shkallesh të panumërta mund të paraqiten e të riprodhohen besnikërisht me të gjitha shkallëzimet dhe modifikimet e tyre më të holla, gjë që arrihet nëpërmjet melodisë ."
Së fundmi dëshiroj të ndalem në një nga përcaktimet që Akil Koci i bën raporteve të tij me stilin. Ai thotë : "Në këtë aspekt disa më quajnë avangardist, disa kompozitor me synime bashkëkohore dhe stile të ndryshme. Pra, nuk kam stil, sepse stili nënkupton një lloj kornize që s'të lejon të lëvizësh jashtë saj, pra në njëfarë formë bëhesh rob i stilit, formës të cilat kompozitoret

bashkëkohor i largohen. Në këtë aspekt, vlen të përmendet fakt se që nga Debysi ka edhe shumë të tjerë që kanë braktisur stilet e caktuara. Jo, nuk imitojë, mund të citoi ndonjë temë të muzikës popullore, mirëpo ajo mos të jetë citim naivë dhe folklorizëm, por thjesht si ilustrim dhe si qasje për të hyrë në universin e interpretimeve a kompozimeve".

Unë mendoj se kur kompozitori shkruan ai domosdoshmërisht duhet të përzgjidhi një teknikë ( apo dhe te krijoje teknika çka është akoma më interesante që kompozitori të jetë një gjenerues i pashtershëm i teknikave ) pra të përzgjodhi një teknike apo disa teknika të ndryshme kompozicioni të cilat integrohen në një stilistikë apo disa stilistika të caktuara. Kur kompozitori shkruan, ai është mirë të harmonizojë vetveten brenda një stili ose të një koncepti unik të vetvetes disa stile të ndryshme të apokave të ndryshme apo stile të ndryshme edhe të një epoke të vetme. Çfarë bën Alfred Shnidke në veprën që i ndigjova një herë në Manchester " Hajden sipas Mozart dhe Mozart sipas Shnidke". Nga vete titulli, gjuha, teknikat, stilet, epokat,janë koncentruar në një kohë të vetme. Sepse edhe koha është një nocion filozofik ku tek e sotmja jeton antikja e shkuara e tashmja e ardhmja Tek brezat , kulturat gjithashtu bashkëjeton e shkuara e tashmja e ardhja. Mu kërkua te shkruaja një herë për një painist të madh nga Brazili që jetonte në Miami : Joao Carlos Martins i cili në 15 CD që më erdhën nga Neë York kishte regjistruar gjithë veprën për piano të Bach, dhe në atë artikull që u botua në Amerikë shkruar. Duke ndigjuar Bach-un prej Martins ndjej se ai e imagjinon atë në lojën e tij natyrisht me rigorozitetin e Bach, por dhe herë një poet të brishte si Mozart, herë rebel e të furishëm si Bethoven,herë me sensibilitetin ëndërrues chopenian, herë duke ftuar këndshëm estetikën impresioniste te Debussy e herë konstruktivizmin e Ëebern. Stravinski kaloi disa eksperienca të vyera kompozoi nëpër disa stile dhe në sajë të gjenialitetit të tij mbeti ai Stravinski i madh unikal. Në këtë sens, çështja është se si krijuesi i asimilon, e gjeneron teknikat e stilet brenda një motori krijues unik.

Në këtë sens po duke qenë gjatë gjithë shkrimit kam bërë monolog po e ndërtoj një strukturë dialogu midis Koci e Peçi :

Koci -Pra, unë nuk kam stil.

Peçi - Unë mendoj se ju e keni një mënyrën tuaj të të shkruarit (por unë njoh prej jush vetëm ketë balet dhe këngën e mrekullueshme” O zambaku I Prizrenit” dhe në se nuk jam i gabuar ndoshta më shumë se sa një stil të vetëm , ju preferoni një polistilistike.

Koci - sepse stili nënkupton një lloj kornize që s'të lejon të lëvizësh jashtë saj, pra në një farë formë bëhesh rob i stilit, formës të cilat kompozitoret bashkëkohor i largohen.

Peçi - As edhe një kompozitor klasik romantik modern nuk e ka konsideruar stilin si diçka të ngurtë si një kornizë që nuk del dot jashtë saj. Bach tek preludi 24 volumi parë me gjenialitetin e tij bën profecinë e madhe privilegjon gjatë gjithë këtij preludi intervalin e kuartes ( kuptohet brenda sistemit tonal ) duke paralajmëruar 2 shekuj me parë atë interval kuarte që fillimisht Listz e më pas Bartok ( në një kontekst modal)do ta përdorte si interval fondamental të një sistemi të tij të modalitetit.Brenda stilit të tyre kompozitorët

Gjetën hapësira të mëdha për të shprehur idetë e tyre. Të krijuarit e stileve e formave të reja është gjëja më se normale më se e dëshirueshme.Në se abandonon diçka si forme si stil kjo do të thotë se kërkon diçka tjetër, edhe kompozitorët contemporane sepse janë në kërkim të së resë, të rrugëve të pashkelura, në kërkim të të pathënave, kur e mbërrijnë destinacionin e rrugëtimit të tyre, i kanë dhënë hopin muzikës në stil në formë në ide në brendi kompozicionale, në teknika etj…

Koci - Në këtë aspekt, vlen të përmendet fakt se që nga Debysi ka edhe shumë të tjerë që kanë braktisur stilet e caktuara.

Peçi -Po kjo është e vërtetë por jo në atë kontekst që e thoni ju se kane braktisur stilet për të qenë pa stil sepse Debussy me shprehjen e famshmet e tij se :

- Natyra është kaq e pasur me miliarda lule, ngjyra,sonoritete të saj sa një ditë njeriu mplaket.. vdes…pa e vënë fare re ketë pasuri të madhe të natyrës. Dhe kjo është mjaft e trishtueshme -

Dhe këtu Debussy vendosi estetiken e re muzikore të impresionizmit, e cila fillimisht parapriu në pikturë. Debussy tha shprehimisht sepse atë Perandori të madhe Kontrapunkti e kish mbërritur Bach dhe atij nuk i mbetej të shtonte gjë të re brenda asaj çka kish bërë Bach. Ndaj, ai vendosi të ndiqte një idiomë të re muzikore që do të thoshte një stil i ri

( jo pa stil ).

Duke i përfunduar disa mendime në formën e parathënies për baletin Sokoli e Mirusha të mikut e kolegut tim, iniciuesi i muzikës bashkëkohore në Kosovë kompozitori Akil Koci,

i çeli faqen e parë në Historinë e baletit shqiptar në Kosovë, për faktin se s´kam pas as partiture as DVD të baletit ( veç vapën e madhe të këtij fund korriku 2009 në Tiranë e kam pas me tepri ) i lutem lexuesit që konsideratat ti marri të sinqerta siç janë dhe shpreh, ndërsa vërejtjet e sugjerimet me rezerva. Baleti i Akil Koci i cili do të pasohet dhe nga 4 balete të tjerë tregojnë jo vetëm për potencialitetin krijues të tij, 5 Balete janë një pasuri e muzikës elitare në Kosovë dhe asaj mbarë shqiptare, por tregojnë dhe sensin invers të rrotullimit te Diellit të Kulturave i cili kish filluar të Lind nga Perëndimi


(Prof. Aleksandër Peçi është profesor i Kompozicionit Akademia e Arteve Tiranë, President i Association Edition AELFIOR dhe Anëtar i shoqatës së kompozitorëve SACEM – Paris)

Kulti i së bukurës në interpretimet e Akil Kocit

Ndue Ukaj

Akil Mark Koci e ka vokacion dhe përkushtim jetësor muzikën, të cilën e ka krijuar për dekada të tëra dhe me shumë sukses. Si artist (kompozitor) me renome, si eseist i shquar e publicist i guximshëm, Koci është njëri nga paradigmat më interesante e më produktive e dekadave të fundit në jetën kulturore shqiptare. Me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur t'i jap fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke mbet njëri prej emrave me influencues të saj. Jo vetëm kaq, Koci me artin e tij ka thyer barrikadat nacionale dhe është përfshirë dinjitetshëm në nivelet europiane të artit mistik, muzikës. Kjo për faktin se vepra e tij ka arritur të komunikon fuqishëm me gjuhën universale të së bukurës, për t'u bërë kësisoj referencë e rëndësishme kulturologjike dhe një model i jashtëzakonshëm për shqiptarët ane e kënd.

Koci si muzikolog i pasionuar, me një opus të gjerë dhe interesime të shumëfishta, njihet si njëri ndër autorët më prodhimtar në literaturën muzikologjike. Ai i ka ofruar dhe ofron interpretime cilësore për autorë e fenomene universale të muzikës botërore, duke u fokusuar tek artistët kolosal dhe esenca e veprave të tyre brilante. Në librin të cilin e kemi në shqyrtim, "Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit" autori bën një qasje sintetizuese e krahasuese qenësisë së muzikës, duke e analizuar karshi veprës gjigante të kompozitorit të madh gjerman Ludëig van Beethoven. Në fakt, ai muzikën nuk e percepton vetëm si art për veshë, mbi të gjitha si profesionalist e pasionant me shije të kultivuar e dije të konsoliduar, ai muzikën e percepton dhe e analizon në qenësinë e saj, qenësi kjo që buron nga kompleksiteti polisemantik e poliestetik. Këndej pari, autori thellohet ne esencën e qenësisë së artit muzikor, të cilën për asnjë moment se koncepton të shkëputur nga sferat tjera të artit dhe filozofisë, por përkundrazi e sheh si dukuri interkomunikuese që formësohet dhe bashkëjeton me ndikime reciproke. Në fakt, Koci muzikën e sheh si artin i cili jetën e vetë e bën në relacione të ngushta me estetikën, me letërsinë e veçanërisht me filozofinë. I bindur se interpretimi i artistëve të mëdhenj që kanë bërë histori në artin muzikor mbetet sfidë e vërtet, Koci me shkathtësi analitike, mendje të freskët dhe invencion filozofik, depërton në misteret e së bukurës, në trajtat e saja filozofike dhe kështu tejkalon "sfidat" me pedanteri prej studiuesi të hollë dhe krijuesi me shije të kultivar, për të përftuar, siç do të shkruaj: "gjenealogjinë e simfonive të këtij krijuesi të shquar" për faktin se Beethoveni me veprat e veta me "pikëpamjet artistike, estetike dhe filozofike përbën një dukuri të jashtëzakonshme, jo vetëm sa i përket koordinatave kohore të shekullit, por edhe në aspektin historik dhe në të menduarit, sepse ai bazohet në filozofinë e qytetërimit greko-latinë, i cili karakterizohet dashuria për". Ky qëllim sublim i Kocit shpërfaqet në diskursin analitik në gjithë librin, në forma të ndryshme, edhe pse autori është i vetëdijshëm se "fjala... është e varfër për ta shprehur tërë atë që krijoi ky gjeni në lëmin e muzikës, sepse ajo nuk është vetëm poezi e vërtetë, por poezi imagjinuese, që të shtyn të lexosh, të dëgjosh paprera dhe me ëndje të madhe".

*

Referenca e Beethovenit se: "Muzika është zbulimi më i madh nga të gjitha dituritë dhe përsiatjet filozofike", mbetet paradigmë semantike shtytëse për muzikologun Akil Koci në librin: "Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit". Nga kjo pikëpamje, ai interpreton krijimtarinë e klasikut të papërsëritur, Ludëig van Beethoven, përkatësisht simfonitë e tij nga prizmi i binomit ndërlidhës funksional: filozofi-estetik. Kjo qasje, jo aq e zakonshme në mendimin muzikologjik, i jep hapësirë, por edhe mundësi semantike Kocit që figurën komplekse të Beethovenit ta ridimensionoj nga pikëpamja e ngushte filozofike dhe estetike. Kjo domethënë, se studimi i Kocit ka karakter sintetizues dhe observimet e autorit dalin polivalente, ngase ngërthejnë përvoja dhe dije të ndryshme që vihen në funksion të objektit studimor. Gjithnjë duke synuar e përplotësuar intencën sublime të artit, të cilën autori Koci e percepton si dukuri që konsiston brendapërbrenda kuadrit të ngishte estetike e filozofike dhe lidhjeve të tyre funksionale. Kjo mënyrë e hulumtimit mund të duket paradoksale, ngase prek trekëndëshin kompleks: muzikë, filozofi, estetikë, por në esencë korrespondon thellë me atë që është vetë qenësorja e artit Beethovian. Kjo për faktin se është pikërisht dimensioni filozofik i harmonizuar me atë estetik, elemente këto konstitutive që e bëjnë veprën e tij të pavdekshme e shumëdimensionale. Në këtë libër, autori Koci, duke e hulumtuar, analizuar e studiuar veprën e kompozitori kolosal gjerman Ludëig van Beethoven nga ky prizëm i veçantë, kësisoj arrin të jap për receptuesit një fizionomi të re figurës universale të Beethovenit dhe Simfonive të tij. Prandaj ky libër duhet tumiret si një pikë referimi për lexuesit shqiptar.

Akil Koci sferën e interesimit studimor, pra e orienton tek elementet filozofik e estetike me një fokusim special tek nëntë simfonitë e Beethovenit, për t'i mishëruar pastaj këto observime në qenësinë e simfonive të tij, të cilat i analizon një nga një e në detaje të thelluara, sikundër në planin tematik ashtu në atë stilistik e kompozicional. Kjo metodë tejet interesante, i ndihmon Kocit që artin muzikor të këtij kompozitori ta shoh nga disa këndvështrime të posaçme dhe këndej pari të arrij rezultate origjinale, sikundër në tematikën që trajton muzika e tij, po ashtu në trajtat e stilit dhe kompozicionit, me të cilat ndërtohen simfonitë. Nga ky aspekt, Koci teksa interpreton me shkathtësi profesionale dukuritë estetike dhe filozofike, si trajta sublime të artit e së bukurës në krijimtarinë e Beethovenit, nuk kufizohet asnjëherë vetëm tek ky muzikolog i madh, por problemet teorike i trajton si probleme të ndërlikuara dhe në rrafshe të ndryshme komunikuese kulturore. Nga këndej, diskursi i Kocit komunikon me antikën, mesjetën, romantizmin dhe klasiken europiane, për të ndërtuar idenë më sublime se arti i përjetshëm mbetet ai i cili i tejkalon kohët dhe lidhet me pafundësitë, me klasiken. Pikërisht këto vlera i sublimon në shkallë të lartë e universale, krijimtaria e Beethovenit. Dhe po këto vlera, Koci po ia ofron me një profesionalizëm të theksuar lexuesit shqiptar.

*

Muzika klasike, arti i sublimes dhe ndjeshmërisë së thellë, vlerësohet si faqja më e ndritshme e më e magjishme e estetikës së madhërishme, e estetikës së kënaqësisë, përmasat e së cilës, në kohën tonë duket sikur kanë marr konotacione të fuqishme, aq sa tingëllojnë mitologjike. Në këtë dimension, kompozitori Ludëig van Beethoven është figurë kulti e botës muzikore. Me krijimtarinë e tij, ai ka tejkaluar kufijtë e çfarëdoshëm dhe tanimë dekada e shekuj i përket majave të artit universal, për faktin e thjeshtë, ngase nga bota tij bujshme, siç do të shprehet "shtrydhë verë të ëmbël për njerëzimin" dhe i trand me "ethet hyjnore të Shpirtit!". Referencat e lartshkruara, në rrafshin komunikues, korrespondojnë thellë me pikëpamjet e Friedrich Hegelit për veprën artistike, të cilën e koncepton si produkt të shpirtit, si një komunikim që ndërlidhet me shpirtin dhe për shpirtin: "vepër artistike është vepër artistike vetëm duke qenë shpirtëzim, dhe vetëm si e tillë ajo ka marrë pagëzimin e shpirtit dhe paraqet diçka që merr pjesë te shpirti dhe që është e përshtatur me shpirtin". Cilësia e shpirtit, të cilën Hegeli ja atribuon veprës së artit, në instancën komunikuese kulturore, sintetizon gjitha nivelet tjera semantike dhe filozofike të strukturës a kompozicionit të veprës së artit, qoftë ajo një operë, simfoni, poezi, roman etj. Pikërisht kjo fuqi magjike e shpirtit e bën artin sferën më sublime, ku mendja njerëzore ka gjetur mishërim të plotë me idealet e përjetshme e metafizike. Ndërkaq po këtë nektar të Beethovenit, verën e ëmbël të njerëzimit dhe ethe drithëruese hyjnore, Akil Koci di t'i thithë dhe t'i interpretoj nëpërmjet një stili të mrekullueshëm, ku estetika e filozofia sintetizohen harmonishëm për të funksionalizuar intencën kërkimore, e cila ndërlidhet me zbërthimin e mistereve të pafund të artit beethovian, nga këndvështrimi i lartpërmendur. Në këtë libër, Koci duke rindërtuar historinë e ideve filozofike dhe estetike brenda një konteksti me përplot ngjarje dhe personaliteti të mëdha, arrin të nder/komunikoj dhe njëkohësisht të vë relacione dinamike ndërmjet epokave e stileve të ndryshme krijuese, gjithnjë me një qëllim që vepra të ketë karakter sa më gjithëpërfshirës e universal. Në të vërtet, kjo është cilësi universale e perceptimeve të Kocit dhe aftësi për t'i vështruar dukurit komplekse të artit, si dukuri të ndërvarshme kreative.

Në komunitetin artistëve shqiptar, emri i Akil Mark Kocit tingëllon fuqishëm si kompozitor i suksesshëm, pedagog i palodhshëm, eseist, por edhe si aktivist i palodhshëm, i cili ka ndikuar dhe ndihmuar në avancimin dhe ngritjen cilësore të muzikologjisë shqiptare. Jo vetëm kaq, emri i Kocit tingëllon fuqishëm dhe ngritët në podiumin e krijuesve më produktiv edhe si interpretues i shkëlqyer i artit muzikor, sikundër nga thesari i kulturës shqiptare, njashtu edhe nga thesari i artit muzikor botërore. Në të vërtet Koci, sikundër është në linjë me semiologun Umberto Econ, i cili "gjitha dukuritë kulturore i sheh si fakte komunikimi". Nga ky aspekt, interpretimet e Kocit sa kanë karakter muzikologjik, kanë karaktere letrar, estetik, filozofik. Në të vërtet ato kanë karakter kulturologjike dhe janë një referencë e fuqishme për kulturën shqiptare si tërësi komunikuese. Nga ky kontekst autori artin e sheh si referencë kulturore ku pikaset e bukura dhe filozofia. Sikundër do të shprehet në këtë libër, studimi i tij për Simfonitë e Beethovenit, synon t'i ndriçoj dhe vë në spikamë aspektet aksologjik, pra vlerësues e karakterizues për simfonitë e Beethovenit. Dhe nga kjo premisë Koci studimin e tij e ndërton duke filluar nga eksperiencat personale që lidhet me kontaktin e tij me muzikën profesionale e veçanërisht Simfonive të Beethovenit dhe vazhdon me analiza krahasimtare për kontributin muzikor dhe ndikimin që ka pas në botën e artit muzikor Beethoveni. Më tutje studimi i tij vazhdon me observimet për formësimet e tij krijuese, e, për të përfunduar me analizën e thuktë të nënë simfonive.

*

Akil Koci, si intelektual i pajisur me një botë empirike të bujshme dhe si njohës sistematik i ligjësive të artit, shkrimin diskursiv për muzikën e shtreson nëpërmjet dijes që ndërtohet me referenca të fuqishme. Në këtë mënyrë, ligjërimi i tij për muzikën ka karakter shkencor. Ai arrin të sjell para lexuesit shqiptar një tekst diskursiv kritik me mendime të thella e cilësore, madje jo vetëm për objektin themelor të studimit, Beethovenin dhe nëntë simfonitë e tij karakteristike, të cilat ngërthejnë një filozofi të thellë dhe përfaqësojnë trajtat me sublime të senslibiliteit estetik, por, edhe për dimensionet semantike të epokës krijuese kur jetoj e veproj ai. E, kjo ndërlidhet me relacionet të cilat i kishte Beethoveni me emra të tjerë të mëdhenj të kohës. Këto sekuenca, autori Koci i shtreson në kuadër të ligjërimit për përmasat e personalitetit të Beethovenit, sikundër për rrugëtimet e tij krijuese dhe formësimin e tij prej artisti të madh. Edhe pse objekt parësor i studimit dhe intencë themelore e proklamuar e librit është figura e Beethovenit dhe nëntë simfonitë e tij, autori jep informacione të bollshme dhe tejet reprezentative në përgjithësi, për epokën kur jetoj e krijoj ai, relacionet e tij krijuesi me emra tjerë të mëdhenj të muzikës, siç ishin Bahut, Hajdnit, Moxartit . Po në këtë linjë, Koci rrekët të hulumtoj dhe interpretoj formacionet estetike të kohës, kapërcylljet nga një formacion artistik tek një tjetër, sikundër ndikimet që kanë lënë në formësimet krijuese të Beethovenit këto përthyerje në stilet artistike. Nga ky aspekt, Koci jep gjykime karakterizuese dhe krahasuese, sikur del në gjykimin se: "... Beethoveni është më shumë klasik se Moxarti dhe Hajdni". Në fakt, kjo ka kuptimin e vet logjikë, mendon Koci ngase "Beethoveni gjithmonë ka qenë në aksion duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht mundësitë për ta përsosur formën, gjuhën muzikore dhe në kuadrin e kësaj semantiken". Prandaj edhe arti i tij në instancën e fundit duke u sfiduar me stilet e ndryshme "reformën e sheh frymëzim" e jo si përmbysje. Në këtë strumbullar qëndron një nga pikat më të veçanta të artit të tij. Kur diskuton për idetë themelore që e përshkojnë krijimtarinë e Beethoveit, autori identifikon disa rrafshe tematik që trajton muzika e tij. E, këto në vija të trasha përfshijnë, jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por edhe lirizmin, si koncept që ka si qëllim ndjenjat nga më të ëmbla dhe nga më të butat, afshin për jetën e dashurinë.

Dijetari i madh i letërsisë, amerikani Northep Fraj shkruan: "Koncepti i artit ka një relacion ndaj realitetit, që nuk është as i drejtpërdrejt, as negativ, por i mundshëm, zgjedh përfundimisht përçarjen mes endjes dhe këshillës, mes stilit dhe porosisë". Akil Koci e ka përvetësuar më së miri këtë frazë të Frajit, për ta shndërruar në praktikë të studimit të tij. Përmes zgjedhjes së mundshmes, Koci qartëson shumë komponente të Simfonive të Beethovenit, pikërisht relacionet e ndërlikuara mes stilit dhe porosisë, refleksionet mes tragjikes dhe lumturisë, mes dashurisë dhe urrejtës. Studim "Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit" kësisoj të fut në një univers të pafundmë misteresh e ndjesimesh, ku perceptimet për të bukurën e artit beethovian bashkëjetojnë mrekullueshëm dhe në harmoni të plotë me aftësinë e veçantë interpretuese që demonstron Koci. Kjo për faktin se autori ka sensin të prek palcën e estetikës dhe filozofisë që përçon arti dhe simfonitë e Beethovenit. Në këtë aspekt, dimensioni empirik autorial, i jep këtij studimi një karakter universal dhe i mundësojnë autorit Koci të bëjë përimtësime e interpretime të thukta, që parakonceptojnë një lexues të kultivuar, do thoshim një kombinim të lexuesit model e empirik, sipas Umberto Ecos. Kjo për faktin, se, siç e kemi potencuar, studimi i tij realizohet në relacione me fushat e ndryshme, me të cilat pikëtakohet dhe bashkëjeton muzika. E, këto janë letërsia, filozofia, estetika, pjesë të së cilit korpus e sheh edhe muzikën, autori. Brenda këtyre fushave gjendet strumbullari i kërkimeve muzikore të Kocit, në librin në fjalë dhe këndej pari fusha e interesimeve bëhet gjithëpërfshirëse.

*

Charles Lalo, esteticient i shquar francez shkruan: "arsye më e mirë e ekzistimit të sistemeve qendrore të estetikës, është që me vëmendje të veçantë të shprehin ndonjërin nga funksionet që arti përmbush në jetë". Ndërkaq, pikërisht këtë funksion sublim, të cilin Aristoteli e shihte tek spastrimi i pasioneve, Akil Koci e koncepton brenda suazave filozofike dhe estetike, duke potencuar se kjo ndërlidhësi ka për bazament referencën se muzika

: "...është një krijim më i fortë se filozofia". Ky relacion nënkuptonte aspektin semantike dhe mesazhin si qenësi të estetikës, për faktin se teoria e estetikës konceptohet se teori e sensiblitetit (Lalo), ndërkaq kjo transformohet në mesazh përmes filozofisë dhe trajtave të saj meditative.

Libri "Aspektet filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit", i Akil Kocit karakterizohet nga interpretimi analitik i simfonive të Beethovenit. Autori nuk zgjedh metodën e identifikimit të vlerave, por të selektimit dhe studimit. Këtë ë bën duke sintetizu disiplina të ndryshme të dijeve për artin dhe estetikën. Pastaj këto i interpreton në relacion me estetikën e artit beethovian. Kjo qasje i jep hapësirë dhe mundësi të depërtoj jo vetëm ne esencat filozofike që ngërthejnë simfonitë e tij, por edhe vet jeta e tij prej artisti gjigant. Qysh në titull, autori parakoncepton sferën e interesimeve të autorit të librit, që është tipologjia estetike dhe filozofikë e simfonive të Beethovenit. Ky libër diskursiv, mbetet sintezë kuptimplote e fokusuar në esencën e asaj çfarë është artit beethovenian, i përqendruar tek Simfonitë e tij, të cilat kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën e artit botëror dhe të cilat vlera i sjell me shkathtësi dhe dije universale Koci para lexuesit shqiptar. Përmes interpretimit estetik dhe filozofik, Koci depërton ne palcën e artit beethovian dhe kështu e bën atë më të afërt për audiencën shqiptare. Në të vërtet, marrëdhënia mjaft komplekse mes Simfonive të Beethovanit dhe relacioneve estetike dhe filozofike, në këtë studim të Kocit merr trajta kuptimore të dukshme. Dhe kjo esencë ka disa rrafshe komunikuese kulturore, prandaj teksti i Kocit mbetet një univers shumështresore përsiatjesh teorike dhe kritike lidhur me fenomenin Beethoven, këtij klasiku të muzikës, por njëherit edhe këtij inovatori revulocionuar, i cili bërë thyerje cilësore në botën e artit muzikore. Koci në këtë libër, nuk benë regjistër meritash dhe epitetesh për veprën artistike të Beethoventi, por si një profesionist me një dije empirike dhe si një lexues model (Umberto Eco), bën krahasime të vlefshme, ndërkaq edhe jep gjykime tejet sigurta e profesionale. Ajo që e karakterizon tekstin e Kocit është sensi për t'i kundruar dukuritë estetike në universalitet dhe në varshmëri. Janë të rrallë ata krijues që si Koci mund të bëjnë brenda një vepre interpretime që prekin shumë sfera të artit dhe filozofisë. Së këndejmi autori i librit nxjerr kurdoherë konstatime të qëndrueshme sikundër në rrafshin filozofik, njashtu në atë estetik. Duke përsiatjet për të bukurën, si tipari bazik i çdo arti dhe veçanërisht muzikës, ai dukuritë dhe ndërlidhnitë estetike i shqyrton në korrelacion shumëdimensionale. Kjo formë e shkrimit diskursiv e bën tekstin e Kocit universal, ngase atë mund ta lexojnë, me shumë admirim filozofët, estetët, muzikologët, letrarët etj. Pra, Koci nuk izolohet brenda perceptimeve të caktuara estetike, por perceptimet dhe observimet e tij tejkalojnë shumë fish fushën e tij muzikologjinë.

Në këtë libër që i ofrohet lexuesit, Koci dëshmon qartë se nuk është vetëm njohës i thellë i artit muzikor, ai mbi të gjitha dëshmon së është një dijetar sistematik, që posedon dije antike e moderne për artin, estetikën dhe filozofinë, disiplina këto të cilat i sheh në korrelacion ndërlidhës. Interpretimet për antikën dhe sistemin kulturor. Akil Koci nuk i bën apologji artit, muzikës dhe sistemit të tij filozofik e estetik, ai e demonstron atë me kompetencë dhe dije universale. Libri i tij që po i ofron lexuesit shqiptar është një arenë e pasur me informacione të shumta, për antikën dhe filozofinë, për artin dhe të bukurën, për letërsinë dhe muzikën, për zhvillimet shoqërore dhe perceptimet krijuese në këto sfida. Pra, ky është një tekst që i hynë në punë jo vetëm muzicientit, por çdo dashamirësi të kulturës dhe artit. Ngase nëpërmjet këtij libri Koci sjell një botë të begatë, të bollshme me vlerësime dhe gjykime të shëndosha. Këndej pari, ky libër mbetet një ndihmesë e jetës kulturologjike shqiptare

Lexuesi s' mund të mos ndjehet i ngazëllyer kur lexon prelat e Kocit dhe interpretimet e tij që i bëjnë më të kapshme drithërimat vibruese të "Odës e gëzimit" dhe porosinë më sublime që ka shqiptuar mendja njerëzore: "Të rrini të përqafuar miliona". Kjo odë e gëzimit bashkë me përqafimet që përcjell drithërima e shpirtit të trazuar e dramatik, po i ofrohet përmes Akil Kocit lexuesit shqiptar.




Vibracione të shpirtit shqiptar

Kopi Kyçyku

*

- Libri i profesor Akil Kocit "Vibracione të shpirtit shqiptar" (vëllimi I) pasqyron ecurinë e mendimit filozofik modern e bashkëkohor, nga pozitivizmi, deri në pragmatizëm.

Kur, dy shekuj të shkuar, Hegeli pat ndërtuar sistemin e vet filozofik, e vuri tullën e fundit konceptuale në një ngrehinë me përmasa vigane. Madhështia e ngrehinës në fjalë ishte kënga e mjellmës e filozofisë soditëse dhe deridiku abstrakte. Më vonë, filozofia filloi të kridhej më fort e me përparësi në botën objektive, në natyrë dhe në shoqëri.

Duke e lexuar me vëmendjen që meriton, të krijohet përshtypja se libri i profesor Akil Kocit Vibracione të shpirtit shqiptar (vëllimi I) i bashkëlidh të dyja prirjet e mësipërme, duke pasqyruar ecurinë e mendimit filozofik modern e bashkëkohor, nga pozitivizmi, deri në pragmatizëm. Vlen të vemë në dukje se edhe idealizmi i sotëm është i përshkuar nga nostalgjia për konkreten, nga joshja për të përqafuar realen.

Si rrjedhojë e hulumtimeve të ndërmarra, vitet e fundit në trevat shqiptare kanë dalë, për fusha të ndryshme, shumë monografi, studime, ese, tekste dhe traktate, që sjellin ndihmesë të ndjeshme në rrahjen e problemeve të ontologjisë, epistemologjisë, etikës, estetikës etj. Falë një pune këmbëngulëse në rivlerësimin kritik të trashëgimisë kulturore shqiptare, kemi sot një paraqitje e shtjellim më të saktë dhe më të nuancuar të traditave përparimtare dhe përgjithësisht të së kaluarës sonë.

Duke përjetuar një klimë të përshtatshme për zhvillimin e mendimit krijues, të patrysnuar e të patkurrur nga ideologjira, paragjykime e tabù, por të udhuar vetëm nga shtysa e dijeve, e zbulimit të së vërtetës, personalitete shqiptare të sferave të ndryshme të veprimtarisë, duke pasqyruar vlerat tona kombëtare, në një farë mënyre janë përfshirë në një "dialog konkurrencial" me arritjet e vendeve të tjera. Nga ana tjetër, shpërthimi informacional në ditët tona jep lëndë të parë të bollshme për një meditim e përsiatje më të thelluar rreth marrëdhënieve ndërnjerëzore në kontekstin e lëvrimit të arteve etj.

Kur zura në gojë pak më lart përparimet që janë shënuar tek ne, nuk desha të them kurrsesi se gjithçka shkon si në vaj. Një shqyrtim i kujdesshëm kritik në këtë aspekt do të ishte në gjendje të nxirrte në pah disnivele të shumta vlerash në prodhimtarinë botuese për artin në përgjithësi e për muzikën në veçanti. Bie fjala, ende nuk është mënjanuar plotësisht karakteri spekulues i disa punimeve, ndërkohë që prirjet tekniciste dhe deskriptiviste nuk përfaqësojnë përveçse mangësi thelbësore.

Në sferën e kërkimeve në muzikë ka jo pak raste kur hulumtimi bëhet në mënyrë të sipërfaqshme, pa frymëzim e pa guxim krijues. Gjithashtu kanë mbetur zona të gjera të pa cekura, madje të virgjëra. Mendoj se e vetmja mundësi për të thënë diçka të re, lidhet ngushtë me aftësinë për të hyrë sa më thellë në rrugën e kuptimit të dukurive të botës e posaçërisht të universit artistik, në të cilin jetojmë si qenie që konsumojnë jo vetëm ushqim për stomakun, por edhe ushqim për zemrën e shpirtin.

Pikërisht falë aftësisë për të depërtuar në ujërat e kthjellëta e të pafundme të detit - muzikë, profesori Akil Koci ia ka dalë mbanë të na kumtojë mesazhe të freskëta e plot brumë për krijimtarinë e kolegëve të vet.

Njohja me themel e muzikologjisë

Përveç vlerave të larta profesionale, që burojnë nga njohja me themel e muzikologjisë, pra edhe e tematikës që trajton, bie në sy një virtyt, i cili, sa më shumë kohë kalon, aq më pak i pranishëm është në jetën tonë të përditshme e sidomos në mjediset artistike. Fjala është për dashamirësinë. Në ditët tona, vendin e saj, fatkeqësisht, e ka uzurpuar me brutalitet smira. E, pra, këtë të fundit kompozitori i shquar, eseisti dhe publicisti Akil Koci, jo vetëm që nuk e njeh, por toleranca dhe shpirtgjerësia që tregon, jo vetëm me gojë, - në biseda e tubime gjithfarësh, ku mblidhen dashamirësit e këngës e të valles, - por edhe me shkrim, na bën ta marrim si shembull në punë e në jetë. Në një frymë të ngrohtë kolegjialiteti dhe nderimi për punën e të tjerëve, - përfshi këtu edhe ata që e kanë sulmuar ose janë përpjekur ta denigrojnë, - Akil Koci grish cilindo krijues të përqafojë nocionin e respektit të ndërsjellë dhe debatet të shndërrohen në kripën, pra në shijen, që lezeton mirëkuptimin e gjetjen e rrugëzgjidhjeve të përshtatshme për të ecur më përpara, edhepse debatet ngandonjëherë mund të zgjatin pafund, mund të jenë të ndezura, plot kundërthënie dhe acarime. Kryesorja është që përplasjet e opinioneve të mos nxiten nga keqdashja dhe smira, se këto kanë prishur e do të vazhdonin ta prishnin më tej jo vetëm harmoninë në gjirin e krijuesve, por